Lidhu me ne

Kryesore

Qeveria në borxh me bebet për shpërblimin e lindjes

Deri në qershor të këtij viti qeveria kishte ende rreth 293 milionë lekë apo rreth 2.3 milionë euro detyrime të pashlyera në zërin e shpërblimeve të lindjes. Ky zë përfshin 5000 lekëshin që duhet të kishin përfituar bebet e lindura në të gjithë vendin sipas skemës së vjetër dhe që ende nuk ju është dhënë familjarëve pavarësisht se fëmijët janë regjistruar. Të dhënat zyrtare tregojnë se Ministria e Brendshme ka raportuar një borxh total të sajin prej 713 milionë lekë nga të cilat më pak se 1/3 është pikërisht pjesa e shpërblimeve të lindjes të pashpërndara.

Ky shpërblim u jepet prindërve në momentin që regjistrojnë të sapolindurit në zyrën e gjendjes civile. “Stoku i detyrimeve deri në Qershor 2019 është në vlerën 713.5 milion lekë. Detyrimet e reja të krijuara në periudhën Prill-Qershor 2019 janë në vlerën 90.8 milion lekë, ndërkohë që stoku i mbartur është 622.7 milion lekë. Pjesën më të madhe të detyrimeve MB e ka për: Detyrime të “Gjendjes civile” për shpërblimin e munguar të lindjeve në masën prej 293 milion lekë; Detyrime për vendime gjyqësore rezultojnë rreth 304 milion lekë, të mbartura për ish-punonjës të larguar kryesisht IKMT; Detyrime për shpenzime udhëtimi, mbikohë pune, uniforma dhe shpenzime parkimi “thuhet në raportimin e Ministrisë së Brendshme.

Skema e shpërblimit të lindjes për fëmijët prej vitesh njeh zvarritje të vazhdueshme ku për vite të tëra familjet nuk arrijnë të marrin vlerën prej 5000 lekësh që ua caktonte ligji edhe pse kanë përmbushur detyrimet me pjesën e procedurave. Teksa marrja e kësaj shifre është një epope më vete, qeveria një vit më parë miratoi një tjetër skemë lidhur me “bonusin e bebes”. Kjo skemë parashikon ndihmë të menjëhershme financiare (bonusi) për nënat me foshnja të porsalindura. Sipas VKM-së përkatëse, shpërblimi për lindje fëmije është 40.000 lekë për lindjen e fëmijës së parë; 80.000 lekë për lindjen e fëmijës së dytë dhe 120.000 lekë për lindjen e fëmijës së tretë dhe fëmijëve të tjerë në vijim. Ndërkohë, për nënat që lindin binjakë, masa e përfitimit është 80.000 lekë për secilin fëmijë. Kurse, për nënat që lindin trinjakë dhe më shumë, masa e përfitimit është 120.000 lekë për secilin fëmijë./Monitor

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix5 orë më herët

7 Ide recetash me ushqime që ndihmojnë në rënien nga pesha

Këto receta të thjeshta janë opsione të shëndetshme dhe të shijshme për të shuar urinë ndërmjet vakteve. Përbërësit anti-inflamator në...

Mix5 orë më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix5 orë më herët

Sa operacione cezariane mund të përballojë një grua për lindjen e fëmijëve?

Disa gra lindin në mënyrë natyrale, kurse disa gra tjera lindin me prerje Cezariane. Secila foshnje vjen në këtë botë...

Mix5 orë më herët

Studimi: Ngjitja e shkallëve do t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë

Përfitimet e ecjes për shëndetin tonë psikologjik dhe fizik janë të shumta dhe të gjithë e dimë se sa mirë është për...

Mix5 orë më herët

11 këshilla të të folurit në publik nga folësit më të mirë të TED Talks

Nuk ka asnjë dyshim: TED Talks kanë ngritur shumë lart atë që konsiderohet një prezantim i paharrueshëm dhe impresionues në...

Mix5 orë më herët

OpenAI debuton modelin “omni” GPT-4o që fuqizon ChatGPT

OpenAI ka njoftuar një model të ri gjenerues të AI, të cilin e quajtën GPT-4o – “o” qëndron për “omni”,...

Radar6 orë më herët

Kush po pret fundin e Berishës? “‘Vdiq’ baba të na lirojë krevatin”, Murrizi liston emrat

Ish deputeti Myslym Murrizi, i ftuar në “Breaking”, dha emrat e disa deputetëve të opozitës, të cilët sipas tij po...

Sport6 orë më herët

Granit Xhaka: Historia e një lojtari që refuzoi të dorëzohet

Shkruhet “Granit Xhaka”, lexohet “Talent, Këmbëngulje dhe Frymëzim”. Historia e tij meriton të shkruhet jo në artikuj, por në libra....

Mix6 orë më herët

Van Hunt poston ‘pa dashje’ fotografinë nudo të Halle Berry në nder të Ditës së Nënës

Më 12 maj, në Ditën e Nënës, këngëtari 54-vjeçar postoi ‘pa dashje’ fotografinë nudo të partneres së tij, 57-vjeçare, me...

Mix6 orë më herët

Për ty që do të kesh tatuazhe ‘sekrete’: Ja +10 ide

FOTO: GETTY | EDWARD BERTHELOT Edhe nëse trupi juaj është tashmë i mbuluar me tatuazhe nga koka te këmbët, versionet...

Facebook