Lidhu me ne

Kryesore

Ina Zhupa publikon SKEMËN: Ja si i pastron Veliaj paratë e mafias italiane ‘Ndragheta’ në Tiranë

Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa shkruan se EcoTirana, është kompania që realizon shërbimin e pastrimit të plehrave në Tiranë dhe 49 % e aksioneve të saj i përkasin kompanisë italiane AGMS Holding.Featured image of article: Ina Zhupa publikon SKEMËN: Ja si i pastron Veliaj paratë e mafias italiane ‘Ndragheta’ në TiranëSkema6 Qershor, 2020 12:55 Përditësuar: 13:05

TIRANË– Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa ka publikuar SKEMËN që sipas saj, kryebashkiaku Erioan Veliaj ka pastruar në Shqiëpri paratë e mafias italiane “Ndragheta”.

Ajo shkruan se EcoTirana, është kompania që realizon shërbimin e pastrimit të plehrave në Tiranë dhe 49 % e aksioneve të saj i përkasin kompanisë italiane AGMS Holding.

Sipas Xhupës, një nga përfaqesuesit kryesorë të kompanisë “AGSM Holding ALBANIA” sh.a , Andrea Miglioranzi, akuzohet se ka përdorur kompaninë komunale të Bashkisë së Veronës “Amia Verona”, e cila gjithashtu merret me pastrimin e plehrave, për qarkullimin e parave të pista të organizatës kriminale të Ndraghetës.

“Po ashtu akuzohet edhe miku personal i Veliajt, kryebashkiaku që Veliaj e shpalli modelin per tu ndjekur nga ai vetë në Tirane, Flavio Tosi, për bashkëpunim me Ndragheta për pastrimin e parave nëpërmjet plehrave. Flavio Tosi dhe Erion Veliaj e kanë shfaqur hapur lidhjen e tyre në firmosjen e marreveshjes, në vizitat reciproke ne Verona dhe Tiranë, në mbështetjen e pakushtëzuar që i jepnin njëri tjetrin,”-shkruan ajo. Më pas ajo i bën thirrje SPAK që nisë menjëherë hetimet për pastrimin e parave.

POSTIMI I PLOTË:

Erion Veliaj, ka kthyer Tiranën në lavatriçe të pastrimit të parave të pista përmes ndërtimit të kullave dhe plehrave. Nga hetimet e prokurorisë italiane, tashmë Veliaj rezulton të ketë bërë ortakëri me anëtarë të grupit mafioz “Ndragheta” për pastrim parash në fushën e plehrave.

EcoTirana është kompania që realizon shërbimin e pastrimit të plehrave në Tiranë me ortakë 51 % të aksioneve Veliajn, kryetar i Bashkisë Tiranë dhe 49 % kompaninë italiane AGMS Holding.

Pikërisht një nga përfaqësuesit kryesorë të kompanisë “AGSM Holding ALBANIA” sh.a , Andrea Miglioranzi, akuzohet se ka përdorur kompaninë komunale të bashkisë së Veronës “Amia Verona” të pastrimit të plehrave, për qarkullimin e parave të pista të organizatës Ndragheta.

Po ashtu akuzohet edhe miku personal i Veliajt, kryebashkiaku që Veliaj e shpalli modelin per t’u ndjekur nga ai vetë në Tirane, Flavio Tosi, për bashkëpunim me Ndragheta për pastrimin e parave nëpërmjet plehrave.

Flavio Tosi dhe Erion Veliaj e kanë shfaqur hapur lidhjen e tyre në firmosjen e marrëveshjes, në vizitat reciproke në Verona dhe Tiranë, në mbështetjen e pakushtëzuar që i jepnin njëri tjetrin.

SPAK duhet të hetojë pa humbur kohë Erion Veliajn, lidhjet e tij me organizatën mafioze “Ndragheta” për pastrimin e parave nëpërmjet biznesit të mbetjeve, lidhjet e tij me bosët e drogës për pastrimin e parave nëpërmjet ndërtimit të kullave në Tiranë.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix3 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix3 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix3 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix3 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook