Lidhu me ne

Aktualitet

Ç’është kjo heshtje e ndërkombëtarëve kur vidhen votat, kur dalin patronazhistët, kur del kryeministri dhe bën deklarata nga më skandalozet

Analiza e Lubonjës

Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja ka bërë një koment në emisionin “Open” në studion e News 24 për heshtjen e ndërkombëtarëve për zgjedhjen e Sali Berishës si kryetar të PD-së.

“Unë e shtroj problemin ndryshe. Ç’është kjo heshtje e ndërkombëtarëve kur vidhen votat, kur dalin patronazhistët, kur del kryeministri dhe bën deklarata nga më skandalozet për “mediat kazanë”, nuk po i numëroj të gjitha. Ç’është kjo heshtje e ndërkombëtarëve? Përmendet një qëndrim i konsoliduar ndaj Berishës i SHBA-ve.

Mua më duket se kemi “një qëndrim të konsoliduar” në thonjëza të ndërkombëtarëve ndaj Edi Ramës, ndaj këtij regjimi. Atëherë pyetja ngrihet, shqiptarët që duan opozitë ndaj këtij regjimi a duhet t’i konsiderojnë ndërkombëtarët pjesë e kundërshtarëve të tyre ndaj të cilëve duhet të bëjnë opozitë?

Ky servilizmi që heshtën ndërkombëtarët, kjo është një politikë e kultivuar 30 vjet në Shqipëri nga një klasë politike e cila kërkon të legjitimohet me ndërkombëtarët duke vjedhur shqiptarët, nga e cila duhet të shkëputemi.

Sali Berisha nuk është shkëputur, por një opozitë e vërtetë e dua jo si këta, por një opozitë që bashkë me Edi Ramën iu tregon dhe ndërkombëtarëve vendin e tyre, gabimet e tyre se s’po them të bëhemi antiamerikanë. Amerika, Europa kanë bërë gabime pafund gjatë këtyre 30 viteve. Ka 30 vjet dhe tani po e fillokan reformën në drejtësi, sa para u harxhuan? Kë bërë ndonjë autokritikë që këtu ishte gabim?”, – tha Lubonja.

Sipas tij marrëdhëniet e Berishës me ndërkombëtarët rregullohen kur ai të marrë mbështetjen e popullit.

“Marrëdhëniet me SHBA-të rregullohen kur merr mbështetjen e popullit shqiptar. Sa e merr, sa nuk e merr është tjetër gjë dhe i rregullon që ç’ke me të se i rregullojnë amerikanët me ty, boll të marrësh pushtetin. “Non grata” ka qenë dhe Netanjahu, dhe kryeministri i Indisë, por u bënë figura, nuk janë më “non grata”.

Po të isha Lulzim Basha në krye të partisë dhe të më thoshin që duhet të heqësh Berishën, do ju thosha ky është gabim politik, ju duhet të merreni me Edi Ramën që ka 8 vjet në pushtet”, – tha Lubonja. 

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix2 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix2 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix2 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix2 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix2 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix2 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix2 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix2 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook