Lidhu me ne

Mix

Këta dokumentarë mund t’ju bëjnë të ndiheni më inteligjentë

Herë pas here të gjithë e kalojmë kohën e lirë duke parë seriale të ndryshme televizive. Dhe ndërsa disa mund ta konsiderojnë si një aktivitet mjaft të pakuptimtë, jemi të sigurt që ka shumë shfaqje të mira televizive nga të cilat mund të mësosh gjëra të dobishme dhe interesante. Dokumentarët e mëposhtëm, mund t’ju bëjnë të ndiheni më inteligjentë pasi zbulojnë shumë sekrete në lidhje me botën e madhe dhe misterioze në të cilën jetojmë.

The Brain: A Secret History (2010)

Ky doku-serial i BBC, zbulon shumë sekrete që ndodhen pas veprimtarisë së trurit tonë. Ju do të zbuloni pse ne kryejmë veprime të veçanta në situata të caktuara, çfarë na shtyn vërtet dhe si funksionon vetëdija jonë. Do të mësoni nëse vërtet mund t’i kontrollojmë mendimet dhe si të ndikojmë në sjelljen dhe mënyrën e të menduarit të njerëzve të tjerë.

Simon Schama’s Power of Art (2006)

Power of Art është me 8 episode, krijuar nga Simon Schama, një historian britanik i artit. Secili prej episodeve i kushtohet biografisë së një artisti dhe kryeveprave të tij të shkëlqyera. Nuk është si një turne i mërzitshëm në muze –të gjitha episodet janë shumë joshëse dhe realiste. Një shfaqje tepër informuese televizive që duhet patjetër të shihet nga studentët e artit.

Through the Wormhole (2010- )

Ata thonë se të kesh Morgan Freeman si drejtues të emisionit është një sukses i garantuar. Çdo episod është një lloj udhëtimi nëpër Universin tonë në kërkim të përgjigjeve për vetë çështjet më themelore të ekzistencës dhe për pyetjet që kanë hutuar gjithmonë njerëzimin. Një numër i madh i intervistave, teorive dhe eksperimenteve që kundërshtojnë teoritë e Ajnshtajnit patjetër që do të tërheqin vëmendjen tuaj që nga fillimi.

Into the Universe with Stephen Hawking (2010-  )

Kur bëhet fjalë për Universin dhe kozmologjinë, nuk mund të injorohet mendimi ekspert i Stephen Hawking, i cili zbulon misteret e ndryshme të Universit, ndan njohuritë e tij mbi ekzistencën e jetës jashtëtokësore dhe gjithashtu jep disa të dhëna se si dikush mund të përfitojë nga koha dhe hapësira. Edhe nëse nuk keni qenë kurrë i interesuar në astronomi, pasi të shikoni serialin patjetër që do të dashuroheni me Universin dhe ndoshta do të ndjeni një etje më të thellë për njohuri. Është më mirë të shikosh serialin në gjuhën e tij origjinale, sepse u tregua nga vetë Stephen Hawking dhe aktori i madh Benedict Cumberbatch.

Lost Worlds (2006-2007)

Lost Worlds është një serial i shkëlqyer, dokumentar televiziv rreth mistereve të historisë botërore, përfshirë Egjiptin e lashtë, bunkerët sekretë bërthamorë të viteve 1950, tempuj të mahnitshëm dhe qytetërime që janë zhdukur plotësisht. Një ide e mrekullueshme për të kaluar mbrëmjen e kësaj të shtune.

Black Mirror (2011-)

Dhe i fundit, por jo më pak i rëndësishmi . Do t’ju bëjë të shikoni më thellë teknologjitë moderne në përgjithësi dhe ngjarjet që mund të na çojnë ose na kanë çuar tashmë te ‘Black Mirror’. Është e pranishme në çdo shtëpi, në çdo tryezë, në çdo dorë. Një ‘black mirror është një ekran Tv, ekran kompjuteri ose telefoni juaj i çmuar. Një distopi shumë e zgjuar dhe provokuese e shekullit 21. Shumë e rekomanduar!

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar16 orë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore16 orë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore2 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar2 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix2 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix2 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix2 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix2 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix2 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook