Lidhu me ne

Radar

10 vite SYRI.net, gazeta falenderon lexuesit me një mesazh

10 vite SYRI.net

Nga Shënim 

Sot nuk është thjesht një datë në kalendar. 

Sot është një ditë që mbart emocion, kujtime, dhe krenari. Sepse SYRI.net mbush 10 vite. 

10 vite më parë, nisëm si një zë i vetëm, që guxonte të thoshte të vërtetën në një kohë kur e vërteta shpesh fshihej pas interesave, frikës, dhe propagandës. 

Kishte shumë që na cilësonin të çmendur, idealistë.

Na thoshin se do të ishte një portal, si gjithë të tjerët, që do të ishte një numër mes të shumtëve. 

Por në fakt, ne e dinim, ne kishim një mision të qartë që Shqipëria kishte nevojë për një sy që nuk mbyllet asnjëherë përballë padrejtësisë. 

Një sy që sheh dhe flet, flet pa frikë dhe pa kompromis.

Në këto 10 vite, nuk kemi munguar asnjë ditë, kemi qenë aty në çdo ngjarje të madhe, në çdo protestë, edhe kur çmenduria mbylli gjithçka dhe çdo kënd, ne ishim në çdo moment një shpresë. 

Kemi raportuar, hetuar, analizuar, kemi denoncuar. Më shumë kemi folur për ata që nuk kanë zë, kemi treguar të vërtetat që shumëkush përpiqej t’i fshihte.

Por më e rëndësishmja: kemi fituar besimin tuaj të nderuar lexues. 

Dhe ky është çmimi më i madh që një media e lirë mund të marrë.

E dimë që në rrugën tonë këto 10 vite, nuk kemi qenë perfektë. Kemi gabuar, si çdo redaksi që punon me pasion dhe nxitim, sepse siç thotë një fjalë e urtë e jona ‘kush punon  edhe gabon’.

Por kemi mësuar nga çdo gabim, kemi rritur standardet, kemi forcuar etikën, dhe jemi rritur bashkë me ju.

Sot, SYRI.net nuk është më thjesht një portal lajmesh. Sot SYRI.net është një institucion. Është një komunitet miliona njerëzish, jo vetëm shqiptarësh që na lexojnë nga Tirana në Nju Jork, në Kejp Taun të Afrikës së Jugut, në Alaskë, apo Sidnej të Australisë, dhe Rio de Zhaneiro të Brazilit.

Ne jemi zëri që kemi arritur në çdo vend, kudo ku ka qoftë edhe një shqiptar. 

Është një besim i përbashkët se e vërteta ka ende vend në këtë vend. 

Dhe ky besim nuk mund të ndalet.

Të ardhmen nuk e dimë me saktësi, por një gjë e themi besimplotë: 

SYRI.net do të vazhdojë të jetë aty, i lirë, i drejtë, i paanshëm dhe mbi të gjitha i guximshëm.

Faleminderit që jeni me ne. Faleminderit që na lexoni, na sfidoni, na përkrahni. 

Ky 10-vjetor sa i yni më shumë është i juaji të nderuar lexues tanë të përditshëm. 

Le të bëjmë bashkë edhe 10 vite të tjera, edhe më të guximshme, të fuqishme të ndershme, dhe më pranë qytetarit.

SYRI.net do të jetë gjithmonë zëri, e vërteta dhe media juaj.

MË TEPËR

Kryesore1 javë më herët

Bushati ia thotë në sy Berishës: Në Tiranë krimi s’ka ndikim dhe ju humbët thellë. Saliu: Komisionerët tanë i shitën zgjedhjet, se iu ikte koka

Sali Berisha, i ftuar në Syri Tv, iu përgjigj gazetarit Andi Bushati, i cili tha se pse u dorëzuan komisionerët...

Sport2 javë më herët

VIDEO: Kamionisti publikon pamjet e para pas aksidentit tronditës të Diogo Jota

Një kamionist ka filmuar makinën e tipit Lamborghini të portugezit Diogo Jota pak minuta pas aksidentit të mesnatës, teksa automjeti...

Radar2 javë më herët

Ish-kryeministri izraelit: Të ndalet lufta në Gaza, njerëzit po vriten në radhë për bukë

Ish-kryeministri izraelit Ehud Olmert, i njohur për qëndrimin e tij dialogues dhe për bashkëpunimin me intelektualë palestinezë si Sari Nusseibeh,...

Mix2 javë më herët

Elena Ferrante: Mos përgojoni gratë

Përktheu: Loreta Bërhami Si është e mundur, më pyesin njerëzit, që nuk njeh qoftë edhe një kurvë? Patjetër që njoh:...

Mix2 javë më herët

Kush nuk mund të hajë domate?

Fruti i kuq lëngshëm dhe freskues i mbushur me likopen është i dashur nga të gjithë dhe konsiderohet një ushqim...

Mix2 javë më herët

Boronicat, si t’i përdorni për uljen e tensionit të gjakut

Boronicat janë të ëmbla, ushqyese dhe shumë të shëndetshme. Këto fruta kaq të vogla i bëjnë kaq mirë trupit dhe...

Kryesore2 javë më herët

Humbja e thellë më 11 Maj – Lefter Maliqi: Duhen dorëheqje në PD! Nëse s’bëjmë analizë, Rama do na turpërojë përsëri

Nëse opozita nuk bën një analizë të thellë brenda vetes së saj me rigjenerim strukturash, dorëheqje të njerëzve që dështuan...

Mix2 javë më herët

Q5: Roboti i ri humanoid me AI të përparuar që bën gjëra të paimagjinueshme

Në vitet e fundit, robotika humanoide ka përjetuar një përshpejtim të paparë, me Kinën që po e vendos veten si...

Mix2 javë më herët

4 gjëra që bëjnë njerëzit autentikë pa u munduar fare

Carl Jung ka thënë: “Privilegji i jetës është të bëhesh ai që je vërtet.” Si qenie njerëzore, shumica prej nesh dëshirojmë të...

Mix2 javë më herët

Shenjat e horoskopit të cilave u hapet “porta e parave”!

Dashi Vëmendja juaj tani është te financat tuaja. Mërkuri në Demi nga 10 deri më 25 maj është i mirë...

Facebook