Lidhu me ne

Kryesore

Europa presion me Hagën

Tri ditë para takimit të Uashingtonit, Gjykata e Hagës publikon aktakuzat ndaj Thaçit.

Anulimi i vizitës së presidentit të Kosovës dhe zëvendësimi i tij me kryeministrin, i jep kohë BE-së të përgatitë hapat për arritjen e një marrëveshjeje, mes dy vendeve në samitin e Parisit.

Ndalesa e Hotit dhe Vuçiçit sot në Bruksel, tregon se Europa nuk heq dorë nga protagonizmi në rajon, duke sfiduar edhe aleaten e saj, ShBA-në.

Vetëm tri  ditë para  takimit që ai do ta cilësonte historik, në Shtëpinë e Bardhë,  presidenti Thaçi u detyrua të anulonte fluturimin drejt Uashingtonit pas aktakuzës nga Gjykata Speciale e Hagës për krime lufte.

Ndonëse akuzat, sipas Prokurorit të Posaçëm në Hagë janë ngritur më 24 prill, ato u njoftuan publikisht vetëm tani, në prag të takimit mes presidentëve të Kosovës dhe Serbisë, në Shtëpinë e Bardhë.

Ky takim, që megjithë deklaratat e Përfaqësuesit të Posaçëm Grenell se do të kishte në fokus çështjet ekonomike mes dy vendeve, u pa si preludi i marrëveshjes mes Prishtinës dhe Beogradit, pas procesit të gjatë e të vështirë të normalizimit të dialogut udhëhequr nga BE.

Nga Europa prej ditësh u bëhet thirrje krerëve të shtetit të Kosovës për të mos pranuar marrëveshje “të  pista”, ndërsa amerikanëve u është kërkuar që në takim të ishte i pranishëm edhe Lajçak, si i Dërguari i Posaçëm për çështjen,  nga Unioni.

Ky i fundit, gjatë vizitës në Prishtinë e më pas në Beograd do të theksonte perspektivën europiane të të dy vendeve, duke argumentuar se për këtë arsye marrëveshja mes tyre do të duhej të kalonte përmes BE-së.

Ndërsa marrëveshja dukej më pranë se kurrë, ndërsa ShBA mori protagonizmin në Ballkan e veçanërisht në çështjen e Kosovës duke dërguar dy Përfaqësues dhe organizoi një takim që i bën bashkë dy liderët e vendeve për të parën herë në Shtëpinë e Bardhë, nga Europa Thaçi akuzohet për krime lufte dhe kundër njerëzimit.

Në aktakuzë pretendohet se Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme. Krimet e paraqitura në aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara; shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë. Aktakuzat i janë dërguat gjykatës speciale për t’u shqyrtuar.

Kjo ka bërë që presidenti i Kosovës të anulonte fluturimin drejt ShBA-së, ndërsa vitin e kaluar ishte kryeministri Haradinaj, i cili dha dorëheqjen pasi u thirr nga Gjykata e Hagës, lëvizje që çoi vendin në zgjedhje të parakohshme, formimin e qeverisë Kurti në koalicion me LDK-në, shkarkimin e tij nga detyra dhe krijimin e një qeverie të re me kryeministër Avdulla Hotin.

Lajmin e bëri të ditur vetë Richard Grenell, në Tëitter.

 “Unë e respektoj vendimin e tij për të mos marrë pjesë në diskutimet, derisa të zgjidhen çështjet ligjore të këtyre pretendimeve”, shkruante i dërguari i Posaçëm i Trump, ndërsa anulimin e vizitës e ka pohuar edhe zyra e presidentit Thaçi.

Presidenti i Kosovës ka qenë kritik ndaj punës së Gjykatës së Hagës, kritika që do t’ia shprehte vitin e kaluar Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo. Bashkimi Evropian ka thënë se është “mbështetës i fortë i punës” së Gjykatës Speciale dhe Prokurorisë Speciale, sepse ato janë “dëshmi e rëndësishme e përkushtimit të Kosovës ndaj sundimit të ligjit”, i cili njëherësh është element kryesor i rrugës së Kosovës në BE.Përmes një reagimi zyrtar, BE-ja ka thënë se nuk komenton procedurat e Zyrës së Prokurorit Special dhe Dhomave të Specializuara, sa u përket punës së tyre, dhe se këto çështje duhet të adresohen te këta mekanizma.

“Është shumë e rëndësishme që Zyra e Prokurorit Special dhe Dhomave të Specializuara të vazhdojnë të bëjnë punën e vet në mënyrë të pavarur, pa ndërhyrje”, është thënë mes tjerash në reagim.

Vendin e Thaçit në këtë takim do ta zërë kryeministri Hoti, i cili dy ditë më parë raportoi në Kuvend mbi çështjen dhe u takua me presidentin për të koordinuar qëndrimet, edhe pse nga Shtëpia e Bardhë nuk janë dhënë detaje mbi temën e diskutimeve që do të mbahen.

Por sipas ish- zyrtarit të  Pentagonit, që ka qenë përgjegjës për Ballkanin, Michael Carpenter,

takimi do të duhej të anulohej. “Unë pres që samiti të anulohet, por me administratën Trump asgjë nuk është e parashikueshme. Unë nuk mund të them me siguri se si do të reagojnë, por në këto rrethana, kështu do të duhej të reagonin”, ka thënë Carpenter.

Këto aktakuza sjellin edhe ndryshim të përfaqësimit në dialog, pasi presidenti Thaçi e kishte udhëhequr atë prej vitesh. Me të ardhur në detyrë, Albin Kurti kërkoi që t’i udhëhiqte ai bisedimet me Serbinë, edhe pse të ngrira pas vendosjes së taksës 100 përqind me mallrat serbe, e megjithatë marrëveshja për linjat hekurudhore dhe ajrore nën ndërmjetësimin e Grenell u arrit mes Thaccit dhe Vucciccit.

Por përpara se të niset drejt Uashingtonit, kryeministri Hoti do të ndalojë  sot në Bruksel ku do të takohet me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Kryetarin e Këshillit të Evropës, Charles Michel, Komisionerin për Zgjerim, Oliver Varhelyi dhe zyrtarë të tjerë evropianë.

“Do të bisedojmë për hapat që kemi ndërmarrë në luftën kundër COVID-19, mbështetjen nga ana e KE-së për rimëkëmbjen ekonomike, si dhe për liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës, proces i cili ka ngecur jo për shkak të mos përmbushjes së standardeve nga ana e jonë”, njoftoi kryeministri Hoti, ndërsa edhe presidenti serb do të ndalet në Bruksel.

Para se të niset për vizitë në Bruksel dhe SHBA kryeministri Hoti raporti para parlamentit të Kosovës, dhe i siguroi deputetët se çdo marrëveshje me Serbinë do të jetë në përputhje vetëm me Kushtetutën. “Ose ka me u mbërri një marrëveshje e mirë që është në përputhje me Kushtetutën ose nuk ka me pas marrëveshje”, tha kryeministri Hoti para “deputetëve duke shtuar se “është jetike për t’i ruajtur  partnerët ndërkombëtarë.

Edhe pse kjo vizitë në Bruksel bëhet para takimit të Uashingtonit, nuk bëhet fjalë për arritjen e një marrëveshjeje mes palëve, megjithëse nga Parisi dhe Berlini duket se po përshpejtojnë hapat, që kjo të ndodhë në samitin e Parisit, në javën e dytë të korrikut.

Nga ky samit, i parashikuar për 2019-n, por i anuluar për shkak të zgjedhjeve të parlamentit europian, presidenti Thacci deklaronte se priste liberalizimin e vizave, i zhgënjyer që nuk mori një premtim prillin e kaluar, në samitin e Berlinit.

Reagimet brenda vendit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka reaguar publikisht pas vendimit të Gjykatës së Hagës për të ngritur akt-akuzë ndaj tij dhe Presidentit Hashim Thaçi për krime lufte.

Veseli i ka quajtur politike dhe të pabazuara pretendimet e prokurorit për kinse krime dhe pengim të punës së gjykatës.

“Në këtë deklaratë, Prokurori përpiqet ta arsyetojë vendimin e tij të padrejtë dhe të pazakonshëm, duke pretenduar se unë dhe Presidenti kemi tentuar të pengojmë punën e Dhomave të Specializuara. Dyshimet e ngritura janë plotësisht të pavërteta dhe nuk qëndrojnë”, është shprehur Veseli, duke shtuar se kanë qenë të detyruar të mbrojnë veten de vendin.

“Nëse na imponohet, edhe një herë do të demonstrojmë me fakte se UÇK ka zhvilluar një luftë të ndershme për liri, kundër një prej ushtrive më të fuqishme dhe më agresore në botë, të udhëhequr nga një bandë kriminale serbësh”, thotë Veseli.

Edhe ish-kryeministri Albin Kurti ka shprehur besimin në pafajësinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“E di që lufta çlirimtare e UÇK-se është luftë e drejtë, është luftë kundër një agresori dhe okupatori, i cili kishte kryer gjenocid në vendin tonë dhe se luftëtarët e lirisë, veteranët, invalidët e UÇK-së edhe historikisht janë në të drejtën e tyre dhe tonë”, është shprehur ai në një dalje për mediat, duke shtuar se Kosova është dashur ta ketë gjyqësinë e vet të pavarur dhe të paanshme që të hetojë, gjykojë dhe dënojë të gjitha krimet e luftës dhe të paqes, mbi të gjitha ato që janë shkaktuar nga Serbia në Kosovë.

Pavarësisht debateve mes tyre, të kulmuara në samitin e Berlinit prillin e kaluar dhe akuzave se presidenti së bashku me kryeministrin shqiptar Rama po përgatitnin marrëveshje të fshehtë me Serbinë, ish-kryeministri Haradinaj do të shprehte besim në në pafajësinë e Thaçit dhe Veselit. “Populli shqiptar i Kosovës me të drejtë zhvilloi luftë për liri, pas shtypjes së egër nga regjimet e ndryshme serbe, që zgjati pothuajse një shekull, duke kulmuar me regjimin e Millosheviqit”, ka thënë ai përmes një postimi në rrjetin social, Facebook.

Edhe kreu i LDK-së, Isa Mustafa do të shprehej se lufta e UÇK-së do të konfirmohet si e drejtë dhe pastër “Ishte dhe do të konfirmohet nga drejtësia ndërkombëtare si luftë e drejtë dhe pastër, se luftëtarët e UÇK-së luftuan për ta mbrojtur popullin e Kosovës nga terrori, likuidimi dhe gjenocidi serb”, ka thënë Mustafa përmes një postimi në Facebook.

Edhe kryeministri Hoti ka dalë në mbrojtje të Thaccit dhe Veselit.

Hoti shkruan në ‘Facebook’ se askush nuk mund të cilësohet fajtor pa vendim përfundimtar të gjykatës. Mes të tjerash, ai thekson se “Qeveria beson se lufta e popullit të Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e drejtë dhe çlirimtare”.

Lëvizja e BE-së në minutën e fundit

Vitin e kaluar presidenti Thacci nuk e fshehu zhgënjimin pas samitit të Berlinit, ku nuk u arrit asgjë konkrete për liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës dhe nuk pati as lëvizje për të shkrirë akujt në ngërccin e dialogut me Prishtinës dhe Beogradit. Atëkohë, megjithëse kancelarja Merkel dhe presidenti Macron do t’i kërkonin Haradinajt të hiqte taksën ndaj mallrave serbe, vendimi i ish-kryeministrit shihej si i ndikuar veccanërisht nga Gjermania, si përpjekje për të varrosur atë që u quajt si “plani amerikan” për marrëveshjen mes dy vendeve, që përfshinte mundësinë  e shkëmbimit të territoreve. Thacci deklaronte se plani amerikan nuk ishte varrosur dhe se sipas tij marrëveshja mes dy vendeve mund të arrihej vetëm me ndërmjetësimin e ShBA-së.

Pak ditë më parë, Thaçi shprehej entuziast për takimin në Uashington duke e cilësuar si mundësi të artë dhe se si Kosova ashtu edhe Serbia do të dilnin të humbura, nëse nuk e pranonin marrëveshjen e udhëhequr nga ShBA.

Analisti gjerman, Bodo Weber e sheh ngritjen e aktakuzës vetëm pak ditë para takimit si frikë e prokurorit të Hagës se Thaçi mund të negociojë amnisti, në  Uashington.

Weber tha se vendimi i Prokurorisë Speciale për të publikuar aktakuzën ka lidhje me takimin e planifikuar në Uashington, midis përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë, më 27 qershor.

“Kjo duket se i konfirmon edhe informacionet në prapavijë se që nga fillimi i negociatave është intervistuar disa herë nga përfaqësuesit e Prokurorisë, për të cilat, ndryshe nga politikanët e tjerë në Kosovë, nuk e ka informuar publikun. Sidoqoftë, lëshimi i pazakontë i informacionit mbi aktakuzën para konfirmimit nga Gjykata sugjeron se kjo është e lidhur me raundin e bisedimeve të së shtunës në Shtëpinë e Bardhë dhe frikën e prokurorit që presidenti Thaçi synon të negociojë një lloj amnistie”, tha Weber, qw e sheh publikimin e aktakuzave si pengesë për dialog.

Për ekspertin e Ballkanit në ShBa, Daniel Serwer Kosova është në telashe pas publikimit të aktakuzave.

“Beogradi mund të përpiqet të rihapë çështjen e kompromisit territorial me Kosovën, duke pretenduar se aktakuza vërteton se serbët nuk duhet të jetojnë në një vend ku mbizotërohet nga armiqtë kriminelë. Pra, aktakuza nuk është vetëm çështje personale për Thaçin e Veselin, por është institucionale dhe ndërkombëtare. Kosova është në telashe”, thotë Serwer.

Aktakuza e ngritur ndaj Thaçit, i cili anuloi kështu vizitën dhe u tërhoq nga takimi mund të jetë mjeti që justifikon qëllimin e BE-së, pasi presidenti i Kosovës ishte shprehur hapur se marrëveshja mes dy vendeve do të arrihej përmes ShBA dhe jo BE-së, e cila në fakt i ka hedhur hapat më të kujdesshëm për të mos thënë të ngadaltë në çështjen Kosovë-Serbi. Ky ritëm ka ardhur edhe për shkak të ndërrimit të krerëve të institucioneve të BE-së. Zhgënjimi nga shefja e politikës së Jashtme Mogherini nën drejtimin e së cilës vijoi dialogu, pritet të ndryshojë nga pasuesi i saj Borell apo edhe përfaqësuesi i posaçëm i BE-së, Lajçak.

Megjithatë e qartë duket se BE do të rifitojë kohën e humbur në Ballkan dhe ndalesa e Hotit dhe e Vuçiç në Bruksel para se të mbërrijnë në Uashington për takimin e së shtunës tregon se Europa nuk heq dorë nga protagonizmi në rajon, duke sfiduar edhe aleaten e saj, ShBA-në.

Meta: Thaçi e Veseli, të pafajshëm! Lufta e UÇK ishte e drejtë!

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, reagon i pari nga radhët e politikës shqiptare pas vendimit të Gjykatës Speciale të Hagës për të ngritur akt-akuzë për krime lufte ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Kreu i Shtetit Shqiptar del në mbështetje të dy politikanëve të lartë kosovarë, duke thënë se beson te pafajësia e tyre, ndërsa shton se Lufta e UÇK-së kundër gjenocidit të regjimit kriminal të Millosheviçit ishte e drejtë dhe vendimtare

Reagimi i Metës:

Lufta e UÇK-së, që iu imponua popullit të Kosovës nga shtypja dhe gjenocidi i regjimit kriminal të Millosheviçit, rezultoi se ishte e drejtë dhe vendimtare, jo vetëm për lirinë dhe themelimin e Republikës së Kosovës në kufijtë e njohur ndërkombëtarisht, por edhe për paqen, stabilitetin dhe ardhmërinë e saj europiane dhe të rajonit tonë.

Ne besojmë në pafajësinë e Presidentit Hashim Thaçi, ish-Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tyre. Edhe më parë janë ngritur akuza ndaj ish-drejtuesve të UÇK, por pafajësia e tyre dhe drejtësia e luftës është konfirmuar. Ne besojmë se kjo do të ndodhë përsëri.

Basha: Asgjë s’e përdhos UÇK-në

Kryetari i PD Lulzim Basha me anë të një statusi në “Tëitter” ka reaguar pas akuzave për krime lufte ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Basha shprehet se UÇK-ja luftoi për liri përballë një agresori që nuk kurseu asgjë, nga genocidi tek sprastrim etnik kundër popullit te Kosovës. Ai shton se ka bindjen se Thaçi e Veseli do të dëshmojnë pafajësinë përpara botës.

Postimi i Lulzim Bashës:

Ushtria Çlirimtare e Kosovës luftoi për liri përballë një agresori që nuk kurseu asgjë, nga gjenocidi tek spastrim etnik kundër popullit te Kosovës. Kohë pas kohe shqiptarëve ju desh jo vetëm të luftojnë për ta fituar lirinë por edhe ta mbrojnë atë.

Kam bindjen se Hashim Thaçi, Kadri Veseli e të gjithë bashkëluftëtarët e tyre do ti dëshmojnë sërish botës drejtësinë e kauzës së lirisë.

Asgjë nuk e përdhos dot luftën çlirimtare dhe sakrificën sublime të popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe dinjitet njerëzor.

Rama: Do jem deri në fund, në krah të atyre që luftuan me armë për ta çprangosur Kosovën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama reagon pas vendimit të Gjykatës Speciale të Hagës për të ngritur akt-akuzë për krime lufte ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

“Qëkur e kam marrë lajmin e listës së Tribunalit Special dhe kam lexuar emrat e kriminelëve të supozuar të Luftës Çlirimtare të Kosovës, përpiqem po nuk arrij të formuloj fjalitë e duhura për të shprehur indinjatën time!

Do të shprehem publikisht nesër me një mesazh për të gjithë shqiptarët, por jam e do të jem deri në fund, në krah të të gjithë atyre që luftuan me armë për ta çprangosur Kosovën e burgosur në ferrin e Sllobodan Milosheviçit, duke mbyllur me gjak, nder e lavdi një histori padrejtësie historike në zemër të Europës!

RROFTË KOSOVA dhe sot më shumë se kurrë NDERIM UDHËHEQËSVE TË LUFTËS ÇLIRIMTARE”, shkruan Rama. /Gazeta Liberale

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix1 orë më herët

7 Ide recetash me ushqime që ndihmojnë në rënien nga pesha

Këto receta të thjeshta janë opsione të shëndetshme dhe të shijshme për të shuar urinë ndërmjet vakteve. Përbërësit anti-inflamator në...

Mix1 orë më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix1 orë më herët

Sa operacione cezariane mund të përballojë një grua për lindjen e fëmijëve?

Disa gra lindin në mënyrë natyrale, kurse disa gra tjera lindin me prerje Cezariane. Secila foshnje vjen në këtë botë...

Mix1 orë më herët

Studimi: Ngjitja e shkallëve do t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë

Përfitimet e ecjes për shëndetin tonë psikologjik dhe fizik janë të shumta dhe të gjithë e dimë se sa mirë është për...

Mix1 orë më herët

11 këshilla të të folurit në publik nga folësit më të mirë të TED Talks

Nuk ka asnjë dyshim: TED Talks kanë ngritur shumë lart atë që konsiderohet një prezantim i paharrueshëm dhe impresionues në...

Mix1 orë më herët

OpenAI debuton modelin “omni” GPT-4o që fuqizon ChatGPT

OpenAI ka njoftuar një model të ri gjenerues të AI, të cilin e quajtën GPT-4o – “o” qëndron për “omni”,...

Radar2 orë më herët

Kush po pret fundin e Berishës? “‘Vdiq’ baba të na lirojë krevatin”, Murrizi liston emrat

Ish deputeti Myslym Murrizi, i ftuar në “Breaking”, dha emrat e disa deputetëve të opozitës, të cilët sipas tij po...

Sport2 orë më herët

Granit Xhaka: Historia e një lojtari që refuzoi të dorëzohet

Shkruhet “Granit Xhaka”, lexohet “Talent, Këmbëngulje dhe Frymëzim”. Historia e tij meriton të shkruhet jo në artikuj, por në libra....

Mix2 orë më herët

Van Hunt poston ‘pa dashje’ fotografinë nudo të Halle Berry në nder të Ditës së Nënës

Më 12 maj, në Ditën e Nënës, këngëtari 54-vjeçar postoi ‘pa dashje’ fotografinë nudo të partneres së tij, 57-vjeçare, me...

Mix2 orë më herët

Për ty që do të kesh tatuazhe ‘sekrete’: Ja +10 ide

FOTO: GETTY | EDWARD BERTHELOT Edhe nëse trupi juaj është tashmë i mbuluar me tatuazhe nga koka te këmbët, versionet...

Facebook