Lidhu me ne

Kryesore

7 vite pa Sokol Olldashin – jeta e politikanit që u ndërpre nga aksidenti tragjik

Si sot 7 vite më parë, u nda nga jeta në një aksident tragjik në fshatin Ibë, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Sokol Olldashi, teksa po udhëtonte me makinën e tij nga Elbasani drejt Tiranës.

Olldashi një nga figurat më të shquara të PD, humbi jetën më datë 20 nëntor 2013, pas një aksidenti që i ndërpreu jetën dhe karrierën politike.

Ai ka qenë një ndër studentët e ngjarjeve të Dhjetorit ’90 dhe katër herë deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Karrierën e tij e nisi si gazetar dhe kreyeredaktor i gazetës “Albania”. Ndërsa më pas, në vitin 2001 zgjidhet për herë të parë deputet në Kuvendin e Shqipërisë për të nisur një cikël të ri në jetën e tij, atë të politikës.

Po fati nuk deshi që jeta e tij politike të ishte e gjatë. Në korrik të vitit 2013, pas humbjes së zgjedhjeve elektorale nga Partia Demokratike dhe dorëheqjes së Sali Berishës nga posti i kryetarit të Partisë, ai kandidon për kryetar partie, përballë Lulzim Bashës, nuk arriti të fitojë.

Në Kuvendin e Shqipërisë, Sokol Olldashi ishte ndër zërat më të zjarrtë të politikës në përballjen me mazhorancën e re të kryeministrit Edi Rama.

20 nëntori i 2013-ës ishte ditë zie jo vetëm për të djathtën, por për të gjithë politikën në tërësi, pasi do t’i mungonte një zë potent i saj.

Jeta dhe karriera
Sokol Olldashi u lind më 17 dhjetor 1972 në Durrës, ishte deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë dhe Ministër i Punëve Publike dhe Transportit në qeverinë shqiptare nga viti 2009 deri në vitin 2013.

Shkollimin e mesëm e kreu në vendlindje, Durrës, ndërsa studimet e larta për drejtësi i kreu më 1995 dhe në vitin 2004 Kolegjin e Mbrojtjes, pranë Komandës së Doktrinave. Që nga koha e studimeve fillon të punojë si gazetar në Albania, Rilindja Demokratike, Agjencinë Telegrafike Shqiptare dhe bëhet kryeredaktor i televizionit ATN, pastaj zgjidhet në krye të Forumit Rinor të Partisë Demokratike dhe, në vitin 2001, zgjidhet deputet në Parlament.

Në vitin 2005 i ngarkohet detyra e Ministrit të Rendit, të cilën e dorëzoi për t’u kandiduar në postin e kryetarit të Bashkisë Tiranë më 2007. Pas humbjes, nga viti 2007, mbajti postin e Ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit në qeverinë e Shqipërisë.

20 nëntori, mbrëmja me shi
Ishte një mbrëmje me furtunë dhe shtrëngata shiu. Sokol Olldashi po kthehej nga Elbasani, por pak km larg Tiranës, do të ndodhte ajo që i shtangu të gjithë. Lagështia në rrugë, mungesa e fushëpamjes për shkak të reshjeve intensive dhe mjegullës bën që automjeti tip “Benz” të dalë nga rruga në kthesë dhe të përfundojë disa metra në rrëpirë, pranë fshatit Ibë. Ish-deputeti dhe ish-ministri gjeti vdekjen e menjëhershme. Ndërsa lajmi i zi u përhap menjëherë duke tronditur familjen e tij dhe lënë pa fjalë miqtë, të afërmit dhe bashkëpunëtorët.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore2 ditë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore3 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar3 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix3 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix3 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix3 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix3 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix3 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook