Lidhu me ne

Aktualitet

Berisha flet për gazetarët e Kosovës: Vuçiç po e përdor Edi Ramën me minishengenin!

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka thënë se iniciativa e Minishengenit e filluar nga Rama, Vuçiç dhe Zaev është destabilizuese për Ballkanin. Në një intervistë për RTV Dukagjini në Kosovë, Berisha u shpreh se aleanca trilaterale nuk i shërben paqes në Ballkan, por nxit fantazmat e vjetra dhe rivalitete të panevojshme.

Sipas Berishës, Rama po përdoret nga Aleksandër Vuçiç për të nxjerrë qeverinë e Kosovës dhe autoritetet si të vetmet me të cilat presidenti serbi nuk mund të merret vesh.

“Personalisht e gjykoj destabilizuese aleancën trilaterale të Vuçiçit me dy vasalët e tij, Edi Ramën dhe Zoran Zaev. Do ta thoja këtë edhe sikur Kosova të mos ishte një shtet i dominuar mbi 90% nga shqiptarët, por nga një kombësi tjetër. Kam bindjen e thellë se një rajon që sapo ka dalë nga konfliktet aleancat trilaterale nuk i shërbejnë stabilitet, hapësirës ekonomike, lirive të qytetarëve, por nxisin fantazmat e vjetra dhe rivalitete të panevojshme.

Këtu thellohet bindja ime për shkak të Kosovës, sepse Rama po përdoret nga Vuçiç për ‘makeup’, për të nxjerrë qeverinë e Kosovës dhe autoritetet si të vetmet me të cilat ai nuk mund të merret vesh. Edi Rama me këto qëndrime, është bërë në vlerësimin tim një faktor që jo vetëm nuk kontribuon në stabilitet, por në të kundërtën e saj”, u shpreh Berisha.

Berisha tha se nuk do të ishte kundër Minishengeit, por nëse ajo do të ishte e barabartë për të gjitha shtetet pjesëmarrëse.

“Nëse nuk është Mali i Zi, Bosnja, Kosova, me Minishengenin po krijohet një aleancë politike trilaterale karshi vendeve tjera e më së shumti aleancë kundër Kosovës. Nuk është e vërtetë që po e refuzon pa motiv Kosova. Kosova po e refuzon sepse Vuçiç nuk e pranon Kosovën si të barabartë mes të barabartëve”, tha ai.

I pyetur nëse Rama po e tradhton Kosovën, Berisha argumentoi: “Unë po them këtë, kjo iniciativë, e quajtur ‘Minishengen’ ka ekzistuar përpara përveçse me Serbinë dhe jam dakord të përfshihet Serbia, por nuk jam dakord që të përjashtohet Kosova pse përfshihet Serbia.

Nuk jam dakord që kjo nismë të mos jetë një nismë strikte mes shteteve të barabarta. Nëse ne në një mënyrë apo tjetër pranojmë hegjemoninë e Serbisë ne bëjmë një gabim fatal.

Rama duhet t’i thoshte vucic se kjo nismë mund të ketë jetë vetëm mes shteteve të barabarta. Unë e kam dëgjuar Kurtin, që thotë se duam vetëm barazi”

MË TEPËR

Kioske22 orë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar22 orë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore22 orë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Mix22 orë më herët

Sa e bukur është bërë vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas!

Carys Douglas është rritur tashmë, e është kthyer në një zonjushë mjaft të bukur! Vajza e Catherine Zeta-Jones dhe Michael...

Mix22 orë më herët

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo!

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E...

Radar22 orë më herët

Ligji për profesionet e lira, Lapaj: Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme

Duke komentuar ligjin e ri për profesionet e lira, avokati dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar...

Mix23 orë më herët

Autori i “One Day” David Nicholls shkruan historinë britanike që e ka lënë botën zemërthyer

Autori best-seller David Nicholls mendohet nga fansat e tij si një mjeshtër i komedive romantike. Libri i tij i ri...

Mix23 orë më herët

Ben Stiller flet për vazhdimin e “Zoolander”: Ishte dështim

Ben Stiller reflektoi së fundmi për  filmin “Zoolander 2” me David Duchovny në podkastin e Duchovny, “Fail Better“. “Mendova se...

Mix23 orë më herët

Kanye West: Në verë do të hap një studio porn0grafike

Kanye West po flet për hapjen e një studioje “Yezzy P0rn”, tha përfaqësuesi i tij për Page Six të martën....

Mix2 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Facebook