Lidhu me ne

Aktualitet

Mbaroi “loja” me Alibashën/ Tani Rama mund të zgjedhë Presidentin që do

Mazhoranca e çoi deri në fund lojën e saj për të djegur të trija raundet e para kur kërkoheshin 84 vota dhe tashmë mund të zgjedhë e vetme Presidentin e vendit me një shumicë të thjeshtë.

Në raundin e katërt dhe të pestë kërkohen vetëm 71 vota në Kuvend që Rama nuk e ka të vështirë t’i vërë në radhë. Në 3 raundet e para që kaluan mazhoranca deklaroi se do ia linte opozitës të drejtën e propozimit të kandidaturave duke futur në lojë opozitën që shkon pas Enkelejd Alibeajt.

Pas një takimi mes palëve në kryesinë e Kuvendit u duk se palët arritën një marrëveshje për të gjetur kandidatura konsesuale. Por shumica nuk pranoi të mbështeste me firma emrat që Enkelejd Alibeaj përzgjodhi në një mbledhje me një pjesë të grupit parlamentar të PD-së.

Alibeaj akuzoi për shkelje të marrëveshjes ndërsa mazhoranca tha se nuk e kishte bërë këtë premtim.

Në krahun tjetër, Sali Berisha dhe mbështetësit e tij nuk pranuan të bëheshin pjesë e lojërave të Ramës dhe Ballës.

Ata mbështetën që në fillim parimin që në rast të zgjedhjes së një presidenti konsensual, propozimi duhet të vinte nga opozita. Mazhoranca tha se nuk do të pranonte asnjë emër që vinte nga Sali Berisha i shpallur “non grata” dhe gjërat nuk shkuan më tej.

Tashmë “topi” është në fushën e Ramës.

Cili do të jetë presidenti i ardhshëm? Edi Rama ka përsëritur deri në lodhje se ai duhet të jetë një figurë e kundërta e Ilir Metës. Ai këmbëngul se nuk e ka ndërkohë një emër në mendje, një version pak i besueshëm.

Për ta bërë sa më të plotë këtë skenar, Rama vuri deputetët të propozonin live me zarfa të mbyllur emra kandidatësh.

Më pas iu kërkua popullit dhe shoqërisë civile të propozonte kandidatura me e-mail duke e bërë edhe më qesharak këtë proces. E vetmja lëvizje konkrete ishte deklarata e Ramës se Presidenti nuk do të zgjidhej nga radhët e grupit parlamentar duke skualifikuar emra të përfolur si Mimi Kodheli, Pandeli Majko, etj.

Në publik janë hedhur një sërë kandidaturash, por nuk është çudi që Presidentin e ardhshëm ta mësojmë vetëm në sekondat e fundit.
24 maji është afati i fundit kur duhet të zgjidhet një president pasi mandati i Ilir Metës mbaron më 24 korrik.

MË TEPËR

Mix3 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix3 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix3 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix3 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Kryesore3 orë më herët

A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?

Skerdilajd Zaimi Në një intervistë – reagim të vetin mbi materialin e RAI3, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo...

Mix3 orë më herët

A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake?

Prania e një kafshe në dhomën e gjumit të një fëmije nuk është e dëmshme për cilësinë e gjumit të...

Mix3 orë më herët

Julia Fox reflekton për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

Julia Fox nuk e shikon me dashuri romancën e saj të shkurtër me Kanye West. Aktorja e “Uncut Gems” tha...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar1 ditë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore1 ditë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Facebook