Lidhu me ne

Aktualitet

Beteja e re, me emrat e vjetër

Zbulimi i emrave të drejtuesve “të rinj” politikë të PS-së në qarqe duket si një kthim pas në kohë. Në mbledhjen e grupit parlamentar të zhvilluar në një resort në dalje të Elbasanit, u mësuan ata që Rama kishte vendosur në krye të 12 qarqeve si “kokat” e organizimit dhe strategjisë së fushatës së zgjedhjeve të reja. Ajo që nuk ka surprizuar është fakti se Rama u ka besuar zgjedhjet e ardhshme “gardës së vjetër” në Partinë Socialiste, sa duket si një rikthim në qeverinë “Rama 1” që mori detyrën në 2013-ën.

Në Shkodër rikthehet Ilir Beqaj, ministër i shëndetësisë në qeverinë e parë të Ramës. E ka drejtuar Shkodrën edhe herë të tjera, por zëvendësit e tij nuk kanë qenë jetëgjatë. Për pak kohë ka qenë Ditmir Bushati ndërsa Valdrin Pjetri më parë iku sesa erdhi në këtë detyrë për arsye që dihen.

Në Lezhë shkon sërish Lindita Nikolla, ministre e Arsimit në “Rama 1”. Nën zë në korridoret e PS flitet se ka pasur një lobim të fortë të ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj për të marrë “frerët” e këtij qarku, por përplasja e pak kohëve më parë me kryebashkiakun Pjerin Ndreu duket se nuk ka lënë shije të mirë te Rama.

Në Tiranë Erion Veliaj, ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë në 2013-ën. Do të ndihmohet edhe nga Elisa Spiropali që në atë kohë prezantohej nga Rama si drejtore e Doganave që do të bënte “natën – ditë”.

Në Durrës, qarkun do ta drejtojë vetë Edi Rama ku edhe pritet të vendosë emrin si kandidat për deputet. Rama braktisi Vlorën si taktikë elektorale për shkak të tërmetit të 26 nëntorit duke vënë rindërtimin si strategji për të bindur durrsakët që ta votojnë.

Në Korçë mbetet Niko Peleshi, ish-zv. Kryeministër në qeverinë e parë të Edi Ramës. Më pas iu dha ministria e Bujqësisë.

Në Vlorë shkon një tjetër emër i njohur për qarkun. Damian Gjiknuri, Ministër i Energjisë dhe Industrisë në kabinetin e parë të PS-LSI-së të 2013-ës. Gjiknuri është një nga të besuarit e Ramës për çështje elektorale të cilit Rama i ka besuar edhe zona të tjera si Dibra. Historitë e atyre zgjedhjeve dhe “tërmetin” e shkaktuar aty e dinë tashmë të gjithë.

Gjirokastrën e merr Bledi Çuçi. Jo të gjithë e mbajnë mend, por në qeverinë e parë të Ramës ai ishte ministër shteti për çështjet vendore.

Në Fier mbetet sërish Gramoz Ruçi që me rikthimin e socialistëve në pushtet kishte detyrën e kreut të grupit parlamentar të PS. Dibra i është besuar ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, Elbasani –Taulant Ballës ndërsa Kukësi – Safet Gjicit. Të vetmit që nuk kanë qenë ministra në 2013-ën, por që kanë mbajtur detyra të rëndësishme të socialistëve në 2 mandate.

Edi Ramës nuk i mbetej gjë tjetër veçse ti jepte edhe Saimir Tahirit një detyrë për zgjedhjet e ardhshme në mënyrë që të plotësohej fotografia e qeverisë së tij të parë …edhe 8 vjet më pas.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix1 javë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 javë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 javë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 javë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 javë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 javë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 javë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 javë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 javë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 javë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook