Lidhu me ne

Mix

Të mësojmë pak gjermanisht me këngët shqiptare

Të mësojmë pak gjermanisht me këngët shqiptare

Tashmë dihet se ndërthurja e teksteve të këngëve me pak anglisht është një tendencë internacionale.

Por nuk mungon as spanjishtja apo italishtja si pjesë e këngëve.

Normalisht që kjo tendencë është “përqafuar” nga këngëtarët e muzikës shqiptare ndër vite.

Por ajo që po vihet re, viteve të fundit është gjuha gjermane si pjesë e teksteve muzikore.

Të mësojmë pak gjermanisht me këngët shqiptare

E nëse bëjmë një retrospektive ishte Mozzik, ai cili filloi t’i kthente trend frazën “Ich liebe dich” para disa vitesh.

Por nuk u mjaftua me kaq, lidhja me Loredanën, reperen që ishte rritur në Zvicër, influencoi sigurisht që gjermanishtja të dominonte tekstet e tij.

Nga ana tjetër vetë Loredana kishte impaktin e saj në publik me këngë plotësisht në gjermanisht ose me pjesën dominuese të teksit në këtë gjuhë.

Por mesa duket Mozzik dhe Loredana diktuan një trend të ri ne tekstet shqiptare.

Të mësojmë pak gjermanisht me këngët shqiptare

Ardian Bujupi, një tjetër këngëtar i rritur në Gjermani, vend në të cilin ka fituar çmime në kompeticione të ndryshme, nuk nguron që tekstet e tij të kenë gjermanishten.

Edhe pse këngët kryesisht ja servir publikut shqiptar.

Bashkëpunimi me Elvana Gjatën “Meine Liebe”, kënga “Modela” apo edhe shumë këngë të tjera janë të ndërthurura shqip-gjermanisht.

Së fundmi këngëtarja Dhurata Dora publikoi këngën “Fajet” në bashkëpunim më reperin Azet, ku ky i fundit këndon në gjermanisht.

Të mësojmë pak gjermanisht me këngët shqiptare

Ajo që arrijmë të kuptojmë është se gjermanishtja nga një gjuhë e menduar si e vështirë nga shqiptarët dhe jo vetëm, po kthehet në një trend në industrinë muzikore.

Në një sens pakëz komik, le ta konsiderojmë këtë si respekt ndaj shtetit që po iu “hap dyert” emigrantëve.

Epo në ketë mënyrë mësojmë edhe pak gjermanisht

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore3 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike3 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar3 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore3 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar3 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar3 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal3 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar5 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix5 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Facebook