Jun 18, 2020 Editori Temporal 0
Gjimnazistët kthejnë në modë fjalorin e pakuptueshëm
Të ndihesh “injorant” përballë një adoloshenti
“-O Robo, ç’kemi. – Përgjigjet shoku – Më iku zari, isha me një tribale sot. Ia kthen tjetri- Oho, ti je Toç kukulle plako- po hë si vajti? -E hodha zarin por përfundova në rrugë boshe se I kishin ardhur hallat nga amerika. -Po ty si të eci.- Hiç, me një bundër sot”.
Përballë një bisede të tillë, çdo i rritur do ndihej “injorant” dhe sado të kruajë kokën e të hapë libra, nuk mund ta “gjente gjallë në botë” kuptimin e bisedës së fëmijës së tij të bërë në telefon. Kjo është gjuha e sotme e adoloshentëve të cilët preferojnë të merren vesh me njëri –tjetrit duke formuar e modeluar kode, që përdoren nga ata, e vetëm nga ata. Në kafe e ambiente shkolle, adoloshentët nuk përdorin më fjalë të përhershme, kuptimin e të cilave i dinë të gjithë. Por ata kanë gjetur një kod të përbashkët, që përdoret vetëm prej tyre. Nëse më të rriturit, do të dëgjojnë një bisedë të koduar kastile prej adoloshentëve të sotëm, nuk kanë për të marrë vesh asgjë. Aq më keq një prind. Fëmija e tij mund të “thurë plane” fare mirë në telefon para tyre, dhe ata të mos kuptojnë idenë e qartë të kësaj bisede.
Një fjalor I tillë, I hasuar kohët e fundit, kryesisht nëpër gjimnazet e Tiranës është kthyer në një ritual të pashmangshëm për të gjithë adoloshentët e kësaj moshe. Nëse dikush do të përdorë fjalë, të cilat janë hasur më parë, atëherë do të konsiderohet nga shokët si “toç kukulle”, “pallë”, “çerr” etj, dhe ai nuk do të mund të siguronte një vend të mirë në hiearkinë e shoqërisë së tij. Ky zhargon fjalësh, në dukje banale, është kthyer tashmë në modë. Fjalori I përshtatur e shqipëruar nga vetë “akademikët” përdoret para mësuesve, prindërve, të rriturve apo edhe të afërmve.
Zhargoni
Duket se askush nuk reagon përballë një fjale apo shprehje të adoloshentëve, pasi në të vërtetë nuk ua dinë kuptimin e tyre. Nëse një adoloshent do të thotë “bundër”, prindi nuk ka si ta kuptojë se I biri ka qenë me një femër të përdalë. Nëse thotë “mallisht”, sërish prindi nuk ia pret mendja se fëmija I tij merr drogë. Nëse adoloshenti do të thërrasë “teze” e ëma vetëm sa do të gëzohet duke menduar se I erdhi që larg e motra. Por në të vërtetë, kuptimi I saj përdoret për një femër të shëmtuar. Prindi nuk do të kuptojë as fjalorin e “masturbimit” i cili është koduar së fundmi prej adoloshentëve si “rrugë boshe”. Dhe bën vaki dhe të lemeriset, kur fëmija thotë se kam një “bombë”, por e ka fjalën për një cigare, puro e fortë. Më kot prindi do të mundohet të gjejë as “hallat nga amerika”, kur bëhet fjalë për periodat tek femrat, apo të gjejë kuptimin e “lekngrënëses bushtër” e cila përkthehet me numrin 141 të telefonisë celulare.
Pse ndodh?
Por a është I shmangshëm ky fenomen e cila në pamje të parë duket si fjalor vulgar dhe I pakuptueshëm? Jo, kjo është e pashmangshme thonë psikologët. Më kot duhet të mundohen të rriturit të eliminmojnë fjalore të tilla tek fëmijët e tyre në moshën e adoloshencës. Kjo për shkak se për momentin, në shkolla, niveli arsimor dhe edukativ nuk është në shkallën e duhur. Por fenmomeni I ka rrënjët më thellë. Është pikërisht mosha e adoloshencës, mosha e cila ka predispozicionin e mohimit të vlerave. Sipas psikologëve, kjo ndodh për shkak se kjo është mosha kur adoloshenti lufton të formojë identitetin e tij, dhe këtë ai e bën duke mohuar vlerat e shoqërisë, dukë formuluar fjalë të cilat I di vetëm ai, fjalë me të cilat të merret vesh vetëm ai dhe që janë shpikje e tij. Kjo situatë paksa egoiste nga ana e tyre zgjat për sa kohë, që adoloshenti ndjen se ka formuar identitetin e tij, megjithatë, psikologët shpjegojnë se zhargone dhe fjalë të tilla, shumë rrallë lënë gjurmë dhe vlera negative tek ata. Është një fennomen momental, kalimtar dhe pa pasoja shpjegon psikologu.
Bisede mes adoloshentesh
“-O Robo, ç’kemi. Përgjigjet shoku – Më iku zari, isha me një tribale sot. Ia kthen tjetri- Oho, ti je Toç kukulle plako- po hë si vajti? -E hodha zarin por përfundova në rrugë boshe se I kishin ardhur hallat nga amerika. -Po ty si të eci.- Hiç, me një bundër sot”.
Fjalori i adoleshenteve
Gazeta Podiumi.com
Oct 12, 2020 0
Jun 05, 2020 0
Feb 27, 2020 0
Jun 05, 2019 0
Jan 20, 2021 0
Jan 18, 2021 0
Jan 15, 2021 0
Jan 14, 2021 0
Jan 24, 2021 0
Justifikimi i djeshëm i SPAK-ut për tenderat emergjente të Covidit ishte i turpshëm. Prokuroria pranon që kitet u blenë me çmim 3 herë më të shtrenjtë se tregu, por sipas saj ministria e Shëndetësisë nuk ka faj. As anëtarët e Komisionit nuk kanë faj- thotë prokuroria- përveçse...Feb 23, 2017 0
Sep 19, 2018 0
Feb 07, 2017 0