Lidhu me ne

Kryesore

Pasi gënjeu për lejet e ndërtimit, Veliaj përbetohet sërish: Nuk do të ketë ndërtime në Kopshtin Botanik

Nga Parku Olimpik i Tiranës, ku nisi turi i dëgjesave në çdo njësi për projektbuxhetin e vitit 2020, Kryebashkiaku Veliaj deklaroi se nuk do të ketë ndërtime, përkundrazi e gjithë zona do të ketë një mbrojtje të veçantë që nuk e ka pasur për gjithë këto vite ku është zaptuar.

“Lajmin e mirë që keni marrë vesh të gjithë banorët në njësinë 5 ka të bëjë me megainvestimin që ne do të fillojmë në Kopshtin Zoologjik dhe në Kopshtin Botanik, të dyja prona me hipotekë, të Bashkisë së Tiranës dhe të dyja zona jashtëzakonisht problematike. Për të gjithë ata që tmerrohen thonë që në kopshtin Botanik do ndërtohen kulla, mjafton të shihni perimetrin e kopshtit Botanik dhe të shihni se si tashmë është zaptuar. Kjo që ndodhi, që Bashkia e Tiranës mori administrimin nga qeveria të Kopshtit Botanik pikërisht vjen me këtë kusht që në mbrojtjen e Bashkisë nuk mund ta zaptojë më njeri. Nëse mendonin që po e ruanin, bëni një xhiro në itinerar dhe do shikoni se si është shqyer në të gjithë anët Kopshti Botanik. Nuk ndërron destinacioni, nuk do ketë asnjë ndërtim por më në fund të njëjtin stil menaxhimi që Bashkia e Tiranës ka për kryevepra si Parku Olimpik do e çojë edhe tek kopshti Zoologjik dhe Botanik”, tha Veliaj.

Por përbetime të tilla nga Erion Veliaj ne kemi parë plot. Të njëjtën gjë ai tha edhe gjatë fushatës së vitit 2015, që nuk do të jepte leje ndërtimi. Por koha provoi se Veliaj i gënjeu qytetarët e Tiranës. Gjatë mandatit të tij të parë numri i lejeve të ndërtimit me firmën e tij ishte me qindra. Po kështu Veliaj ka dhënë leje për plot kulla të tjera që do të ngrihen në Tiranë. Prandaj edhe përbetimi i sotëm për Kopshtin Botanik se nuk do të ketë ndërtimi, duhet marrë me rezerva.

MË TEPËR

Kryesore3 orë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix4 orë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi17 orë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi17 orë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix17 orë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix17 orë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske18 orë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar1 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix1 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Mix1 ditë më herët

Eva Mendes flet për largimin nga aktrimi

Eva Mendes nuk është penduar që ka bërë një pauzë në karrierën e saj të aktrimit për një rol shumë më të...

Facebook