Lidhu me ne

Kryesore

Dy rekordet tona në pandemi

Preç Zogaj

Njëri është i mirë dhe ka të bëjë  me numrin e  vogël të njerëzve që kanë ndërruar jetë  nga  coronavirusi:  31  nga 872 të  prekur.

Tjetri është i keq dhe lidhet me mbështetjen financiare të  punonjësve dhe  sipërmarrjes  ku Shqipëria  sipas FMN-së renditet e fundit në rajon  me një shumë pagesash e financimesh që është vetëm 0.86 përqind e Prodhimit të Brendshëm Bruto ( PPB). Ndërkohë që Kosova, shtet i ri me një qeveri në krizë,  ka dhënë  shumë më tepër. Serbia dhe Maqedonia e Veriut  gjithashtu. Nuk po flasim për  vendet  e BE-se, për  SHBA dhe  Anglinë ku paketat  financiare për personat dhe sipërmarrjen  llogariten  në miliarda euro  dhe triliarda dollarë që shkojnë nga shtatë deri në  trembëdhjetë përqind  të PPB-së, madje edhe më shumë.

Përpos  shenjave  të kundërta, njeri pozitiv, tjetri negative, dy rekordet tona  kanë edhe një dallim tjetër që meriton të vihet në dukje: autorësinë e pozitivit qeveria e ndan me disa  faktorë të tjerë, siç janë devocioni dhe  përgatitja profesionale  e mjekëve,  pozicioni gjeografik, jetëgjatësisë mesatare,   vaksinimi i mëparshëm i popullsisë, instinkti shekullor i vetëmbrojtjes  i shprehur edhe  si përkujdesje   prekëse e të rriturve për të moshuarit , e tjerë.

Autorësinë  e negativit qeveria s’ka më kë  ta ndajë. E ka të vetin. Taksa ka vënë boll, më shumë se vendet e tjera të rajonit.  Por para të mjaftueshme  në ditën e keqe,  që është dita e qeverisë në çdo vend të botës,  së paku sa Kosova dhe Maqedonia e Veriut, nuk u gjenden  në arkën e shtetit tonë. Ose nuk  janë dhënë.

Kthehemi te rekordi i parë. Nuk është botëror, sigurisht- vendet e Afrikës , shumë vende të  Amerikës Latine, disa vende të Azisë  apo  Zelanda e Re kanë shifra  më të vogla, shumë më të ulta në raport  me numrin e popullsisë. Por duhet  mbajtur parasysh  se virusi atje nuk ka  të krahasuar  me virulencën që ka goditur  Evropën, SHBA, Kinën,  Iranin, Turqinë e ndonjë vend  tjetër të Azisë.

Nuk është as europian e rajonal si rekord.  Do të thotë se nuk është  realisht rekord. Por është një  histori suksesi. Nuk jemi mësuar të jemi  të parët për lajme të mira. Ndaj  na lejohet të vetëquhemi rekordmenë  edhe duke qenë  diku mes grupit të kreut. Pra , rekordmenë në raport me  pozicionin që kemi rëndom në renditjet e tjera.

Nuk është pak. Mjekësia dhe mjeket tanë të angazhuar në vijën e  parë kundër  pandemisë meritojnë dhe kanë fituar tashmë  nderimin me të lartë. Qeveria,  kryeministri Rama, Ministria e Shëndetësisë, Ministrja , zonja Manastirliu, kanë meritat e tyre.

Ndërkaq, nuk është as shumë për tu fryrë borive të propagandës . Nuk u duhet fryrë asnjëherë në fakt kur flitet për  të vdekur. Aq më pak në këtë rast kur  do të kishim të bënim me  një propagandë  të shëmtuar me qarin nga një pikëpamje.   SHBA,  Spanja, Italia,  Anglia  ku kanë vdekur shumë njerëz, nuk kanë   sisteme shëndetësore, teknologji dhe personel me të prapambetur se ne. Është komike ta mendosh. Përkundrazi: janë  me dekada para nesh.  Do të thotë se çështja e numrave të pandemisë lidhet me  faktorë kompleksë,  që nuk kanë të bëjnë  vetëm me masat mbrojtëse  apo me kujdesin shëndetësor. Faktori numër një pa dyshim është të qenët  në zemër të vatrës.  Ne dhe vendet  fqinjë të Ballkanit Perëndimor nuk jemi   në  zonën e vatrave  të nxehta.

Shkojmë te  rekordi i dytë,  te negativi. Problemi i ditës në Europë, tani që secili vend  ka  përcaktuar   nxitësit ekonomikë në  mbështetje të biznesit dhe  shumën që  po jep e do të vijojë të japë për  individët dhe ekonominë, është  shpejtësia e dhënies  së parave, gjetja e rrugëve dhe thjeshtimin  i procedurave që paratë  të mbërrijnë   në një kohë rekord te  punëtori  që nuk po punon apo ka humbur vendin e punës për shkak të pandemisë, te sipërmarrja që   ka nevojë për  një  dorë e fortë për tu rinisur.  Dje, duke lexuar artikuj dhe debate në disa media europiane për këtë  problem,  më pushtoi ndjesia  e vjetër  me të cilën jemi rritur si brez:  ndjesia e  të qenit  planet tjetër,  tokë pa kontinent.

Këtu  problemi i shpejtësisë ( ngadalësisë, domethënë)  ekziston  për  ata që nuk marrin në kohë “ pagën e luftës”. Por nuk ekziston për sipërmarrjen. Sepse nuk  ka para për t’i dhënë sipërmarrjes. Garancia  sovrane e qeverisë për shumën 100 milion euro ka rezultuar në termat e saj e paleverdishme  dhe madje e rrezikshme , ndaj nuk ka ende  aplikime.   Zero  mbështetje financiare për turizmin, zëri mbështetje financiare për bujqësinë dhe industrinë agro-ushqimore, gjë që projektin një situatë akoma më të vështirë për fermerët dhe  prodhuesit  shqiptarë pas pak javësh e muajsh kur do të përballen me konkurrencën e fermerëve   të Maqedonisë së  Veriut, Kosovës dhe vendeve të tjera, që janë mbështetur me fonde te konsiderueshme nga qeveritë e tyre gjatë kësaj periudhe.  Këtu, qeveria jonë  ua ka lënë sipërmarrësve dhe fermerëve  ta zgjidhin vetë. Të thyejnë kokën, domethënë.

Ky  duket se është tani plani i qeverisë “Rama”: t’ia hedhë me pagën e luftës për dy – tre muaj.   Nëqoftese e eksperimenti shqiptar për t’ia  hedhur pandemisë me  një shumë  të përafërt apo edhe më të  vogël se kostoja e Unazës së re te Astiri, atëherë gjithë qeverive të perëndimit  u duhet varur në qafë  “bidoni i budallaj’t”, ndërsa  Tirana do t’i japë botës nobelistin e parë nga territori i  Republikës së Shqipërisë.

Por nuk ka asnjë premisë që  krerët  e qeverive të Evropës dhe ekonomistët   që i këshillojnë të jenë budallenj. Historia është e thjeshtë. Në ditët e ballafaqimit të madh, Shqipëria   doli zbuluar si vendi me ekonominë më të dobët në gjithë kontinentin. Më saktë menaxhimi i financave  dhe ekonomisë tregoi gjithë  të vërtetën   e mbuluar përgjatë kohës me mjegullën e propagandës. Tani e kanë marrë fjalën faktet.  Faktet lakuriqe  në raport me faktet lakuriqe të vendeve fqinje e me gjerë. Ka vetëm një shpëtim: qeveria të rialokojë  për sipërmarrjen , për bujqësinë dhe turizmin me përparësi, fonde e planifikuara  para pandemisë  për koncesione e  tenderë që presin. Nëse ka mundësi, forcë dhe  liri ta bërë këtë. Për të dribluar dështimin , qeveria mund të mbyllë dy sytë dhe tu drejtohet me talentin e  pashterueshëm të zotit Rama  formave të vjetra të propagandës, duke shkuar me mendimin se në  Shqipëri janë ende të shumtë njerëzit  që në inercinë e kohës së diktaturës   besojnë  më shumë atë që u thuhet se atë që shohin e prekin. Por kjo “ zgjidhje ” vështirë se shkrep më. Për arsyen e thjeshtë:  jemi vend i hapur, gjithkush mund ti bëjë llogaritë pa qenë nevojë të shkojë larg : duke u krahasuar me fqinjët. /Gazeta Liberale

MË TEPËR

Mix4 orë më herët

Dua Lipa transformohet në bjonde

S’ka më flokë të kuqe. Dua Lipa e ka lënë pas trendin e kohëve të fundit për t’u bërë bjonde....

Radar4 orë më herët

Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët...

Radar4 orë më herët

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mes flamujve kuq e zi që valëviteshin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama nisi...

Aktualitet4 orë më herët

Fjalimi i plotë kryeministrit Edi Rama në Athinë

Motra dhe vëllezër! Faleminderit! Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike! Faleminderit nga...

Mix5 orë më herët

Zvicra fiton Eurovision 2024, Nemo triumfon në Malmo

Zvicra ka fituar festivalin europian të këngës, Eurovision 2024, i cili u mbajt në Malmo të Suedisë.  Kënëgari Nemo, me...

Kryesore5 orë më herët

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s’kam shitur interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë...

Kryesore20 orë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix20 orë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix20 orë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix20 orë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Facebook