Lidhu me ne

Radar

2 seriale që fiksuan dikë që s’sheh kurrë seriale turke

2 seriale që fiksuan dikë që s’sheh kurrë seriale

“Përshëndetje! Quhem Iva Të them të drejtën do shkruaj për dy seriale turke që më kanë fiksuar së fundmi, megjithëse nuk kam ndonjë lidhje të fortë me këto prodhime. Ose më mirë të them që përveç “Gymysh” dhe “Dashuri e ndaluar” (me Bihterin) nuk kam parë asnjë serial tjetër turk. Jam më shumë e dhënë pas prodhimeve të Netflix dhe HBO, por në këto kohë karantine çdo gjë mund të ndodh, ndaj një ditë, krejt rastësisht e gjeta veten të fiksuar pas televizorit.

I pari është “Koha kalon”. Jepet në 17:45 në Kanal D-Drama në platformën Tring. Në fillim nisa ta shoh sepse ç’mund të bëj dikush në orën 17:45 pasdite. Ok, më mirë të them që më tërhoqi vëmendjen Memo i “Mrekulli në qelinë numër 7”. S’jam ndonjë fanse e madhe filmit, por aktorin e simpatizoj. Seriali trajton jetën e një kapiteni, i cili kalon kohën më të madhe larg familjes dhe një ditë, bashkëshortja gjen një letër ku thuhet se ai e tradhton. Fabul tipike dramash për dikë që adhuron dramat (në horoskop Gaforre dhe ashendent Peshq). Dua të shtoj se më pëlqejnë filmat/serialet që trajtojnë dilemat shpirtërore dhe prodhimet turke i japin goxha rëndësi kësaj. Ndodh që edhe e teprojnë, por kanë një qasjë ndryshe dhe kjo gjë më pëlqen, në aq skena sa kam parë.

2 seriale që fiksuan dikë që s’sheh kurrë seriale

I dyti është “Dashuri e plagosur”. Nuk e kisha marrë me mend kurrë që do të fiksohesha pas një seriali me Perandorinë Osmane, pasi nëse ndodhte që debatoja me prindërit, lidhej gjithmonë me faktin se pse shihnin “Sulltanin e Madhërishëm” apo “Ertugrul”. Paragjykim nga ana ime do thoni jo? Po, me shumë mundësi. “Dashuri e plagosur” nis fill pas mbarimit të “Koha kalon” në Tring, rreth orës 18:45 dhe prandaj më gjeti para televizorit. Në serial trajtohet historia e një gjenerali të ushtrisë turke i cili shpallet tradhtar si pasojë e një komploti (Gaforret i urrejnë padrejtësitë).

2 seriale që fiksuan dikë që s’sheh kurrë seriale

MË TEPËR

Mix1 javë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 javë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 javë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 javë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 javë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 javë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 javë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 javë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 javë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 javë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook