Lidhu me ne

Aktualitet

Si manipuloi policia me deklaratat zyrtare për vrasjen e Klodian Rashës

Viktima Klodian Rasha (majtas), punonjësi i policisë Nevaldo Hajdaraj (djathtas)

Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha në orët e para të 8 dhjetorit në lagje të tij nga një punonjës policie, ngriti qindra njerëz të protestojnë dy ditët e fundit para Ministrisë së Brendshme dhe Kryeministrisë, në rrugë të tjera të Tiranës e madje edhe në qytete si Shkodra, Durrësi e Korça.

Ishin këto protesta dhe kjo ngjarje e shëmtuar, që detyruan ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj të jepte dorëheqjen.

Por çfarë ka ndodhur atë natë, kur 25-vjeçari humbi jetën?

Në media flitet shumë, por të dhënat zyrtare janë shumë të pakta. Dhe policia duket se ka luajtur me deklaratat e saj zyrtare, duke e lënë të dyshimtë dhe sjelljen e Klodian Rashës atë natë dhe duke e mbrojtur me fanatizëm identitetin e policit (Nevaldo Hajdaraj) që qëlloi dy herë ndaj të riut që kishte shkelur aktin normativ duke dalë pas orës 22:00 jashtë.

“25-vjeçari me armë, rruga e pandriçuar”

Në njoftimin e parë të policisë më 8 dhjetor, thuhej se kishte dyshime që Klodian Rasha kishte armë dhe theksohej mungesa e ndriçimit në rrugë që kishte bërë efektivin e policisë të ndihej i rrezikuar.

“Me datë 08.12.2020, rreth orës 01:45, sherbimet e Policisë gjatë patrullimit në rrugën “Dritan Hoxha”, kanë konstatuar një shtetas i cili kryente veprime të dyshimta.

Punonjësit e Policisë i kanë bërë thirrje të ndalonte por personi nuk i është bindur urdhërit të Policisë për të ndaluar.

Edhe pas thirrjeve të vazhdueshme të bëra nga ana e Punonjësit të Policisë për të ndaluar përsëri nuk ka ndaluar dhe është larguar me vrap duke i drejtuar punonjësit të policisë një send të fortë në dukje armë zjarri.

I gjendur në këto kushte dhe në mungesë të ndriçimit të plotë punonjësi i policisë ka qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi K.R., 25 vjeç i cili ka humbur jeten në spital.”- shprehej policia. Mirëpo fqinjët e kanë mohuar për mediet që në rrugë të ketë patur mungesë ndriçimi.

Policia “gjeti armën”

Në një njoftim të dytë, thuhej se ishte gjetur arma që dyshohej që kishte patur djali i ri, por nuk sqarohej se ku ishte gjetur kjo armë. E ndërkohë që identiteti i policit që vrau një qytetar, disa media nxituan për të publikuar “të shkuarën kriminale” të djalit 25-vjeçar. Në fillim thuhej se ai kishte qenë i dënuar më parë, më pas se kishte patur probleme me policinë, e në fund që kishte bërë sherre me shokë.

Sipas policisë, pas kontrolleve në vendin e ngjarjes u gjet dhe u sekuestrua pistoleta që dyshohej se mbante i riu: “Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga Grupi i Posaçëm Hetimor i përbërë nga SHÇBA dhe Policia nën drejtimin e Prokurorit gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe zonës përreth u bë e mundur gjetja e armës së zjarrit që dyshohet se i përkiste shtetasit K.R, i cili nuk iu bind urdhërit të Punonjësit të Policisë për të ndaluar.”

“Arma u gjet në një nga rrugicat”

Por një njoftim i tretë, këtë radhë nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Aneksat konfirmohet se efektivi i policisë nuk ka qenë në kushtet e përdorimit të armës.

Po kështu, thuhet se në një nga rrugicat ku kishte kaluar më herët 25-vjeçari është gjetur një armë zjarri tip pistoletë, që sipas SHÇBA-së dyshohet se i përket viktimës.

“Nga grupi hetimor, gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes është sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, e gjetur në një nga rrugicat ku ka kaluar viktima gjatë ndjekjes nga punonjësit e Policisë.

Nga hetimet paraprake është konkluduar se dyshohet se veprimet e punonjësit të Policisë N.H., bien në kundërshim me procedurat standarde të përdorimit të armëve të zjarrit. Ai nuk ka qenë në kushtet e përcaktuara në ligjin për përdorimin e armës së zjarrit, duke kapërcyer kufijtë e mbrojtjes së nevojshme.”– thotë SHÇBA.

Pra në një nga rrugicat ku ka kaluar. Këtu lindin shumë pyetje. Pra në momentin kur është qëlluar, i riu s’paska patur armë në dorë? Si shpjegohet që arma nuk u gjet menjëherë pranë trupit të viktimës, nëse ai kishte patur një të tillë në dorë por duhej të bëheshin kërkime dhe të gjendej në një rrugicë? A e justifikon kjo veprimin e efektivit të policisë?

Sipas dosjes hetimore, i riu është qëlluar me një plumb pas shpine nga efektivi Nevaldo Hajdaraj. Njëri nga plumbat e ka kapur në zemër dhe një tjetër në kokë, rikoshet. Sa e justifikuar është që 25-vjeçari u qëllua jo një, por dy herë? Ndërkohë babai i të riut, Qazim Rasha ka treguar për mediet se ka patur dëshmitarë që e kanë patur të birin duke u konfliktuar me oficerët e policisë të cilët po e dhunonin. Ai këmbëngul se i biri nuk ka patur armë, e as nuk mbante asnjë të tillë në shtëpi. Madje shprehej se “do ta pushkatonte” për herë të dytë, nëse i biri mbante një armë./Hashtag.al

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 muaj më herët

Ish Sekretari Blinken: U qëndroj plotësisht sanksioneve ndaj Berishës, ato tregojnë fajet e tij, jo të SHBA

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është pyetur gjatë një bashkëbisedimi “Harvard Institute of Politics”, për shpalljen “non grata” të...

Kryesore5 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore6 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike6 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar6 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore6 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar6 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar6 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal6 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar8 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Facebook