Lidhu me ne

Kryesore

Me ‘mish e me shpirt’ apo çervish me mish / Nga Edmond Budina


Masat shtrënguese deri në ekstrem krijojnë panik e frikë. Njeriu është qenie sociale e ka nevojë për lirinë e vet, qoftë edhe lirinë për të zgjedhur të rrojë a të vdesë. E gjithë kjo psikozë frike është e qëllimtë, për të mbuluar paaftësinë e qeverisë, e cila gjer më tani ka bërë shumë pak për sistemin shëndetësor në vend dhe është e papërgatitur për të përballuar situata të tilla. Ne e dimë që nuk jemi as Gjermania e as Franca, por dimë edhe që ka nga ata, të cilët janë pasuruar me PPP-ra, ligje të posaçme, abuzime, korrupsion, riciklim.

Nga Edmond Budina

Salep Sulltani ynë dolli nga koteci pe Betoni. Ujdisi mjekrën dhe mustaqkat, hoqi brekushkat, na u mbath e na u vesh allafrënga e na u faneps më në fund në zyrë.

La mënjanë thëniet e librit të shenjtë, Kuranit, sikterosi xhindin Osama dhe na nxorri pe goje kryqin, që të na përngjiste me Jezunë. Këtë radhë na llokoçiti: “Ju më kini besuar, kur kini vënë kryqin bri emrit tim, atë kryq, që unë e kam mbajtur deri tani… unë jam Lideri juaj.”

Ç’këllqe paska pasur, mor amani! Na e tha në inglisht, se në shqip nuku e kuptonim, që Lider është Udhëheqës, në gjermanisht i thonë Fyhrer dhe në latinisht Dux ose Duçe. T’ëçkën e s’ëçkës, ore!

Sado derdimenër të jemi dhe sado shkarje të rëndë ledhi të kesh, nuk mund të na thuash, që je Lideri (Udhëheqësi, Fyhreri, Duçja) ynë. Je thjesht kryeministri i këtij vendi dhe ato kryqkat të vëna bri emrit janë dhuratë edhe pe djemkave problematikë, që i kanë blerë me lekat e ca si drogërave. Jemi në luftë, thotë strategu i madh, po si gjithnjë e drejton betejën i fshehur pe facebook-ut.

Parrulla me sfond rreptësisht të kuq e gërma të bardhka në faqen e tija është “Frikë aspak. Kujdes po”. Si shkarazi ay llafi Frikë ka një tjetër karakter kaligrafie pe të tjerave. Po mirë o, e pastaj? Epo që ay llafi, Frikë, të na hyjë si pykë në rradake e të na kallë datën! Dhe po e kall pe vërteti psikozën e frikës nga vdekja. Vetëm “Unë dhe qeveria ime”… AY-ja dhe qeveria e kokoshkave. Të gjitha urdhërat vijnë pe Atij-a njëri pas tjetrit, nuk të lenë as t’i mendosh e as të marrësh frymë,vetëm pe Atij-a, thua se nuk ekziston askush tjetër. Fyhreri dhe virusi, Duçja dhe vdekja, Udhëheqësi dhe llaftara.

AY shpëtimtari i Kombit. AY, Perëndia e Allahu, Muhameti e Jezui. I rrethuar pe kokoshkave mistresha e ministrushë, xunkthesh, pykash më diell, shqopash, kokëzhëngash, honxho-bonxhosh, kokëdruthësh e kokakomçash, që vetëm i lëtyrisen, pa tjatër që Atij-a i duket vetja i papërsëritshëm edhe m’atë anë të Gjithësisë.

Lëshon urdhëra, që jo vetëm s’njohin ligje e kushtetutë, por nën psikozën e frikës e ankthit, shkojnë deri në absurd. Meqë ra llafi, ata nëpunësit, që shkelin urdhërat i quajti dezertorë, nuk do të qe më mirë, meqënëse jemi pikërisht në luftë, jo t’u mbajmë rrogat e t’i pushojmë nga puna, po t’i varim, ashtu si veprohet me dezertorët në kohë lufte?!!! Me siguri Coronavirusi do të zhduket vetë i lumtur, se ia ka arritur qëllimit. Kështu gjithë të tjerët do të vinin mend e në emër të jetës do t’i bënin Hosanna Shpëtimtarit.

Ay-ja e nxori edhe urdhërin e fundit, meqë disa “të papërgjegjshëm” nuk “marrin vesh”. Lejohet dalja vetëm gjashtë orë në ditë për të mos rrezikuar jetën e tyre dhe të të tjerëve, të mos ecet dyshe…

Doçkat në xhepa t’i mbajmë? Breçkat pe kambriku, apo pe leshi t’i mbathim? Pa tjetër që rregullat e rekomanduara nga specialistët duhen respektuar (distanca, larja e duarve, higjiena e të tjera), por ka edhe mendime specialistësh, rregullat e të cilëve po i zbatojnë vende të zhvilluara, që thonë se ajri i pastër, ecja në natyrë pengon virusin, ndërsa mbyllja për kohë të gjatë brenda banesave, ul imunitetin, i çon njerëzit në depresion. Dalja e të gjithëve në pak orë a nuk do të sjellë më shumë kontakte, më shumë mundësi infektimi? Pse të mos bëhet si në Itali, Gjermani e gjetkë, ku qytetarët vetëçertifikohen e dalin, kur munden?

Masat shtrënguese deri në ekstrem krijojnë panik e frikë. Njeriu është qenie sociale e ka nevojë për lirinë e vet, qoftë edhe lirinë për të zgjedhur të rrojë a të vdesë. E gjithë kjo psikozë frike është e qëllimtë, për të mbuluar paaftësinë e qeverisë, e cila gjer më tani ka bërë shumë pak për sistemin shëndetësor në vend dhe është e papërgatitur për të përballuar situata të tilla. Ne e dimë që nuk jemi as Gjermania e as Franca, por dimë edhe që ka nga ata, të cilët janë pasuruar me PPP-ra, ligje të posaçme, abuzime, korrupsion, riciklim.

Le t’u kërkojë atyre para për të blerë respiratorë, tampona e të zbatojë udhëzimin e OBSH për të verifikuar sa më shumë njerëz e t’i izolojë vatrat. Ato vende, që kanë vepruar në atë mënyrë, ia kanë dalë ta izolojnë epideminë. Këtu tek ne tenderi për blerjen e respiratorëve u hap pas dhjetë ditësh, që u shfaq epidemia dhe karantina filloi, pasi kishin ardhur me qindra njerëz nga vendet e infektuara. Kjo nuk është politikë, është ta shohësh të vërtetën në sy.

Politikë e shëmtuar është të mos dëgjosh të tjerët, veç vetes, të tallesh me opozitën, të mburresh. Njerëzit nuk kanë nevojë të terrorizohen me arrogancë, por të qetësohen e sigurohen.

Në emër të jetës, dhe jo të vdekjes, të dëgjohen së pari opinionet e specialistëve të çfarëdo krahu, ngado që ato vijnë e jo të drejtojmë luftën nga facebook-u, sikundër bën Salep Sulltani. E nëse njerëzit duke respektuar distancat, me maska në fytyrë, do të dilnin të gjithë në rrugë, jashtë orarit të shtetrrethimit të urdhëruar pe Salep Sulltanit dhe të kërkonin çervish me mish ose çervish me qofte, a do të mund t’i gjobiste dot të gjithë?

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Sport3 ditë më herët

Cristiano Ronaldo kërkon punëtorë, rroga minimale 23 mijë euro

“Cristiano Ronaldo po të kërkon”. Ish-futbollisti i Real Madrid, i cili tashmë luan në Arabinë Saudite me Al Nassr, ofron...

Mix3 ditë më herët

“Derisa vdekja t’i ndajë”, shenjat e horoskopit që do plaken bashkë

Kushti i vetëm që këto shenja të qëndrojnë përgjithmonë të dashuruara është që ndjenjat të jenë të ndërsjella. Të pranojnë...

Mix3 ditë më herët

“Kush ra në dashuri i pari, e mban mend? Letra e Alain Delon për Romy Schneider pas vdekjes së saj!

Alain Delon dhe Romy Schneider ishin të dy shumë të famshëm më vete, e u bënë tejet të famshëm edhe...

Mix3 ditë më herët

Si ta kuptoni se po vuani nga hernia diskale dhe çfarë duhet të dini rreth këtij problemi shëndetësor

Hernia diskale është një shkak i zakonshëm i dhimbjes së shpinës. Ajo ndodh kur qendra e butë e një disku...

Mix3 ditë më herët

Sa herë duhen rimbushur shishet plastike të ujit

Shishet plastike kanë një përdorim të gjerë në vendin tonë.  Nga një vëzhgim i lirë, kuptohet qartë se çdo amvisë...

Mix3 ditë më herët

Parandalimi i diabetit – Pesë hapa si të kujdeseni në shtëpi

Një nga sëmundjet më të përhapura të globit është pa dyshim diabeti, e sidomos diabeti i tipit 2. Diabeti është...

Mix3 ditë më herët

Si sdikon duhani dhe alkooli tek shëndeti i kockave

Pohimi që duhani dhe alkooli janë dy kombinime të dëmshme për trupin e njeriut është i njohur tashmë. Megjithatë konsumi...

Mix3 ditë më herët

Pse në pranverë njerëzit shohin më shumë ëndrra (dhe cilat janë më të zakonshmet)?

FOTO: KMPZZZ/ADOBE STOCK Është pranverë! Kohë me diell, lule që çelin dhe ëndrra të çuditshme që shihen çdo natë! Martin...

Mix3 ditë më herët

Njerëzit janë të bindur se Ben Affleck ka bërë ndërhyrje plastike dhe s’po i ndalin komentet

GETTY Dalja e fundit publike e Ben Affleck në emisionin “The Roast of Tom Brady”, ka ngritur dyshime mbi pamjen...

Mix3 ditë më herët

Princi William flet për Kate Middleton pas diagnozës së saj me kancer

Prince William e ka siguruar publikun se Kate Middleton dhe familja e tij “janë mirë”, në mes të shkëputjes së...

Facebook