Lidhu me ne

Kryesore

Korporata e investimeve ose marshim në fashizëm!

Gentian Kaprata – Urbanism & Democracy

Java që sapo u mbyll ishte e një rëndësie të veçantë për ekonominë shqiptare, jo sepse solli ndonjë ndryshim në ekonomitë familjare apo atë kombëtare, porse prezantoi dy pako dhuratash që do ta ndikojnë jashtëzakonisht shumë ekonominë shqiptare në të ardhmen e afërt. Pako e parë është raporti i Bankës Botërore “Doing Business 2020”, i cili na thotë se Shqipëria renditet e 88-ta në botë, një nga fundit në Europë dhe ka një rënie prej 19 vendesh nga viti i kaluar, për klimën e të bërit biznes. Kurse pakoja e dytë është ligji për krijimin e Korporatës së Investimeve Shqiptare dhe disa ndryshime potenciale në ligjin ‘Për Shpronësimet Publike’, të cilat sipas atyre që i propozuan do të përmirësojnë ndjeshëm situatën ekonomike të vendit, ndër të tjera edhe duke lehtësuar klimën e të bërit biznes në Shqipëri për investitorët e huaj apo vendas.

Kam ndjekur këto ditë analiza apo opinione shumë profesionale, për secilën prej dy  pako dhuratash, por asnjë prej tyre nuk i trajtonte së bashku këto dy pako. Në të kundërt, unë mendoj se vlera reale, ajo nga e cila mund të kuptojmë diçka – nëse kemi qëllim ndryshimin dhe përmirësimin e gjendjes- është vëzhgimi i kombinacionit të këtyre dy “ngjarjeve ekonomike”!

Është e qartë që vlerësimi i raportit të Bankës Botërore na thotë se, për shkak të qeverisë dhe politikave apo projekteve të saj, mjedisi që prodhon ekonomi reale –më shumë vende pune, çmime më të ulëta, më shumë produkte apo shërbime, buxhet më të madh publik- është gjendur në vështirësi këtë vit dhe do ndihet akoma më shumë vitin tjetër e në vijim për ta kryer këtë kontribut në ekonominë e vendit. Dhe ky është fakti i matur shkencërisht nga institucioni më i rëndësishëm ekonomik në botë, veçanërisht në lidhje me këtë temë; kurse dëshira poetike e shprehur me ligjin e Korporatës, na thotë se qeveria ka aq shumë dëshirë të ndihmojë sipërmarrjen private, saqë ka miratuar një ligj që shkel të gjithë ligjet e tjera në këtë fushë.

Thjeshtuar deri në naivitet, mund të themi: qeveria shqiptare ka marrë mbi vete “të drejtën” të shkeli çdo ligj të hartuar në këto vite tranzicioni, “për të ndihmuar” ekonominë dhe sipërmarrjen private; dhe në të njëjtën kohë ka hequr dorë nga detyrat e saj Kushtetuese për të përmirësuar vetveten në mënyrë që të mos e pengoj sipërmarrjen private të përmirësoj ekonomikisht jetën e qytetarit të Republikës! Këtu vijmë te thelbi i këtij shkrimi modest; ‘pse qeveria nuk ndjek rrugën tradicionale, rrugën që e ka drejtuar shumicën e vendeve të botës perëndimore drejt mirëqenies, por një rrugë të pashkelur më parë nga asnjë vend që synon demokracinë liberale?’!

Kuptim e kësaj qasje politike duhet ta kërkojmë, dhe atje do ta gjejmë, te Ligji i së enjtes së kaluar. Qeveria e Rilindjes, nëpërmjet tij, ka marrë ‘nën kontroll trojet dhe asetet publike, t’i përdorë si mjet “për të nxitur investime private”; veprojë si kompani private me asetet publike nën kontrollin e saj; të hyjë në marrëveshje me palë të treta, për çdo investim që ajo konsideron të vlefshëm; të përdorë asetet e saj si kolateral për të marrë hua të mëtejshme nga institucione financiare’. Sipas këtij ligji, Korporatës, që do jetë një shtojcë e qeverisë, do t’i jepet pavarësi e plotë për të menaxhuar asetet publike të Republikës, jashtë kuadrit ligjor aktual, përfshirë ligjin për prokurimet publike. Në fakt, Rilindja nuk e lë me kaq, ajo po përgatit ndryshime edhe për ligjin “Për shpronësimet publike”, duke ngritur një komision të përhershëm me burokratë dhe duke e kthyer atë në një shtojcë të një pjese të saj, sikurse është Ministria e Infrastrukturës.

Thënë këto, duket se i thamë të gjitha, Rilindja as më fjalë dhe as me vepra nuk beson te Demokracia Liberale, të cilën ajo e neverit sepse për të ‘është shumë individualiste, e fokusuar te liritë dhe të drejtat e individit dhe në këtë kuptim shumë egoiste’. Kjo është arsyeja pse Rilindja nuk ndjek reformat decentralizuese, liberalizuese e derregulluese, në mënyrë që shteti të pengoj gjithmonë e më pak sipërmarrjen private në aktivitetin e saj konkurrues në treg. Rilindja beson te Demokracia Tjetër, te ajo ku individët  (përfshirë gjithçka që zotërojnë) i nënshtrohen shtetit. Rilindja beson te ajo që shoku Musolini, në librin e tij ‘Doktrina e Fashizmit’ do ta përkufizonte ‘gjithçka i përket Shtetit dhe asgjë humane nuk ekziston apo ka vlerë jashtë Shtetit’. Rilindja beson në atë, që fjalori më i rëndësishëm online, Merriam-Webster e përkufizon: ‘një filozofi politike, një lëvizje, një regjim që lartëson kombin (kolektiven) mbi individin dhe që mbështet një qeveri të centralizuar e autokratike të drejtuar nga një diktator, mbështetur në rregullime të forta ekonomike e shoqërore dhe shtypja me forcë e opozitarizmit’; dhe që e quan Fashizëm!

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Dua Lipa transformohet në bjonde

S’ka më flokë të kuqe. Dua Lipa e ka lënë pas trendin e kohëve të fundit për t’u bërë bjonde....

Radar1 ditë më herët

Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët...

Radar1 ditë më herët

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mes flamujve kuq e zi që valëviteshin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama nisi...

Aktualitet1 ditë më herët

Fjalimi i plotë kryeministrit Edi Rama në Athinë

Motra dhe vëllezër! Faleminderit! Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike! Faleminderit nga...

Mix1 ditë më herët

Zvicra fiton Eurovision 2024, Nemo triumfon në Malmo

Zvicra ka fituar festivalin europian të këngës, Eurovision 2024, i cili u mbajt në Malmo të Suedisë.  Kënëgari Nemo, me...

Kryesore1 ditë më herët

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s’kam shitur interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë...

Kryesore2 ditë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix2 ditë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix2 ditë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix2 ditë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Facebook