Lidhu me ne

Kryesore

Disfata e fundit e populizmit alla Trump

Pierre Haski

Qëkur hyri në politikë, Donald Trump ka pasur një avantazh ndaj kundërshtarëve të tij: askush nuk e merr seriozisht. Por e vërteta është se Trump është ajo që ai thotë dhe bën atë që thotë, dhe askush nuk mund të habitet me atë që ndodhi në Capitol Hill.

Ajo ishte kryengritja më e paralajmëruar në histori, edhe pse përfundoi me një dështim patetik.

Thelbi i gjithçkaje, gjendet në videon më të fundit të prodhuar nga Trump në Shtëpinë e Bardhë, teksa mbështetësit e tij pushtuan kryeqytetin. Trump i ftoi ata të ktheheshin në shtëpitë e tyre, por njëherazi i thotë atyre se “i do”, dhe përsërit se ai ishte privuar në mënyrë të paligjshme nga një fitore “e madhe” në zgjedhje e nëntorit.

Është përkufizimi perfekt i zjarrfikësit piroman: nga njëra anë qetëson, dhe nga ana tjetër nxit. Donald Trump është përgjegjës jo vetëm për ngjarjet e 6 janarit, ditën në të cilën Xho Bajdendo të konfirmohej president nga Kongresi, por edhe për të gjitha dëmet e shkaktuara në demokracinë amerikane dhe nga ato që i janë bërë Partisë Republikane, një nga dy partitë më të mëdha qeveritare në SHBA.

Trump kishte të drejtë të sfidonte procesin në gjykata, dhe të kërkonte rinumërimin e votave në disa shtete. Por fakt është që edhe para 3 nëntorit, presidenti nuk donte të angazhohej për të garantuar një transferim të qetë të pushtetit në rastin e një disfate, dhe më pas zgjodhi të kontestonte rezultatin përtej çdo lloj arsyetimi të shëndoshë.

Pa sjellë ndonjë provë konkrete, Trump ka ngulitur në zemrat e rreth 74 milion votuesve të tij idenë e një demokracie të tradhtuar (veçanërisht tek ata që i përkasin skajit më ekstremist që pamë të vepronte më 6 janar), duke ushqyer ndërkohë teoritë më të mundshme të konspiracionit.

Të paralizuar nga frika e humbjes së kësaj baze mbështetësish, udhëheqësit republikanë e kanë lënë të lirë të veprojë si të dojë, dhe ky është një faj që ata do të paguajnë për një periudhë afatgjatë.

Udhëheqësi republikan i Senatit, Miç Mekonell, u përpoq të ruajë nderin në momentin e fundit, duke deklaruar në hapjen e sesionit të 6 Janarit se nuk do të kundërshtonte konfirmimin e fitores së Bajdenit, duke shtuar se asnjë zgjedhje nuk mund të pranohej më kurrë në SHBA, nëse Kongresi do të vendoste të kundërshtonte vendimet e gjykatave dhe shteteve.

Kjo lloj sjellje prej burracakësh e praktikuar për shumë kohë nga republikanët më të arsyeshëm, lejoi kaosin e 6 janarit dhe e dobësoi demokracinë amerikane. Leksioni më i rëndësishëm që mund të nxjerrim nga ngjarjet në Uashington, ka të bëjë me dështimin e një “momenti populist” në Shtetet e Bashkuara.

Trump mishëroi një revoltë elektorale kundër një sistemi që gjeneron shumë pabarazi, të simbolizuar nga Hilari Klinton në vitin 2016. Por Trump nuk ka qenë në gjendje që ta transformojë këtë kapital politik në një forcë për të ecur përpara.

Përkundrazi, e bëri atë një instrument në shërbim të një pushteti personal dhe jo–koherent. Radikalizimi i tij muajt e fundit, e la atë me aleatë vetëm në skajet më ekstremiste të nacionalizmit të bardhë, dhe të gjithë oportunistët që mendojnë ekskluzivisht për zgjedhjet e ardhshme.

E gjitha kjo ka humbur tashmë çdo lidhje me kryengritjen elektorale të vitit 2016, dhe dëshmon edhe një herë kufizimet e dallgës populiste që ka goditur një pjesë të botës. Xho Bajden e sheh veten si njeriun e pajtimit në një vend shumë të ndarë. Trauma e imazheve të 6 janarit, ka të ngjarë ta ndihmojë atë të bashkojë copat e një Amerike të trazuar.

“Internazionale” – Bota.al

MË TEPËR

Kryesore3 orë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar3 orë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix4 orë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix4 orë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix4 orë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix4 orë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix4 orë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix4 orë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Mix4 orë më herët

Zayn Malik tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg metropolit!

Artisti, i cili transformoi botën e muzikës pop, tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg...

Mix4 orë më herët

Një nga femrat më të bukura në botë, Emily Ratajkowski pa fat në dashuri!

Emily Ratajkowski tërhoqi të gjithë vëmendjen në një event bamirësie në Nju Jork. Modelja ktheu kokën me një fustan me...

Facebook