Lidhu me ne

Aktualitet

Lajthit Rilindja dhe PS-ja, mohon 15 kushtet e Europës

Të vetmit që mendojnë ndryshe janë përfaqësuesit e Rilindjes. Kryeministri Edi Rama dje publikoi fjalimin e Drejtoreshës për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian, Genoveva Ruiz Calavera në seancën e mbajtur në Parlamentin Eropian. Në interpretimin që i bën Edi Rama fjalimit të saj se gjoja zyrtarja qe merret me reformën në drejtësi nuk përmend 15 kushtet për nisjen e bisedimeve.

Lajthit Rilindja dhe PS-ja, mohon 15 kushtet e Europës

-Makineria propogandistike e Edi Ramës është vënë në lëvizje për të mashtruar popullin se BE nuk i ka vendosur kushte qeverisë shqiptare, por përkundrazi e lavdërojnë kryeministrin. Kjo është një lojë e turpshme dhe e pamoralshme e Rilindjes që ka pushtuar PS-në, pasi të gjithë e kemi parë se vetë parlamenti europian votoi masivisht kundër qeverisë shqiptare duke vendosur 15 kushtet për negociatat. Sikurse edhe Komisioni i Politikës së Jashtme të BE nga 30 deputetë, 28 prej tyre sulmuan qeverinë e Rilindjes.

Sjellja e mazhorancës përballë mesazheve që po vijnë këto ditë nga Brukseli është mënyra më e mirë për të kuptuar propagandën boshe të Rilindjes. Parlamenti Europian miratoi një rezolutë ku thuhej qartë se nuk ka nisje të bisedimeve me Shqipërinë pa plotësuar 15 kushtet qeveria shqiptare. Këtë të hënë, Komisioni i Jashtëm i PE-së zhvilloi një mbledhje të posaçme për Shqipërinë, ku tema e gjithë debatit ishin 15 kushtet dhe çështje të tjera që mund kthehen në kushte në të ardhmen. Në Bruksel, Tiranë dhe kudo ku flitet për integrimin e Ballkanit nuk ka asnjë institucion që të mos e dijë se Shqipërisë i janë bllokuar negociatat dhe nuk do të ketë asnjë hap para nëse situata nuk ndryshon me nisjen e plotësimit të kërkesave të BE.

Të vetmit që mendojnë ndryshe janë përfaqësuesit e Rilindjes. Kryeministri Edi Rama dje publikoi fjalimin e Drejtoreshës për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian, Genoveva Ruiz Calavera në seancën e mbajtur në Parlamentin Eropian. Në interpretimin që i bën Edi Rama fjalimit të saj se gjoja zyrtarja qe merret me reformën në drejtësi nuk përmend 15 kushtet për nisjen e bisedimeve. Në fakt kreu i qeverisë në mënyrë të qëllimtë shmang thelbin e debatit të zhvilluar në Bruksel. Calavera, e cila monitoron dhe reformën në drejtësi në Shqipëri, thotë se nuk e domosdoshme që kushtet të plotësohen para takimit të parë ndërqeveritar, por jo se ato nuk ekzistojnë. Pra, zyrtarja e BE nuk vë në diskutim që janë fiks 15 kushte, por kohën kur duhen plotësuar ato. Ndonëse Calavera është pozicionuar me kohë hapur pro qeverisë, përsëri si nëpër dhëmbë thotë diçka për kushtet.

Këtë qëndrim Edi Rama e përdor sipas interesit të tij dhe thotë nuk ekzistojnë fare kërkesa nga Bashkimi Europian. Sa herë që kryeministri është në hall me negociatat akuzon opozitën dhe me që këtë herë opozita s’ka asgjë në dorë, ka gjetur si shpëtim keqinterpretimin e deklaratave të zyrtarëve të BE.

Por nëse Edi Rama bën lojëra fjalësh, numri dy i PS-së Taulant Balla shkon edhe më tej në përpjekjen për mohimin e bllokimit të negociatave. Në një reagim në Facebook, Sekretari i PS-së thotë se jo vetëm BE nuk ka kritika për punën e qeverisë, por kabineti “Rama” ka marrë mesazhe inkurajuese nga Komisioni i Jashtëm në PE. Bëhet fjalë për të njëjtën mbledhje ku nga 30 eurodeputetët që folën, 28 masakruan me deklarata qeverinë “Rama”. Qeveria u kritikua për korrupsionin, dështimin e reformës në drejtës, mos hetimin e zyrtarëve të lartë, dosjen e vjedhjes së zgjedhjeve, krimin e organizuar dhe deri për shembjen e Teatrit Kombëtar. Nëse të gjitha këto shuplaka Rilindja i quan suksese, atëherë këtu nuk kemi të bëjmë me politikë, por me lajthitje politike. Të fshihesh pas deklaratave të një zyrtareje të emëruar të Komisionit Europian, ndërkohë që Parlamenti dhe gjithë euro deputetët tregojnë me gisht Shqipërinë si modelin më të dështuar me negociatat, kjo është lajthitje politike me kosto të rëndë për qytetarët. Qëndrime të tilla janë qesharake, por Rilindja nuk ka hallin më te serioziteti i qeverisë, por te propaganda dhe te shitja e dështimeve si suksese. Në çdo vit, në vend që Shqipëria të afrohet më shumë më BE, qeveria vetëm shton kushtet që vendos BE për shkak të qeverisë. Tre herë kemi festuar hapjen e negociatave në Tiranë kur në fakt qeveria vetëm sa ka thelluar distancën mes shqiptarëve dhe Europës. BE e thotë qartë se nuk ka negociata pa Gjykatë Kushtetuese, pa zgjedhje të lira dhe me një parlament jo funksional. Qeveria në vend të mendojë si të zgjidhë krizën me zgjedhje dhe dialog, gjen ndonjë burokrat në Bruksel që flet ndonjë fjalë të mirë për të mbajtur postin e tij dhe jo qeverinë dhe e shet në Tiranë si vlerësim i pozitiv për reformat. Jemi mësuar që qeveria në Tiranë të sulmojë opozitën dhe të gjej gjithmonë një fajtor për dështimet spektakloare të saj. Me qëndrimet ndaj BE kemi hyrë në një fazë të re, manipulimin e deklaratave të ndërkombëtarëve dhe trajtimin e qytetarëve shqiptarë si budallenj që nuk kuptojnë asgjë. Një pjesë e rilindjes mundet edhe ti hajë mashtrimet, por problemi i 15 kushteve mbetet aty dhe nuk mund të plotësohen me gënjeshtra.

Makineria propogandistike e Edi Ramës është vënë në lëvizje për të mashtruar popullin se BE nuk i ka vendosur kushte qeverisë shqiptare, por përkundrazi e lavdërojnë kryeministrin. Kjo është një lojë e turpshme dhe e pamoralshme e Rilindjes që ka pushtuar PS-në, pasi të gjithë e kemi parë se vetë parlamenti europian votoi masivisht kundër qeverisë shqiptare duke vendosur 15 kushtet për negociatat. Sikurse edhe Komisioni i Politikës së Jashtme të BE nga 30 deputetë, 28 prej tyre sulmuan qeverinë e Rilindjes.

MË TEPËR

Mix1 javë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 javë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 javë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 javë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 javë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 javë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 javë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 javë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 javë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 javë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook