Lidhu me ne

Temporal

Myslimanët nuk mund të zgjedhin rrugë jolegjitime.

gulen

Nga Fethullah Gylen*

Grupet ekstremiste me vetëdije dhe dashakeqësi shkëpusin nga konteksti dhe përdorin burimet themelore të islamit për qëllimet dhe interesate tyre. Ata injorojnë kontekstet historike, gjuhësore, sociale dhe fetare dhe i shfrytëzojnë këto fragmente në kundërshtim me frymën dhe thelbin e vërtetë të fesë islame.

Një aspekt i keqkuptuar dhe keqinterpretuar i traditës islame, me të cilin grupet ekstremiste abuzojnë, janë dispozitat e luftërave vetëmbrojtëse. Kur’ani i Shenjtë është shumë i qartë dhe ndalon në mënyrë kategorike përdorimin e dhunës. Në dispozitat që përcaktojnë dhe rregullojnë sjelljet në rastet e luftërave vetëmbrojtëse, Kur’ani dhe Tradita Profetike janë shumë të qartë dhe kërkojnë shmangien e konflikteve të armatosura dhe, kur kjo është e pamundur, ata kërkojnë nga besimtarët që të minimizojnë humbjet e jetëve të njerëzve si dhe të rikuperojnë dëmet e mundshme të marrëdhënieve njerëzore që shkaktohen nga konfliktet e armatosura të pashmangshme.

Megjithatë, ne nuk mund të shmangim përgjegjësitë tona, vetëm duke deklaruar se grupet e dhunshme ekstremiste nuk kanë lidhje me islamin e vërtetë ose duke u shprehur se këto grupe janë të manipuluar nga individë apo grupe të tjera jo-myslimane. Në fund të fundit, këto grupe rekrutojnë individë nga radhët e komuniteteve tona dhe abuzojnë duke nxjerrë jashtë kontekstit burimet dhe referencat e fesë islame. Vuajtjet dhe dhuna e ushtruar ndaj myslimanëve nga fuqitë koloniale në të kaluarën, ose praktikat shtypëse të qeverive aktuale, asesi nuk mund të justifikojnë dështimin për të dënuar me force aktet barbare të grupeve ekstremiste. Myslimanët, edhe nëse ndërmarrin veprime që kanë për qëllim të ndalojnë dhunën dhe padrejtësitë, asesi nuk mund të zgjedhin rrugë jolegjitime siç është vrasja e civilëve të pafajshëm.

Në kohët moderne, myslimanët nuk kanë reaguar siç duhet ndaj koncepteve të demokracisë dhe shtetit laik dhe kjo ka ndodhur për  shkaqe që lidhen me mangësitënë shpjegimin e koncepteve dhe paqartësive të terminologjisë së gjuhëve të tjera. Nëse themelet kryesore të koncepteve të demokracisë i shërbejnë garantimit të diversitetit të shoqërisë, gjithëpërfshirjes, mbështetjes së të drejtës dhe sundimit të ligjit, si dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, atëherë nuk mund të pretendojmë që ato bien ndesh me parimet dhe vlerat e islamit.

Së fundmi, është jashtëzakonisht shumë e rëndësishme që myslimanët të ftohen dhe të jenë pjesë e tryezave ku diskutohen zgjidhjet për problemin e ekstremizmit të dhunshëm. Një gjë e tillë është shumë e vështirë në kushtet kur në ditët e sotme ndaj myslimanëve mbizotëron një atmosferë frike dhe dyshimi. Megjithatë, pavarësisht vështirësive, ky është një mision absolutisht shumë i rëndësishëm për të garantuar një marrëdhënie të shëndetshme për brezat e ardhshëm.

Në kushtet e globalizimit, është shumë e rëndësishme që qytetarët jomyslimanë të kuptojnë që është e pamundur që të shpëtojmë nga kërcënimi i ekstremizmit të dhunshëm të grupeve të tilla si ISIS, Boko Haram, apo Al-Kaeda, pa angazhimin pozitiv të myslimanëve të vërtetë. Të gjithë bashkarisht duhet të kontribuojmë për izolimin e grupeve që nxisin urrejtje dhe fanatikëve që nxisin frikë. Myslimanët nuk duhet të mbahen larg shoqërive dhe qeverive të tyre.

Kjo konferencë, duke mbledhur së bashku përfaqësues shumë të rëndësishëm nga të dyja palët, (myslimanët dhe jo myslimanët), ka për qëllim që të përgatisë terrenin e një dialogu të domosdoshëm, ndonëse të vonuar në kohë. Shpresoj dhe lutem që idetë dhe konkluzionet e këtij simpoziumi, aktivitetet e mëvonshme dhe nismat që do të ndërmerren në të ardhmen për implementimin e këtyre konkluzioneve, do të ndihmojnë për të çuar përpara kauzën e paqes dhe harmonisë sociale, jo vetëm në Belgjikë, por dhe në Europë dhe më gjerë… në të gjithë botën.

*Fjala në Konferencën Ndërkombëtare me temë: “Qëndrimi Islam dhe përgjegjësitë e myslimanëve kundrejt ekstremizmit të dhunshëm”, mbajtur në Bruksel në datat 15 dhe 16 mars 2016. Neësbomb.al e sjell në vëmendje pas sulmeve terroriste në Bruksel

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix5 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix5 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix5 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix5 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix5 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix5 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix5 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix5 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix5 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix5 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook