Lidhu me ne

Kryesore

Universitetet që zgjedhin të rinjtë shqiptarë, të gjithë duan të bëhen ekonomistë, juristë e avokatë

Numri i studentëve është rritur gjatë viti akademik 2018/2019, ku janë regjistruar 139,043 studentë, rreth 5% më shumë se një vit më parë. Numri i studentëve të regjistruar është rritur për herë të parë, pas tre vitesh ku njohu tkurrje me gati 20% të numrit të tyre. Sipas të dhënave të INSTAT numri i studentë të regjistruar u zvogëlua nga mbi 160 mijë që ishte në vitin akademik 2014/2015, në 131 mijë në vitin 2017/2018.

Megjithatë për studentët shqiptarë degët e preferuara të studimit vijojnë të mbeten ato që lidhen me administrimin, biznesin dhe ligjet. Në vitin akademik 2018/2019 janë regjistruar rreth 3200 studentë më shumë në këto fusha studimi, duke shënuar një total prej 33,447 studentë. Sipas përllogaritjeve çereku i studentëve zgjedhin të thellojnë dijet e tyre për këto fusha studimi. Fusha e dytë me më shumë studentë të regjistruar sipas INSTAT është “Shëndet dhe Mirëqenie”, me 20,727 studentë të regjistruar, me 890 studentë më shumë se një vit më parë. Më pas renditet fusha e “Inxhinierisë, Prodhimit dhe Ndërtimit”, si e treta me numrin më të lartë të studentëve, ku gjatë viti akademik 2018/2019 kishte të regjistruar 20,019 studentë, rreth 1289 më shumë se një vit më parë.

Më pas renditen “Arte dhe Shkenca humane” dhe “Shkenca sociale, gazetari dhe informacion”, me mbi 14 mijë të regjistruar, Shkencat e Arsimit dhe Teknologji e Informacionit dhe komunikimit, me mbi 10 mijë të regjistruar. Në Shkenca natyrore, matematikë dhe statistikë ishin regjistruar për këtë vit akademik 7,060 studentë, në Bujqësi, pyje, peshkim dhe veterinari, rreth 5000, ndërsa në Shërbime 4,279 studentë.

Bie interesi për Shkencat e Arsimit dhe artet, rritet interesi për “Shërbime” dhe TIK

Viti akademik 2018-2019 ka shënuar ulje të numrit të studentëve që ndjekin Shkencat e Arsimit, ku gjatë këtij viti janë regjistruar 627 studentë më pak. Prej viti akademik 2014/2015, numri i tyre është pakësuar me 26%.

Nga ana tjetër është rritur interesi i studentëve për të thelluar dijet në fusha si “Shërbimet”. Zgjerimi i industrisë së Turizmit kërkon edhe rritjen e numrit të burimeve njerëzore të kualifikuara. Kështu në raport me një vit më parë numri i tyre u rrit me 39%. Po kështu rritje ka pasur edhe në numrin e studentëve që kanë zgjedhur të studiojnë për teknologjinë e informacionit dhe komunikimit, të cilët kanë shënuar rritje me 22%.

Rritje ka pasur edhe për degët e studimit si Shkenca sociale, gazetari dhe informacion, me 15% më shumë të regjistruar, dhe Shkenca natyrore, matematikë dhe statistikë, me rreth 12% më shumë studentë.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix5 orë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix5 orë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix5 orë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix5 orë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix6 orë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix6 orë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix6 orë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix6 orë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix6 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar6 orë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook