Lidhu me ne

Aktualitet

Cila janë 5 vaksinat kryesore kundër Covid-19, që pritet të shpërndahen brenda disa javësh

Në një vit tepër të zymtë për gjithë botën, javët e fundit kanë sjellë me vete disa lajme të mira. Rezultatet pozitive të testeve klinike nga disa vaksina kandidate, nënkuptojnë që ndërsa pandemia nuk ka mbaruar ende, tani është të paktën e mundur që të shohim dritë në fund të tunelit drejt rikthimit në një lloj normaliteti relativ. Ja çfarë duhet të dini mbi 5 vaksinat kryesore, që mund t’i japin fund pandemisë së koronavirusit në pjesën më të madhe të botës.

Oxford-AstraZeneca

Më 19 nëntor, Universiteti i Oksfordit publikoi gjetjet e Fazës II dhe III për një vaksinë kundër Covid-19. Kombinimi i rezultateve nga dy regjime të ndryshme dozimi, kishte një efektivitet mesatar prej 70.4 për qind, e cila ndahet në 90 për qind në një regjim dozimi dhe 62 për qind në tjetrin.

Vaksina e Oksfordit është një adenovirus i ndryshuar gjenetikisht, që zakonisht shkakton të ftohurën e zakonshme tek shimpanzetë. Kur vaksina hyn në trup, ajo përdor kodin gjenetik për të prodhuar proteinën që gjendet në sipërfaqen e koronavirusit, duke shkaktuar një përgjigje që e përgatit sistemin imunitar të luftojë koronavirusin në rast se infektohet.

Nga 3 vaksinat krysore– Oxford-AstraZeneca, Moderna dhe Pfizer / BioNTech – Oxford- AstraZeneca është aktualisht më e lira për t’u prodhuar dhe më e rëndësishmja, mund të ruhet në një temperaturë standarde midis 2-8 gradë Celsius në frigoriferë që gjenden në shumicën e qendrave shëndetësore dhe spitaleve të botës.

Moderna

Më 16 nëntor, kompania amerikane publikoi të dhëna mbi vaksinën e saj kandidate kundër Covid-19. Për testin e Fazës III, ajo rekrutoi 30.000 vullnetarë në të gjithë SHBA-në. Analiza e 95 rasteve të para me Covid-19 të zbuluara tek pjesëmarrësit, zbuloi se 90 ishin vërejtur në grupin e kontrollit, dhe vetëm pesë në grupin që mori vaksinën e vërtetë. Bazuar në ato të dhëna, ajo tregoi një efikasitet prej 94.5 për qind. Ndryshe nga vaksina e Oxford-AstraZeneca, Moderna bazohet tek acidi ribonukleik (ARN), një molekulë e ngjashme me ADN që gjenerohet natyrshëm nga trupat tanë.

Vaksinat të tilla funksionojnë duke prezantuar fillimisht një sekuencë mARN, një molekulë mesatare që përmban kodin që qeliza të prodhojnë proteina të caktuara. Qelizat e përdorin këtë informacion gjenetik për të prodhuar një pjesë të virusit që shkakton Covid-19, i cili nga ana tjetër stimulon një përgjigje imune. Moderna po synon të prodhojë 50 milion doza deri në fund të vitit. Në varësi të sasisë së porositur, çmimi i saj mund të jetë midis 25 dhe 37 dollarë për dozë.

Pfizer/BioNTech

Dy kompanitë, ishin të parat që njoftuan një vaksinë të mundshme për Covid-19, pas testeve të Fazës III. Ato shqyrtuan 94 raste të koronavirusit midis 43.000 pjesëmarrësve në provë. Të 94 pjesëmarrësit morën 2 doza ose të një vaksine ose të një placeboje (një vaksine të rreme). Shtatë ditë pas dozës së dytë, Pfizer zbuloi se vaksina ishte më shumë se 90 për qind efektive. Pfizer njoftoi më pas për një efikasitet prej 95 për qind duke filluar nga dita e 28-të pas dozës së parë. Ngjashëm me Moderna, vaksina e Pfizer është e bazuar në mARN dhe funksionon e mirë tek njerëzit e moshuar, që janë edhe më të rrezikuarit nga Covid-19. Problemi më madhor është se kjo vaksinë duhet të ruhet në një temperaturë ngrirje prej -70 gradë Celsius.

CanSino Biologics

E quajtur Ad5-nCoV, vaksina anti-Covid e zhvilluar nga kompania kineze CanSino Biologics, ishte e para që mori miratimin për t’u përdorur tek njerëzit që më 25 qershor. Shkalla e efektivitetit të saj mbetet e panjohur, pasi prodhuesit kinezë të vaksinave nuk kanë bërë ende publike të dhëna nga testet e tyre të Fazës III.

Ndërkohë kjo vaksinë po shitet në tregun e zi për 91 dollarë doza, një çmim i përballueshëm vetëm nga një pakicë e kinezëve të shtresës së mesme. Kompania shpreson të prodhojë mbi 1 miliard doza deri në fundin e vitit të ardhshëm.

Qendra Gamaleya

Vaksina ruse kundër Covid-19 është Gam-COVID-Vac, ose “Sputnik V” siç është pagëzuar nga qeveria. Zhvilluesja e vaksinës, Qendra Shtetërore Ruse Gamaleya, përdori një qasje të ngjashme me Oksfordin në krijimin e “Sputnik V”, por në vend që të përdorë vektorët e adenovirusit të shimpanzetë, ai bazohet në dy vektorë njerëzorë të adenovirusit.

Kohët e fundit, Rusia ka kërkuar leje nga Organizata Botërore të Shëndetësisë për të shpërndarë vaksinën e saj në nivel global. Nëse është e suksesshme, 200 milion doza të “Sputnik V” do të shpërndahen në Brazil, Meksikë dhe Indi. Por kjo vaksinë ka krijuar shqetësimin e ekspertëve lidhur me efikasitetin e saj, edhe pse rusët raportojnë për një efikasitet 95 për qind të vaksinës, dhe se çdo dozë do të kushtojë vetëm 10 dollarë për tregjet ndërkombëtare.

MË TEPËR

Mix1 javë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 javë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 javë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 javë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 javë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 javë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 javë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 javë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 javë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 javë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook