Lidhu me ne

Kryesore

Fushata e Ramës një kopje e zbehtë e 2017

Nëse fjalimi i gjatë që mbajti sot tek kodrat e liqenit është prologu i fushatës  elektorale të Ramës socialistët kanë arsye vërtet të jënë të shqetësuar. Sepse ai nuk qe asgjë më shumë sesa një kopje e keqe e asaj që kryeministri bëri katër vite më parë në zgjedhjet e verës 2017.

Dhe kjo jo vetëm se sërish këtë herë bëri çështë e mundur për të ndryshuar ligjin dhe kushtetutën për të mos lejuar një koalicion kundër tij si në zgjedhjet e kaluara. Por edhe në tezat që po përdor Rama nuk arriti të sjellë asnjë risi.

Së pari kryeministri argumentoi se partia socialiste është unike e pangjashme dhe e pakrahasueshme me asnjë parti tjetër e prandaj ajo nuk do të bëjë koalicion me asnjërën prej tyre. Rama përsëriti sërish parrulllën lejfeniste se rilindja do të jetë në koalicion me shumicën e popullit dhe prandaj do të korrë një fitore të paparë në zgjedhje.

Përsëritja e dytë ishte lufta kundër LSI-së. Njësoj si në 2017 ish aleatja me të cilën qeverisi për katër vite u krahasua me tumor që ha partitë e mëdha si një metastazë që ritet brenda trupit të shëndetshëm për ta vdekur atë, me një organizëm që nuk mendon për shtetndërtim por vetëm për interesat e saj. Por në këtë hedhje faji të pakuptimtë ndaj LSI-së e cilia, ndryshe nga mandati i parë tani ka katër vite në opozitë, madje gjysmën e tyre edhe jashtë parlamentit kryeministri do ta ketë shumë të vështirë të bindë njerëzit se gjërat në vend nuk kanë shkuar mirë për faj të Ilirit dhe Monikës. Plus që në këtë fushatë kundër tyre socialistët duhet të bëjnë një bilanc: në të keqen e tyre kur kanë arritur të kenë ndonjë rezultat gjatë qeverisjes së parë me koalicion, apo gjatë kësaj të dytës me tepsi në dorë.

Përsëritja e tretë është diversioni bajat, që e përsërisini edhe banakistët e rekrutuar nga rilindja nëpër studio, ai për të bërë diversion se protagonizmi i Ilir Metës po i bën hije djalit të mirë Lulzim Basha edhe kjo është një tezë e bërë telef, që nëse ka pasur ndikim për ti ulur ndonjë votë opozitës e ka arritur që katër vite më parë.

Së fundi edhe përpjekja e lodhur për ta kthyer politikën në gallatë është një film i stërparë. Krahasimi i Monikës me faturino, Ilirit me personazhin e Boratit, Saliun me skapamento dhe Lulin me djalin e mirë që s’di kujt tia prishë e kujt ti’a ndreqë janë aq të lodhura sa nuk përbëjnë më çudi.

Kështu që nëse pas një katërvjeçari pa bilanc, Rama nuk do të jetë në gjendje që edhe nga pikpamja e komunikimit të arrijë të shpikë diçka të re, atë e presin ditë të vështira deri në zgjedhje.

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix2 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix2 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix2 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix2 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook