Lidhu me ne

Kryesore

Lefter Maliqi: Rama, tradhtari i të gjithë shqiptarëve, pazarxhiu i trojeve

Deputeti i opozitës, Lefter Maliqi akuzon kryeministrin Edi Rama si tradhtar të të gjithë shqiptarëve dhe pazarxhi të trojeve tona.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Maliqi thekson se Rama me pazaret e tij me Vuçiç dhe Beogradin i ka bërë dëmin më të madh të ardhmes së Kosovës.

“Ky pseudo-atdhetar i cili mendoi se me shkëmbim territoresh do merrte bashkarisht me Vuçiçin e tij çmimin Nobel për paqe, u tall me mbledhje të përbashkëta qeverie. Vendosi një taksë e një tra në mes dy shteteve të së njëjtit Komb. Vetëm për një interes personal,kërkoi të lante surratin e tij të ndotur nga tradhtia kundër kombit dhe vulat e PPP-ve të oligarkve, me gjakun e dëshmorve të UÇK-së krenarisë sonë. Nuk mund të shkëmbesh një tokë shqiptare po me një tjetër tokë shqiptare. Zoti e Bekoftë Shqipërinë, Zoti e Bekoftë Kosovën dhe gjithë shqiptarët kudo janë…Poshte tradhetaret”, thotë Maliqi.

Postimi i Maliqit:

Pseudo – atdhetari i shtirur Ramziu… Kur interesi personal të shtyn të bësh pazar me gjakun e të rënëve dhe me troje shqiptare.

Shqipërinë e dua se jam shqipëtar, Kosovën e dua se jam kosovar.Mbasi gërmoi me thonjtë e tij të pa prerë e të pistë, shkoi futi hundën e tij të ndyrë, shkoi e trazoi edhe me mendjen e tij të sëmurë, shkoi e ngatërroi me zemrën e tij te ligë, shkoi e nakatosi me karakterin e tij të fëlliqur e të pabesisë që vetëm ai e ka.

Si rezultat gatoi këtë çorbë të prishur për Kosovën si edhe për të gjithë shqiptarët.. Le ta dijë mirë çdo shqiptar i Kosovës e çdo shqiptar tjetër kudo që jeton e ndodhet se Edi Rama dhe Baton Haxhiu janë tradhëtarët e gjithë shqiptarëve, janë pazarxhinjtë e trojeve tona. Janë ata të cilët me pazaret e tyre me Vuçiçin dhe Beogradin i kanë bërë dëmin më të madhë të ardhmes së Kosovës.

Ky pseudo-atdhetar i cili mendoi se me shkëmbim territoresh do merrte bashkarisht me Vuçiçin e tij çmimin Nobel për paqe, u tall me mbledhje të përbashkëta qeverie. Vendosi një taksë e një tra në mes dy shteteve të së njëjtit Komb. Vetëm për një interes personal,kërkoi të lante surratin e tij të ndotur nga tradhtia kundër kombit dhe vulat e PPP-ve të oligarkve, me gjakun e dëshmorve të UÇK-së krenarisë sonë. Nuk mund të shkëmbesh një tokë shqiptare po me një tjetër tokë shqiptare. Zoti e Bekoftë Shqipërinë, Zoti e Bekoftë Kosovën dhe gjithë shqiptarët kudo janë…Poshte tradhetaret👎.

MË TEPËR

Kryesore1 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore2 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore3 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar3 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar3 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal3 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar4 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix4 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Facebook