Lidhu me ne

Kryesore

Vajza e Gramoz Ruçit pendohet për Veliajn: E votova, por tani duhet t’i mbaj erë…

Ridvana Ruçi, vajza e Kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, një prej figurave qendrore të PS-së në 28 vjet, ka shpërthyer në një lumë akuzash ndaj Bashkisë së Tiranës që drejtohet nga Erjon Veliaj, por jo vetëm. Ajo ka shkruar në rrjetet sociale mbi një leje që i është dhënë një subjekti privat para pallatit ku ajo ka një apartament.

“Më iku truri, por kë të shaja, i thashë vetes ke pjesën tënde në këtë abuzim: në fund të fundit ti ke votuar për këtë administratë dhe rri mbaji erë tani”, – shkruan ajo.

Reagimi i plotë i Ridvana Ruçit në Facebook:

Shemti me te madhe se kaq nuk mund te bente administrata e pushtetit vendor: leje ndertimi dhene subjektit privat restorant para sheshit te pallatit (mgjse na eshte shitur si pjese funksionale ne banoreve te saj).

Leja e ndertimi referon shesh publik aksesin para hyrjes se objektit, gjasme per ndertim tende me siperf 120m2, por e sigurisht subjekti ka rrethuar 420m2 (nje teknalitet i vogel ky kush pyet per kaq pak!).

Subjekti ngre skelat gjigande direkt 5 dite pas dhenies se lejes, firma e ndertimit qe na e ka fut sa krahu i ka dhene deklarate pelqimi, mgjse gjithe pallati eshte shitur 100% dhe konsenti duhet te ishte nga ne banoret e saj dhe jo nga ndertuesi qe i ka shitur dyqanin, por pune e madhe.

Gjoben per administrimin e ambjenteve te perbashketa e paguajme se konsiderohet se pallati eshte marre ne dorezim nga banoret, por ne kontekst te mos rregjistrimit te pallatit ndertuesi vijon ta quaje veten pronar per te ligjeruar abuzimin vandal te te gjitha paleve.

Me iku truri por ke te shaja, i thashe vetes ke pjesen tende ne kete abuzim: ne fund te fundit ti ke votuar per kete administrate dhe rri mbaji ere tani.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook