Lidhu me ne

Letersi

Klasikët nuk dalin kurrë nga moda, disa sugjerime për lexuesit

Egla Xhemali – Të lexosh do të thotë të rigjenerosh shpirtin.
Libri nuk ikën kurrë nga moda megjithatë në zgjedhjen e tij duhet të jemi të kujdesshëm. Klasikët nuk do e humbasin kurrë madhështinë dhe efektin që kanë tek lexuesit. Me ardhjen e vjeshtës ata që lexojnë u drejtohen bibliotekave apo librarive për të filluar leximet. Cilat janë librat që duhet të zgjidhni? A ofrojnë shtëpitë botuese shumëllojshmëri zgjedhjesh? Më poshtë ju sjellim disa tituj mjaft të dashur të letërsisë klasike dhe sugjerimet që bëjnë shtëpitë botuese për këto ditë vjeshte.

Të gjitha romanet e Jane Austin
Pak rëndësi ka opinioni juaj për veprën e Austen, romanet e saj janë një kanun për një sërë arsyesh. Ata sigurojnë një vështrim fantastik në hapësirat e grave dhe traditat gjuhësore në regjencën angleze. Janë histori të bukura, introspektive dashurie. Pasi të keni lexuar veprën e plotë të saj do të njiheni me tema dhe subjekte që i gjen kudo në filmat dhe fiksionin modern të romancës.

“Mobi Dik” nga Herman Melville
Një tjetër libër me shumë vëllim, Mobi Dik, është një epos apo një “balenë rrëfenje”. Mund të njohësh elementet bazë të historisë “Më quaj Ishmael”. Hakmarrja e kapiten Ahab-it kundër balenës së bardhë, është vetëm një pjesë e prozës romantike të Melvelle-it. “Mobi Dik” është një libër që referohet vazhdimisht për t’u lexuar nga studiuesit.

“Një mijë diej vezullues” nga Khaled Hosseini
Një vijim i romanit debutues të Hossein-it, ndodh në Afganistan dhe përballet fort me ndikimin e ndryshimit të regjimit te njerëzit e një vendi. Ndryshe nga paraprijësi, ky roman vë në qendër gratë afgane, që duhet të mblidhen bashkë për t’i mbijetuar ashpërsisë së varfërisë, dhunës në familje dhe copëzimit të territorit.

“Vilet e zemërimit” nga John Steinbeck
I debatueshëm edhe sot, siç ishte kur u botua për herë të parë, është një vështrim origjinal i jetës. Një histori e luftës së klasave, dhunës së policisë, diskriminimit e dëshpërimit dhe protagonisti Tom Joad është një hero i popullit. Ky libër mbetet i rëndësishëm, edhe pas 80 vjetësh pasi është shkruar.

“100 vjet vetmi” nga Gabriel García Márquez
Në zemër të tij ky libër është historia kulturore e Kolumbisë, siç është e rrëfyer përmes përvojave të shtatë brezave të familjes Buendia. I shtresuar me simbolikë të pasur, metaforë dhe prozë, romani i Markezit është një lexim i rëndë, por i gëzueshëm dhe romantik.

“1984” nga George Orwell
Duke folur për gjuetinë, ky është një libër që mund t’ju kthejë në një fetus paranoje. Me të gjithë librat në këtë listë, “1984” është ndoshta më i lehti për t’u lexuar dhe ka referencat më të gjera. A keni dëgjuar ndonjëherë për Vëllain e Madh, Policia e Mendimit, Krimmendimi? Të gjitha i gjeni në këtë roman, lexojeni dhe thjesht përpiquni të ruani qetësinë.

“Frankenshtajni” nga Mary Wollstonecraft Shelley
Të pasionuarit e librave janë të shpejtë në korrigjimin e kujtdo që e përdor “Frankenshtajnin” për t’iu referuar përbindëshit. Shumica dinë historinë e një shkencëtari që qep kufoma dhe përpiqet të luajë rolin e Zotit, por vetëm ata që lexojnë dhe e mbajnë mend romanin kuptojnë se bëhet fjalë për kushtet njerëzore. Çfarë e përbën jetën, vdekjen, të drejtën dhe të gabuarën? Kush është i denjë për dashuri? “Frankenshtajni” u jep lexuesve një mjet për të eksploruar këto dhe më shumë pyetje.

“E dashur” nga Toni Morrison
Ky libër është fitues i çmimit “Pulitzer” dhe popullariteti nuk ka rënë qysh prej botimit më 1987-n. Është historia tragjike e një ish- skllaveje të përndjekur nga një fantazmë e vajzës së vogël që kishte vrarë vite më parë. “E dashur” është më shumë sesa një shpirt, por duhet të lexoni librin për të zbuluar tamam kush apo çfarë është ajo.

“Klubi fat e gëzim” nga Amy Tan
Ky libër ka qenë njëherazi sukses letrar dhe i përgjithshëm qysh prej botimit më 1989-n. Romani ndjek një grup emigrantësh kinezë dhe fëmijët e tyre të lindur në Amerikë, ndërsa lundrojnë në marrëdhëniet ndërpersonale dhe konflikti i asimilimit dhe identiteti.

“Nëse një natë dimri një udhëtar” nga Italo Calvino
Në këtë libër lexon rreth përvojës së leximit dhe gjysma e tij rrëfehet në vetën e dytë. Ju, si protagonist i librit, nisni të lexoni vetëm për të zbuluar një rrjet të gjerë komploti dhe intrigash. Nëse e gjeni veten duke pyetur ç’po ndodh këtu, nuk jeni vetëm. Afro 45 vjet pasi u botua ky libër, ai mbetet eksperimental. Nëse nuk e kuptoni krejt romanin, keni plot për të folur me miqtë, të cilët me gjasë as ata nuk e kanë kuptuar.

“Thertorja-Pesë” nga Kurt
Vonnegut
Një tjetër libër që do t’ju bëjë të pyesni se ç’ndodh brenda kësaj thertoreje, rrëfimi gjysmë autobiografik i Kurt Vonnegut-it e një veterani lufte me emrin Billy Pilgrim. Pilgrim, i cili rrëfen historinë, pretendon se është rrëmbyer nga alienët dhe me aftësinë e tyre ndjek momente në rrjedhën e tij kohore, madje edhe i përjeton ato në të njëjtën kohë. Si lexues keni një zgjidhje: ta pranoni rrëfimin e Pilgrimit si një fakt ose të kërkoni për dëshmi se ç’po ndodh vërtet.

“Dhëmbët e bardhë” nga Zadie Smith
Rrëfen historinë e jetës së emigrantëve në Mbretërinë e Bashkuar. Romani përballet me tema të asimilimit dhe diversiteti etnik, ndërsa individët nga Bangladeshi dhe Xhamajka dhe fëmijët e tyre lundrojnë në një shoqëri të bardhësh. Religjione, zakone dhe identitet të humbur, ndërsa zbulohen të reja.

“Rrëfenja e dy qyteteve” nga Charles Dickens
Të depërtoni përmes stilit të Dickens-it mund të jetë një betejë nëse nuk e shijoni vërtet, por mishi që dëshironi të hani është në subjekt. Një rrëfenjë e flaktë e ndërlikimeve politike dhe revolucionit, nuk do të pendoheni kur ta lexoni.

“Getsbi i Madh” nga F. Scott Fitzgerald
Në vitet e fundit ky klasik ka parë një ringjallje. Më 2013-n u ekranizua në një film, ku luan Leonardo DiCaprio. Nëse ju ka ardhur në majë të hundës se për çfarë flet ky libër që nuk e keni lexuar, tani është koha. Është një lexim i shkurtër, i hidhur e i ëmbël që mbërthen jetën aristokrate të viteve ’20.

“Persepolis i plotë” nga
Marjane Satrapi
Nëse ka një roman grafik për të cilin flasin të gjithë, ai është “Persepolis”. Vepra e plotë me romanin dyvëllimesh me skica në një libër të vetëm. Është historia e fëmijërisë dhe adoleshencës së autores gjatë dhe pas Revolucionit Islamik në Iran. Ky libër ekspozon jetën e përditshme të qytetarëve iranianë dhe periudhën e trazuar; përballet me përvojat e Satrapit si një refugjat në Francë gjatë adoleshencës. Në një botë të romaneve autobiografike me skica, ky është ndoshta më fantastiku.

“Metamorfoza” nga Franz Kafka
Nëse e keni lexuar në shkollë të mesme, ajo që mbani mend me siguri është “ai libri ku ai burri kthehet në buburrec”. Por ka aq të mira letrare për t’u kënaqur aty. Nëse e lexoni sot “Metamorfozën” do t’ju japë një tjetër kuptim të termit “kafkesk”. Nëse synimi është të bëheni i lexuar, atëherë romani më i famshëm i Kafkës është një material i mirë për diskutimet letrare.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook