Lidhu me ne

Kryesore

Kacifas “i pavdekshëm”, rrjeti “masakron” gazetarin, Ilir Paço zhduket papritur nga rrjetet sociale

Gazetari i lajmeve në televizioni kombëtar Top Channel, Ilir Paço është përballur me një ‘furtunë’ reagimesh në rrjetet sociale, pas gjestit të tij më të fundit, duke i dal krah rolit të minoritarit Kostandinos Kacifas, i cili mbeti i vrarë gjatë një aksioni të policisë shqiptarë në jug të vendit.

I njohur për qendrimet e tij pro nacionaliste greke, Ilir Paço, iu jepte vazhdimisht pëlqime madje edhe “zemra” statuseve që shkruheshin për ekstremistin grek Kostandinos Kacifas i cili mbeti i vrarë në Bularat.

Sikur të mos mjaftonte kjo, spikeri i lajmeve Paço ka shkruar së fundmi “i pavdekshëm”, referuar figurës së Kacifas.

Kaq është dashur dhe rrjeti ka hyrë në profilin e tij, duke e sharë e ofenduar rëndë.

Ilir Paço pjesë e një televizioni kombëtar shqiptar teksa mbrojti hapur ekstremistin grek, duket se nuk e ka duruar gjithë këtë, duke mbyllur profilin e tij në rrjetet sociale, për mos u përballur me gjithë reagimet e shqiptarëve.

Paço i ka ndërmarrë këto veprime pas reagimeve të shumta në median sociale, ku gazetari u diskreditua hapur. Ai ngrinte në piedestal të ashtuquajturën “Ushtria e Vorio-Epirit” dhe terroristin Kacifas, në postimet e një portali grek, Himara.gr.

Po ashtu edhe në një postim tjetër dukeshin qartë qendrimet e tij, në atë postim ku grupet ekstremiste greke shanin e ofendonin shqiptarët dhe kryesisht Marin Memen, për publikimin e fakteve të herë pas hershme ndaj padrejtësive që bëjnë grekët ndaj shqiptarëve. Por Ilir Paço, edhe pse koleg në një televizion me Marin Memën, komentonte dhe i frymëzonte këto grupe.

/Gazeta Podiumi.com

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook