Lidhu me ne

Temporal

Pushteti për njerëzit dhe jo njerëzit për pushtetin

Pushteti për njerëzit dhe jo njerëzit për pushtetin

Në përpjekjen për të rivendosur raporte të reja dhe të pavulgarizuara nga historia jonë mbytëse me slogane të pavlefshme për ne është koha të fillojmë për të diskutuar dhe menduar mbi udhëheqjen dinjitoze në vend dhe udhëheqjen e respektuar në skenën rajonale.

Politika e brendshme dhe ajo jashtë vendit janë thellësisht të lidhura. Pikërisht koha duhet të na vërë në një diskutim mbarëpopullor për të diskutuar dhe vepruar me reagime të gjithsecilit për të rinovuar demokracinë dhe prioritetet tona, për të mbrojtur të ardhmen tonë ekonomike, për të adresuar sfidat më urgjente që naivisht i lëmë në vendimarrjen e udhëheqësve që kanë konsumuar karizmën e tyre përtej ambientit ku jetojnë.

Në një stad të ri të fillimvitit 2021 ne duhet, që të udhëhiqemi nga shembulli dhe jeta jonë personale në funksion të vendit dhe jo nga pushteti që krijon shembuj jashtë të përditshmes për të na tërhequr vëmendjen nga fuqia e shembullit tonë personal.

Për të përmbushur sfidat tona të përbashkëta (me të cilat askush nuk mund të përballet i vetëm dhe për vete), duke filluar nga kërkesat për nevojat e përditshme për edukim cilësor dhe shërbim shëndetësor e deri te ato shpirtërore, duhet ti vlerësojmë me shembullin e pushtetit për njerëzit dhe jo të njerëzve për pushtet. Nevojitet të fillojmë ti kërkojmë brenda perimetrit që na rrethon për respektimin e parimeve themelore demokratike.

Demokracia është pema që prodhon ende pak vlera brenda shoqërisë sonë.

Demokracia ende nuk është kthyer në burimin e fuqisë dhe ripërtëritjes sonë si shoqëri dhe popull. Me këtë bindje natyrisht që nuk mundet të zgjerohet dhe do të zgjasë edhe më tej forcimi dhe amplifikimi i lidershipit tonë për të na mbajtur të sigurt dhe të bindur në vlerat që zotërojmë. Në fakt nuk mjafton vetëm motori i zgjuarsisë sonë që të arrihet prosperiteti ekonomik. Kjo është padyshim vlerë shumë e madhe. Por, në përballjen se kush jemi, si e shohim botën ne dhe si na sheh neve bota është ende një aftësi e pazotëruar në grup për të qenë një forcë për përparimin e vendit dhe për të mobilizuar veprime kolektive për të mirën e përbashkët.

Drejtuesit shqiptarë duhet të marrin shembull nga ajo që tha Biden para pak ditësh, por edhe Klinton e të tjerë. Udhëheqësit duhet të drejtojnë jo vetëm me shembullin e fuqisë së lidershipit, por më së shumti me fuqinë e shembullit.

Nëse secili nga drejtuesit që do të vijnë do të vendosin si garanci jetën e tyre për këtë vend, neve mund të themi se kemi fituar shansin për të jetuar një jetë të sigurt, të shëndetshme dhe produktive.

Ata, drejtuesit e vendit duhet të sillen ashtu si janë, pra me fuqinë e shembullit nga jeta e tyre dhe e familjes politike e përditshme, pa na kërkuar të na imponojnë përditë pranimin e shembujve sesa të fuqishëm janë dhe sa shumë pushtet kanë në dorë. Fatkeqësisht deri më sot ka diktuar pikërisht demonstrimi i shembullit të fuqisë së pushtetit, pa na llogaritur si individë me shembujt tanë që përbëjnë shembullin e pushtetit.

Vendi dhe jeta jonë nuk organizohen dot vetë. Braktisja e vlerave tona më të thella morale dhe tradicionale nuk bën asnjë vlerë të shtuar në drejtim të rritjes së sigurisë për të tashmen dhe garantimit të të ardhmes.

Drejtuesit tanë, nëse mbështeten nga qëllime të qarta dhe strategji të shëndosha do të kthehen në të nevojshëm për të adresuar në mënyrë efektive sfidat përcaktuese të kohës sonë. Në mënyrë që të na udhëheqin përsëri, ata duhet të rivendosin kredibilitetin dhe ndikimin moral te votuesit e tyre. Nga dita e parë e deri në ditën e fundit të qeverisjes, ata duhet përsëri të na japin arsye të forta për t’i besuar dhe respektuar fjalës së tyre.

Forca në rritje e fuqisë autokratike anembanë dhe përpjekjet për të përçarë dhe manipuluar demokracinë tashmë janë kërcënime unike për kohën tonë, përfshirë kërcënimin e ripërtërirë të ngjalljes së nacionalizmave, migrimin masiv, ndikimin përçarës të teknologjive të reja dhe ndryshimin e mentaliteteve të brezave.

Përdorimi i gjuhës së forcës dhe konfliktit ndërpartiak duhet të jetë fjala e fundit dhe jo e para në respekt të mbrojtjes së interesave tona jetësore.

Qëndrimi i ngulitur në konflikte të padëshirueshme për asnjë nga ne votuesit e boshatis aftësinë tonë për të besuar dhe për tu interesuar për çështje të tjera që kërkojnë vëmendjen tonë, dhe kjo na ndalon të rindërtojmë instrumentet e tjerë të fuqisë së shembujve të një jetese demokratike.

Ndryshe nga gjithë këto vite, ku udhëheësit tanë kanë minuar sistematikisht nocionet e demokracisë liberale dhe rregullat themelore të shtetit të së drejtës, ne duhet të sigurohemi që të mos i dëgjojmë më nëse vijojnë në këtë qasje, ku edhe pse ne u flasim dhe u kërkojmë sqarime, ata dëgjojnë vetëm veten gjatë gjithë kohës duke kufizuar mundësinë e kontrollit të fakteve në kohë reale.

Ndërsa mbështeten në fuqinë e propagandës së tyre ne duhet të mbështetemi në fuqinë e shkencës, integritetit dhe fakteve duke propaganduar të vërtetën përballë gënjeshtrave.

E vërteta e parë është se ende qeveritë tona nuk na shërbejnë përmes shembujve të të vërtetës dhe shpresës për të ardhme më të mirë.

Publikuar nga Altax.

Adresa juaj e emailit nuk

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix6 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix6 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix6 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix6 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix6 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix6 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix7 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix7 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix7 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix7 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook