Lidhu me ne

Kryesore

Minishengeni? Kryeministri i Shqipërisë duhet ta kuptojë që është i përkohshëm

Nga Adi Krasta

Marrëdhëniet mes eksponentëve aktualë të politikës së Shqipërisë e të Kosovës nuk e kanë as luksin dhe as kohën të degjenerojnë në zënka banale egosh narciziste. Do na duhet të pranojmë se të gjithë aktorët janë të përkohshëm. Kështu ishte Bolton. Vetë Presidenti Trump është me mandat të përcaktuar. Kështu është i dërguari i posaçëm Grenell, i cili po aplikon sjelljen ambasadoreske prej skifteri të përshkruar saktësisht nga Paul Richter.

I përkohshëm, madje më shumë se të tjerët është kryeministri i Shqipërisë. Ai i Kosovës gjithashtu. Të momentit janë presidentë e negociatorë.

Nuk duhet të na hutojë retorika bombastike dhe as takimet e ashtuquajtura të nivelit të lartë. Në fund vendimet duhet t’i marrë populli i Kosovës.

Serbia duhet të kërkojë falje zyrtarisht për krimet e të paktën 300 vjetëve të fundit ndaj shqiptarëve. Të pranojë pa asnjë kusht mëvetësinë e Kosovës. Pastaj, le të flitet për marrëveshje të përbashkëta apo hyrje në BE.

Minishengeni eshte krijim artificial dhe nuk i bëhet si dhuratë një vendi qe ka shkaktuar genocid. Kosova nuk fiton asgjë nga një Minishengen i përkohshëm dhe i pajustifikuar. Shqipëria, gjithashtu nuk fiton asgjë që nuk e ka. Prioriteti i Shqipërisë është Kosova. Nuk mund të jetë asnjë vend tjetër.

Njerëzit e politikës së marrëveshjeve të shpejta nuk duhet të helmojnë marrëdhënien brenda Familjes Shqiptare. Nuk duhet t’ua lejojmë.

Në Shqipëri duhet të rritet fuqia kritike. Në Kosovë nuk duhet të bien pre’ e gjuhës së gjatë të politikanëve të përkohshëm. Është konfirmuar në shekuj se ata janë të aftë të shkaktojnë me egoizmin e tyre dëme të parregullueshme.

Le të mbajmë sytë tek topi ynë dhe loja jonë!

MË TEPËR

Kryesore14 orë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix14 orë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix14 orë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix14 orë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Mix14 orë më herët

Kafeja – Ju bën mirë apo keq? Çfarë thonë ekspertët!

Inflamacioni është një reagim i imunitetit ndaj një lëndimi fizik, infeksioni ose pranisë së një toksine dhe lënde të huaj...

Mix14 orë më herët

8 filma komedi në Netflix!

Nëse nuk keni bërë asnjë plan për fundjavën dhe keni vendosur të merrni ca kokoshka të mira me pijen tuaj...

Mix14 orë më herët

Dua Lipa zbulon tatuazhin e saj të preferuar, ja 2 arsyet e veçanta

Dua Lipa, e ftuar në podkastin “Sirius Xm”, tregoi ndër të tjera një prej tatuazheve të saj të preferuar, i...

Mix19 orë më herët

5 ushqime super të shëndetshme që duhet të shtoni në dietën tuaj

Foto ilustruese Ushqimi është burimi ynë kryesor i energjisë dhe vitalitetit. Duke shtuar këto 5 ushqime super të shëndetshme në...

Mix20 orë më herët

Justin Bieber dhe Hailey presin një bebe

Justin Bieber do bëhet baba! Me një set fotosh, ku Justin zgjodhi të ishte fotografi i Hailey, çifti dha lajmin...

Mix20 orë më herët

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse hiqni dorë nga kafeja

Edhe pse konsumimi i moderuar i kafesë është një gjë shumë e mirë për shëndetin tonë, ndonjëherë disa njerëz duan...

Facebook