Lidhu me ne

Kryesore

Shqiptarët kërkojnë para borxh për të shlyer borxhet

Situata e vështirë e krijuar në ekonomi nga Covid-19 ka bërë që individët, jo vetëm të ulin kërkesën për kredi për blerje shtëpie dhe mallra konsumatorë, por edhe të vihen në vështirësi për të paguar detyrimet që ata kanë, duke u detyruar të marrin borxh për të paguar borxhet .

Në tabelat e Vrojtimit të fundit të Aktivitetit Kreditues, të publikuar nga banka e Shqipërisë, ka një rritje të ndjeshme të nevojës për rifinancimin e borxhit, i cili është i vetmi që ka një balancë pozitive prej 16.1 për tremujorin e dytë të vitit. Sipas Bankës, Vlera pozitive tregon se ky faktor, në rastin konkret rifinancimi i borxhit, ka ndikuar në rritjen e kërkesës për kredi. Ky është tremujori i parë, që ky faktor është në një rritje kaq të shpejtë, që kur Banka e Shqipërisë publikon këtë tregues.

Në të kundërt, nevoja për financim për konsum dhe për blerje banese ka shënuar një rënie të fortë, duke shënuar nivelet më të ulëta historike, që prej tremujorit të parë 2009, kur Banka e Shqipërisë raporton të dhënat.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë bëjnë të ditur se nevoja për financim për blerje shtëpie shënoi një balancë negative prej -41.6 pikë në tremujorin e parë dhe -15.4 në të dytin, rezultatet më negative që kur raportohen të dhënat, nga viti 2009. Rënia e fortë në tremujorin e parë është e lidhur edhe me situatën e krijuar nga tërmeti i 26 nëntorit që u shoqërua me frikë dhe pasiguri. Individët kanë ndjesi negative edhe për zhvillimet aktuale dhe të pritura në tregun e banesave, përfshirë çmimet, në tremujorin e parë dhe të dytë, me balanca negative përkatësisht -18.3 dhe -25.9.

Individët nuk mendojnë as të marrin hua për blerje konsumi. Balanca e nevojave për financim për konsum ishte negative si në tremujorin e parë ashtu dhe të dytin, me përkatësisht -36.7 dhe -21.7. këto janë nivelet me negative historike, që ku ka filluar matja e indeksit në vitin 2009.

Vrojtimi tregon se ka një përkeqësim të ndjeshëm të aftësisë paguese të individëve, në tremujorin e parë dhe të dytë të këtij viti, ku balanca negative është përkatësisht me -17.2 dhe -43.7%, nga rreth zero që ishte në vitin 2019, duke shënuar nivelin m ëtë ulët që nga viti 2009.

Mbyllja e ekonomisë për gati tre muaj, me qëllim frenimin e përhapjes së koronavirusit vlerësohet të ketë dhënë efekt të fortë në ekonomi. Qeveria pret që rënia këtë vit të jetë 4.3%, ndërsa pritshmëritë e institucioneve financiare variojnë nga -5% për FMN dhe Bankën Botërore, deri në -9% nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH)./ Monitor

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar1 ditë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore1 ditë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore2 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar2 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix2 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix2 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix2 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix2 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix2 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook