Lidhu me ne

Kryesore

‘Ke vrarë këtë, ke therur atë’, Rama tallet me krimet e luftës në sy të Vuçiçit

Në sy të Vuçiçit të Serbisë, Kovaçevskit të Maqedonisë së Veriut dhe të Abazoviçit të Malit të Zi, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur me ironi dhe përçmim për krimet e luftës në Ballkan, gjatë samitit të radhës së Ballkanit të Hapur.

Ndërsa ndërtoi një alegori me procesin e integrimit në Bashkimin Europian, Rama bëri për të qeshur panelin kur krahasoi integrimin në Bashkimin Europian me një dasëm, ku nusja nuk vjen asnjëherë.

Dhe ndërsa i personifikoi shtetet e Ballkanit me dhëndrin, pra me një burrë, ndërsa Bashkimin Europian me nusen, ai nënvizoi se do të ishte më mirë të kishim qenë ne nusja sepse kështu dasma do të kishte ndodhur.

Më tej duke folur për burrin, duke iu referuar kështu shteteve të Ballkanit, shtoi se atë e konsiderojnë “me probleme”, duke i kujtuar se si ka vrarë e therur në të shkuarën.

“Ballkani i Hapur është burrë, Europa është nusja.

Kjo është keq për ne.

Do të ishte më mirë të ishim ne nusja se do na merrnin më shpejt.

Duke qenë burri, burrë me gjithë këto probleme, me gjithë këto historira, “ke qenë atje dhe ke vrarë këtë, atje ke therur atë, këtu ke hedhur në erë këtë”, është problem i madh.

Por ne e kemi shumë të qartë këtë. Ne duhet ta ndërtojmë Europën këtu” u shpreh kryeministri i Shqipërisë në fjalën e tij para presidentit të Serbisë, Vuçiç, para kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviç dhe atij të Maqedonisë së Veriut, Kovaçevski.

Deklarata e Ramës vjen pas refuzimit të parlamentit të Shqipërisë për të miratuar disa rezoluta që dënojnë krimet serbe në Ballkan, përkatësisht atë në Bosnje Hercegovinë dhe krimet e luftës në Kosovë.

Rezolutat janë hedhur poshtë me arsyetimin se ishin propozuar nga Sali Berisha, i shpallur non grata, por duket se pas votës kundër qëndron nisma e Ballkanit të Hapur.

Pak ditë më parë, një deklaratë të tillë e bëri deputetja e PS, Ermonela Felaj, por duket se pohimi i saj nuk paska qenë një gafë.

MË TEPËR

Mix7 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix7 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix7 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix7 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Kryesore7 orë më herët

A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?

Skerdilajd Zaimi Në një intervistë – reagim të vetin mbi materialin e RAI3, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo...

Mix7 orë më herët

A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake?

Prania e një kafshe në dhomën e gjumit të një fëmije nuk është e dëmshme për cilësinë e gjumit të...

Mix7 orë më herët

Julia Fox reflekton për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

Julia Fox nuk e shikon me dashuri romancën e saj të shkurtër me Kanye West. Aktorja e “Uncut Gems” tha...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar1 ditë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore1 ditë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Facebook