Lidhu me ne

Aktualitet

Çështja e detit / Berisha tregon sa do të zvogëlohet Shqipëria

Çështja e detit/ Berisha tregon sa do të zvogëlohet Shqipëria

Ish-kryeministri Sali Berisha, thotë se me marrëveshjne e detit mes kryeministrit Rama dhe ministrit të Jashtëm grek Nikos Dendias, vendi fqinj zgjerohet me 13,000 milje ndërsa sipas tij, Shqipëria humb 3,000 milje.

Sipas Berishës, deklarata e Nikos Dendia fakton qartë shitjen në një akt tradhtie të lartë kombëtare nga ana e Ramë, të territorit ujor.

“Greqia zgjerohet me 13000, Shqiperia zvoglohet se paku me 3000 milje. Miq, ministri i jashtem i Greqise, Nikos Dendia deklaroi dje publikisht se si rezultat i marreveshjes se fshehte Rama – Dendia per zgjerimin e ujerave territoriale te Greqise nga 6 ne 12 milje ne Detin Jon, dheu helen zmadhohet me nje siperfaqe prej 13000 milje.

Kurse Shqiperia automatikisht humbet nga zgjerimi i dheut helen mbi 3000 milje ujera territoriale, shelf kontinental dhe zone ekskluzive ekonomike dhe triliona euro depozita nenujore te gazit dhe naftes, te cilat aktualisht gjenden ne ujerat territotiale te Shqiperise dhe me zgjerimin nga 6 ne 12 te ujerave territoriale te Greqise kalojne ne territorin ujor te republikes helenike.
Avokat i marreveshjes se fshehte te shitjes se detit Rama – Dendia, Edvin Zografi Bis pas aktit te tradhetise se larte kombetare ka mobilizuar te gjitha mediat nen kontrollin e tij te Arben dhe Karlo Malvites, Ymer Çorapes dhe tualetit te Kol Balles per te bindur shqiptaret se zmadhimi me 13000 milje i dheut helen nuk prek dheun arberor dhe shqiptaret.

Keta lepires antishqiptar me ne krye padronin e tyre Zografin Bis servirin si te vertet matematiken e tradhetise kombetare duke u thene shqiptareve se ne nuk prekemi nga zgjerimi i Greqise nga 6 ne 12 milje pasi sipas tyre 12 eshte me e vogel apo e barabarte me 6 dhe 6 eshte me e madhe apo e barabarte me 12. Nderkohe qe ne te gjithe gjatesine e zones ku distanca ujore midis dy vendeve eshte nen 24 milje, Shqiperia dhe Greqia do te marrin barabart ne raport 1:1 dhe jo ne raport 2:1 siç merrnin para merreveshjes se fshehte Rama-Dendia kur Shqiperia ishte me 12 milje dhe Greqia me 6 milje ujera territoriale ne detin Jon.

Si perfundim, deklerata e Nikos Dendia fakton qarte dhe perfundimisht shitjen ne nje akt tradhetie te larte kombetare nga ana e Zografit Bis te territorit ujor, pasurive perrallore nenujore dhe hapsires ajrore te Shqiperise”, shkruan Berisha.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook