Lidhu me ne

Temporal

Caro Sgarbi

Bëj kujdes, për shembull, kur të kalosh përmes Mokrës, Qukës, Karkavec, Velçan, Trebinjë, Varri i Grekut. Derisa t’ja therësh përposhtë nëpër një serpentinë marramendëse me Liqerin e Lasgushit në horizont, të arrish në Pogradec. Këtu një urë mesjetare. Pak më tutje ca mokrarë flokbardhë si vikingë. Edhe më tutje një cop byreku me fasule shoqëruar me një dopjo raki bio e ngjyrosur. Kur në Potkozhan, një Charles Aznavour lokal, brenda Teatrit më të madh në botë me male, gremina, ujvara, në platenë kilometrike vetëm ti, në skenën gjiganteske vetëm ai, do këndojë këngë ruse për Stalinin dhe Ushtrinë e kuqe, do të eksplodojë koka, lotët do të ikin rrëke’.

Edison Ypi

Faleminderit që vizitove Shqipërinë, vendin tonë, vendin ku gjithçka që thuhet është rrenë, gjithçka që ndodh është iluzion, gjithçka që shihet është magji, gjithçka që dëgjohet është marramendje, gjithçka që ndjehet është vdekjeprurëse, gjithçka që vlen vidhet, gjithçka që lëviz shkërdhehet.

Ishte frymëndalëse ajo që the në Bylis kur e konstatove dhe e ulurite rrënqethjen që i shkaktuan secilës nga miliarda qelizat e trurit dhe trupit tënd mpleksja e bukurisë së Artit me rrezatimin e mjedisit.

Rezet kozmike, fushat magnetike, elektromagnetike, gravitacionale, të tokës, ndikimi planeteve, i Hënës, i Diellit, i yjeve, roli i dritës, gjeologjia, klima, erërat, ujrat, flora, fauna, këto dhe të tjera e bëjnë Shqipërinë “Vend i Mirë”, Kishë, Xhami, Teqe’, Tempull, Mekë, Jerusalem. Vend ku po të jesh i sëmurë shërohesh. Po të jesh i shëndetshëm nuk sëmuresh. Po të jesh i shqetsuar qetsohesh. Po të jesh i qetë çmendesh. Po të jesh bandit bëhesh deputet. Po të jesh mafioz bëhesh ministër. Po të jesh i pavëmendshëm të vjedhin. Po të jesh i ditur të plagosin. Po të jesh i ndershëm të vrasin.

Prej Bukurisë njerëzit kanë vdekur edhe më parë, por pa e ditur pse ndodhi. Prejkur Stendal vizitoi muzetë e Firences e tëhu, dihet botërisht se Bukuria lodh, sëmur, vdes.

Ruaju pra nga Sindroma e francezit për të mos gjetur belanë kur të vish përsëri dhe të kalosh nëpër disa vende.

Bëj kujdes, për shembull, kur të kalosh përmes Mokrës, Qukës, Karkavec, Velçan, Trebinjë, Varri i Grekut. Derisa t’ja therësh përposhtë nëpër një serpentinë marramendëse me Liqerin e Lasgushit në horizont, të arrish në Pogradec. Këtu një urë mesjetare. Pak më tutje ca mokrarë flokbardhë si vikingë. Edhe më tutje një cop byreku me fasule shoqëruar me një dopjo raki bio e ngjyrosur. Kur në Potkozhan, një Charles Aznavour lokal, brenda Teatrit më të madh në botë me male, gremina, ujvara, në platenë kilometrike vetëm ti, në skenën gjiganteske vetëm ai, do këndojë këngë ruse për Stalinin dhe Ushtrinë e kuqe, do të eksplodojë koka, lotët do të ikin rrëke’.

Te Kanionet e Osumit do të duket sikur je futur në botën e Walt Disney.

Plot me qershi, humnera, rruga Berat Këlcyrë nga kaloi ushtria e Duçes, do të impresionojë aq tepër sa do çjerrësh me thonj fytyrën.

Një orë në Voskopojë, shenjtëria e kishave dhe monastereve do ta çrregullojnë bukur gjumin dhe ëndërrat për dhjetë vjet rrjesht natë për natë.

Në Prespë do rrethohesh nga një pastërti mjedisore nga koha kur motorrat nuk ishin shpikur, që nuk do ta harrosh kurrën e kurrës, edhe pasi të vdesësh.

Kur në Theth do mbushësh mushkëritë me oksigjen bjeshkësh, do ndjehesh 30 vjet më i ri.

Kur në Pukë do takosh Zotin dhe do pini nga një birrë, të lutem foli për disa padrejtësi, disa paradokse. Në stilin tënd. Duke i bërtitur.

Nëpër Myzeqe, duke u hazdisur si i çmendur nëpër kisha dhe manastire do prekësh Qiellin, do çlirohesh nga çdolloj stresi.

Berati do të rrënqethi nga koka te këmbët si kurrkund tjetër, sikur do të zerë korenti.

Kur gjatë këtyre udhëtimeve, do tu thuash të mos i betonojnë fshatrat se është idiotllëk, dhe rrugët e ngushta që të çojnë në vendet e shenjta t’i ndreqin por të mos i asfaltojnë sepse pakësojnë magjinë e vajtjes nëpër ato vende, dëgjo reagimet, dhe shkrihu së qeshuri.

Për ti ekuilibruar deridiku tronditjet që do hasësh dhe për të frenuar lotët me ndonjë zbavitje të këndëshme, shko të shohësh në Tiranë një rrugicë qorre nja 50 metra me emrin e themeluesit të Kryqit të Kuq botëror, Henry Dunant. Pastaj mos përto të shkosh te një rrugë tjetër nja dy kilometra të gjatë dhe nja tridhjetë metra të gjërë po në Tiranë me emrin e një mediokri noterik.

Ose ik në Lushnje ku të vdesësh gazit duke parë shtatoren gjigande të një kooperativisteje që mban në duart përpjetë një tufë të korrur me grurë guri.

Shumë mirë që je mik i Edi Ramës. Herën tjetër tako Sali Berishën. Mahnitu me Doktorin. Bëje mik Salën. Këta do jenë miqtë e tu. Miqtë e tu nuk mund të jenë morracakët e Fejsbukut.

Po të kishin rrëfyer për tmerret e Teatrit ku janë bërë gjyqe dhe janë dhënë dënime me vdekje, do ishe shtruar në spital nga çrregullime hormonale të parimediueshme.

Po të kishin thënë dy fjalë cilët janë dhe ç’të zeza kanë bërë ata të mozaikut mbi muze, do të kishte ndalur zemra ose do të kishte rënë damllaja.

Po të kishin folur për qindra fshatra që kanë xhami por s’kanë shkollë, do ishe çmendur fare.

Prandaj mos ua vër në dukje gafat shoqëruesve. Aq dinë. Aq ndjejnë. Aq men kanë. Janë të burgosur brenda retorikës socrealiste. Thuaj bereqaves që këtë herë nuk e tepruan, dhe lshoi pe balonës.

Duhet të bësh kujdes pra. Se, me gjasa, mund të ndodhi që shkon diku, mahnitesh, bie në dashuri me atë vend, të pëlqen aq tepër sa refuzon të kthehesh, dhe ngec atje. Nuk kthehesh më. Mbetesh këtu. Çka mund të jetë mirë për ty, por është keq për ne.

Ta dimë për nder që si amerikanët Gregory Peck dhe Audrey Hepburn në filmin “Vacanze Romane” i bënë të njohur botës Vespa-n, gjatë kësaj vizite i bëre të njohur botës Bylisin.

Eja përsëri në vendin plot magjepsje që të sëmurin dhe rrezatime që të shërojnë. Shqipërinë do ta gjesh si gjithmonë ka qënë dhe do jetë; Tmerrësisht e rrezikshme, sepse pafundësisht e bukur.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook