Lidhu me ne

Kryesore

Përse vdesin partitë e reja? Si zhduken nga skena politike?

   ANALIZA NGA SOKOL BALLA

Ndërsa vazhdon jehona e fitores së thellë të Vetëvendosjes në Kosovë, janë shumë krahasimet që e lidhin atë me parti të ngjashme majtiste populiste, që lindën në Europën e pas krizës së thellë ekonomike të fundviteve 2000, në vende që u prekën thellë prej saj, si Spanja, Greqia, Italia. Pra, debati vazhdon në kërkim të gjetjes së arsyeve të një suksesi të tillë në Kosovë. Është kriza e thellë e punësimit? Është mosha e re mesatare e vendit? Apo është fundi i një klase politike të dalë nga lufta, e që në vend të menaxhonte vendin, gjeti arsye dhe motiv për t’u pasuruar prej tij, në emër të luftës? Por rasti i fitueses faktike të këtyre zgjedhjeve, Vjosa Osmanit, mbetet atipik: ajo ka fituar më shumë vota se çdo kandidat tjetër për deputet dhe i vetmi shpjegim mund të jetë që në mungesë të emrit të Kurtit në listë, emri i saj ishte më i asociuari me emrin e liderit të VV, në fletën e votimit.

Sigurisht që mungesa e një bishe politike dhe elektorale si Hashim Thaçi ndikoi në këto zgjedhje. Nga Haga, as ai dhe as mëkëmbësi i tij nuk ndihmuan dot figurën intelektuale, por të butë të Enver Hoxhajt, i cili duhet vlerësuar pasi nuk e la PDK-në të dilte forcë e tretë. A do të kishte ndodhur një revolucion i tillë elektoral nëse avionët specialë të Hagës nuk do t’i kishin marrë Veselin dhe Hashimin për “xhiro” afatgjatë në Holandë? Por mbetet sërish rasti Osmani që e konteston këtë argument. Ajo, pa Hagën dhe pa ndonjë filozofi të qartë, përveç xhirove publike me Albinin, me Hotin, një Kryeministër burokrat dhe teknik që e menaxhoi mirë pandeminë dhe firmosi marrëveshje në Uashington me Serbinë dhe me hijen e rëndë të Isa Mustafës, megjithatë arriti ta çonte LDK-në në kuotat e saj minimale historike në vend. Pra, Osmani ishte prova e fundit se sistemi politik dhe elektoral në Kosovë funksionon, sa kohë lejon që nisma politike edhe pa ide e pa përvojë, si ajo e Osmanit, të triumfojnë ditën e zgjedhjeve.

Në Shqipëri ka pasur raste apo gjysmë raste suksesesh elektorale të risive politike.

Gjergj Bojaxhi fitoi 15 mijë vota në lokalet e 2015 dhe atë që mendojnë se janë pak, të shkojnë të pyesin LSI-në, se me sa vota e ndihmoi Edi Ramën të fitojë bashkinë në vitin 2007. “Libra” nisi me bujë dhe me ide të mira dhe dikur në atë kohë shkruaja që edhe në nuk e votoni Blushin, të paktën dëgjojeni se çfarë thotë. Aleanca Kuqezi lulëzoi në vitet 2011-2012, aq sa pak muaj para zgjedhjeve, kuotat e saj në sondazhe dilnin me dy shifra. të tria këto nisma gjetën përkrahje sepse kishin ide, të reja revolucionare, ose të guximshme patriotike.

Por, ama, të gjitha këto raste dhe gjysmë raste u tretën si kripa në ujë. AKZ u zhduk nga skena në më pak se një muaj para zgjedhjeve të 2013 dhe nga 11 për qind në sondazhe, përfundoi me vetëm me 11 mijë vota. “Libra” u “shit” për motive të tjera. Ndërsa Bojaxhiu sot endet i vetmuar si aktivist i shoqërisë civile. Këto janë faktet e një toke politike djerrë, që prodhimin e saj të vetëm afatgjatë politik jashtë PD dhe PS, ka partinë e Ilir Metës. Dhe kur them partia e Ilir Metës, e them për të theksuar se ajo ka ndalur së ekzistuari si një parti e majtë, europianiste. Shqipëria e 30 vjetëve demokraci sot sheh me zili sesi kosovarët ua kalojnë edhe këtë garë, pa kuptuar ende arsyet përse.

MË TEPËR

Mix20 orë më herët

Sophie Turner: Taylor Swift, mbështetja ime gjatë divorcit nga Joe

Sophie Turner është mirënjohëse që Taylor Swift e lejoi të qëndrojë në apartamentin e saj në Nju Jork pas divorcit...

Mix20 orë më herët

Dieta e vezëve/ A duhet ta provoni për të ulur peshën?

Një nga temat me interesante në kërkimet shkencore për dietat dhe jetesën e shëndetshme është roli i vezëve dhe proteinave...

Mix20 orë më herët

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë të falënderojë Bes Kallakun për famën që ka, më parë nuk e njihte askush

Këngëtari i njohur Robert Berisha ka bërë së fundmi disa deklarata të forta që kanë nxitur diskutime në sferën publike,...

Radar20 orë më herët

“Pronat publike”/ “Vjedhje me ligj!”,Lulzim Basha: Skemë e qeverisë me mafian e pronave dhe oligarkët

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp foli në lidhje me ligjin e miratuar ditën e...

Radar20 orë më herët

VIDEO/ Rama i mat kohën Vuçiçit gjatë fjalimit në Samit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët! Presidenti serb nuk mban dot të qeshurën

Një moment epik ka ‘shpëtuar’ nga takimi i djeshëm në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Kotor të Malit...

Mix20 orë më herët

FOTOT: Koha për Naomi Campbell ka ngrirë që nga 1996 dhe veshja e saj është prova

Ajo që Naomi Campbell demonstroi në ‘Festivalin e Filmit në Kanë 2024’ është se si mund të bësh një pakt...

Mix2 ditë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix2 ditë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix2 ditë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix2 ditë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Facebook