Lidhu me ne

Kryesore

Qeveria takson shtresën e mesme, rrit tatimin mbi pagat

Qeveria ndryshon fashën dhe normën e tatimit mbi të ardhurat do të rritet në 15 për qind nga 13 që është aktualisht. Preken punonjësit me rrogë mujore nga 30 mijë deri në 150 mijë lekë. Nëse një punonjës me pagë 50 mijë lekë sot tatohet 65 mijë lekë, në vitin 2020, nga paga e tij do të mbahen 75 mijë lekë

Në buxhetin e vitit 2020, përveçse nuk do të ketë rritje pagash, qeveria pritet të ndryshojë fashën e tatimit mbi të ardhurat, duke e rritur ata për pjesën dërrmuese të individëve që janë në marrëdhënie pune. Kështu, në relacionin që shoqëron projektbuxhetin,  pritet që norma e tatimit mbi të ardhurat të rritet në 15 për qind nga 13 që është aktualisht.  Nga kjo politikë e qeverisë, e cila që në krye të herës ka aplikuar taksën progresive, do të goditen të gjithë ata të punësuar, të cilët kanë pagë neto nga 30 mijë lekë deri në 150 000 mijë lekë në muaj. Aktualisht, për fashën e pagave nga 30 000 lekë deri në  130 mijë lekë, paguhet tatim 13 për qind. E thënë ndryshe, nëse një punonjës me pagë 50 mijë lekë sot tatohet 65 mijë lekë, në vitin 2020, nga paga e tij do të mbahen 75 mijë lekë.

Buxheti

Institucionet e zbatimit të ligjit – Prokuroria, Gjykatat, SHISH – do të marrin rritjen më të madhe në fondet buxhetore të 2020-ës, krahasuar me buxhetin e tyre në vitin në vazhdim. Në të njëjtën kohë, rritje të ndjeshme do të kenë vitin e ardhshëm edhe fondet për universitetet. Në draftin e buxhetit 2020 gjithashtu vihet re një rritje në masën 15% të fondeve për Mbrojtjen, ndërsa ministria e Jashtme do të ketë 14 për qind më shumë fonde për shpenzime. Në analizën e paraqitur në Kuvendin e Shqipërisë lidhur me situatën ekonomike dhe prognozën për vitin e ardhshëm, ministrja Anila Denaj bëri të ditur se rritja ekonomike e vendit parashikohet të jetë mbi nivelin prej 4% gjatё viteve 2020-2022. Ajo parashikohet të jetë në nivelin prej 4.1% në vitin 2020 dhe 4.5% për dy vitet e tjera. Ndërkohë, norma mesatare e papunësisë pritet të bjerë më tej, duke arritur në nivelin 10.6 për qind vitin e ardhshëm. Sipas draftit, fondet për sistemin gjyqësore do të jenë 46 për qind më të larta vitin e ardhshëm, krahasuar me këtë vit. Kjo përbën edhe rritjen më të madhe në buxhet sipas institucioneve shtetërore. Ndërkohë, edhe Prokuroria do të financohet nga shteti me 33 për qind më shumë fonde. Në këtë vazhdë, edhe Shërbimit Informativ Shtetëror do t’i vihen 11 më shumë fonde në dispozicion.

Në të njëjtën kohë, ministria e Mbrojtjes parashikohet të mbështetet me 15 për qind më shumë fonde financiare, për të plotësuar angazhimin e Shqipërisë ndaj NATO-s, që parashikon shpenzimin e 2% të buxhetit vjetor për këtë sektor.  Kurse për burgjet do të rritet buxheti në masën 2%, ndërsa për Policinë shtesa është vetëm 1%.

Një angazhim tjetër i qeverisë është ai në drejtim të arsimit, ku “pjesën e luanit” e marrin universitetet, me një rritje buxhetore në masën 31 për qind. Në përgjithësi, në sistemin e ministrisë së Arsimit rritja është 9%, duke qenë se përfitojnë rritje edhe arsimi parashkollor dhe ai i mesëm i përgjithshëm. Parashikohet një rritje në masën 10% për pagat e edukatoreve gjatë vitit 2020. Në sektorët ekonomikë, Bujqësia parashikohet me rritje fondesh në masën 11 për qind,  ndërsa Infrastruktura në ulje të ndjeshme prej 12 përqindësh, ku edhe për Rrugët do të shpenzohen 7% më pak fonde. Kjo ka të bëjë me politikën e uljes së shpenzimeve buxhetore për rrugët e reja, që ndërtohen me koncesion. Në total, koncesionet që operojnë këtë vit dhe që do të jenë aktive edhe gjatë vitit të ardhshëm parashikohet të sjellin investime në masën 3.7 miliardë euro. Në ulje prej 9 përqindësh do të jenë edhe fondet për ministrinë e Turizmit., si dhe vetë fondet për Kryeministrinë, që projektohen 40 për qind më të ulta.  Një ulje e parashikuar për emergjencat civile, por që duhet të bëhet objekt diskutimesh në Kuvend, është në masën 55 për qind, krahasuar me fondin në Buxhetin fillestar 2019. Qeveria synon që niveli i borxhit publik neto do të ulet me rreth 1.5 pikë përqindje vitin e ardhshëm, në 62.2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Defiçiti buxhetor për vitin 2020 planifikohet të jetë në nivelin 1.6% të PBB. Ky përbën nivelin më të ulët të targetuar në dy dekadat e fundit.

Në analizën e demokratëve, projektbuxheti i vitit 2020 është i pamëshirshëm me qytetarët e ndershëm dhe favorizues për atë kategori që Partia Demokratike i etiketon si oligarkët. “Pa asnjë dyshim, ky buxhet mund të quhet buxheti i varfërimit, pasi asnjë qindarkë nuk parashikohet për rritje rrogash për mjekët, infermierët, arsimtarët dhe punonjësit e administratës publike. Asnjë qindarkë për shpërblimin e pensionistëve dhe familjeve në nevojë. Ulen me 10% fondet për dëmshpërblimin e ish-pronarëve. Ulen fondet për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politikë, duke e çuar në 3 dekada afatin kohor të shlyerjes së plotë të faturës financiare për këtë shtresë të përvuajtur të shoqërisë”, deklaroi Dorian Teliti, drejtor i Kabinetit të PD. Ekonomistët e djathtë konstatojnë rënie edhe në investimet publike. E kundërta mund të thuhet për projektet PPP. “120 milionë euro apo 30 milionë euro më shumë sesa viti aktual, do të shkojnë për të paguar 12 kontrata PPP – të gjithë këta miq dhe klientë të Kryeministrit.

Buxheti

Ndryshimet në paketën fiskale 2020

Bashkë me projektligjin e Buxhetit të Shtetit të vitit 2020, dje në Konferencën e kryetarëve të grupeve parlamentare, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj ka prezantuar edhe një numër ndryshimesh që parashikohet të bëhen në legjislacionin e taksave në fuqi në Republikën e Shqipërisë. Konkretisht, këto ndryshime, që parashikohet t’i kalojnë Kuvendit për diskutim, janë si më poshtë.

Tatimi mbi të ardhurat

– Incentivimin e sektorit të industrisë automotive duke ulur normën e tatim fitimit në 5 %, për personat juridikë që ushtrojnë aktivitet ekonomik në këtë industri

– Promovimin e sportit, me qëllim rritjen e impaktit pozitiv të tij në shoqëri. Për këtë arsye propozohet incentiva fiskale për përjashtimin nga tatimi mbi të ardhurat personale të shpërblimeve qe u jepen sportistëve, apo ekipeve sportive pjesë të federatave sportive të njohura nga legjislacioni përkatës. Gjithashtu, për personat juridikë, të cilët realizojnë fitim vjetor të tatueshëm mbi 100 milion lekë, shumat e sponsorizuara në fushën e sportit, të njohura si shpenzime të zbritshme, për efekt të llogaritjes së tatimit mbi fitimin, janë të zbritshme sa trefishi i shumës së sponsorizuar

– Mbartjen e humbjeve për një periudhë 5-vjecare për tatimpaguesit, që investojnë në projekte biznesi me vlerë mbi 1 miliard lekë

– Harmonizimin e Ligjit nr 8438 nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar me ligjin e ri “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”

Taksat kombëtare

– saktësimin e vlerës së mjetit për efekt të kritereve që duhet të përmbushi një automjet për tu konsideruar automjet luksi, duke e amortizuar vlerën e automjetit me 10% me vlerë të mbetur;

– ndryshime në penalitet me qëllim unifikimin e gjobës për pagesë të vonuar për taksën vjetore të mjeteve të përdorura;

– rritje të komisionit që përfiton DPSHTRR, prej 5 (pesë) përqind për taksën e regjistrimit fillestar dhe taksën e përvitshme për automjetet luksoze”;

– shtimin e kategorisë së personave me aftësi të kufizuar për tu përjashtuar nga taksa vjetore të mjeteve të përdorura

– përjashtimin nga pagimi i taksës vjetore të mjeteve të përdorura, “Automjeteve të hershme me interes historik dhe koleksionimi sipas akteve ligjore e nënligjore në fuqi”.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix1 javë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 javë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 javë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 javë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 javë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 javë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 javë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 javë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 javë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 javë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook