Lidhu me ne

Kioske

Pse Rama u trembet më shumë të vetëve

Pse Rama u trembet më shumë të vetëve

Andi Bushati

Nëse do të kuptosh atë që Edi Rama ka vërtetë frikë, atëherë duhet të lexosh mes rreshtave të fjalimeve të tij. Duke hapur “de facto” fushatën, me një one man show që i dedikohej kërcënimit të “arritjeve” të reformës në drejtësi nga një fitore e mundshme e opozitës, ai u përpoq të ndërgjegjësonte ata, që për inat të qeverisë, mund të shkojnë në shtratin e armikut, apo që për inatin ndaj tij, mund të mos dalin fare në zgjedhje.

Pra, ashtu sikurse e ka paralajmëruar që në fjalimin e tij në Labinot, shefi i rilindjes, që është një lexues frenetik sondazhesh, më shumë se gjithçkaje i trembet abstenimit të socialistëve dhe votës së protestës së shtresës gri.

Sado që kundërshtarët dhe kritikët e tij shpesh e paraqesin si një delirant të arratisur nga realiteti, Edi Rama po dëshmon se është i ndërgjegjshëm për thembrën e vet të Akilit. Ai e ka kuptuar se kyçi i këtyre zgjedhjeve nuk gjendet tek një opozitë e dobët dhe e paaftë të frymëzojë, por te vota kundër, tek inati i akumuluar me pushtetin, tek mbingopja me njeriun e kudogjendshëm, që e shohin prej dy mandatesh në kryeministri, apo që e paguajnë pandërprerje me paratë e tyre, që nga ajo ditë e largët e 23 viteve më parë kur hyri në politikë për të mos iu shkulur më kurrë posteve publike (ministër, kryebashkiak, kryeministër).

Edhe në kuptimin historik duhet pranuar se Rama ka të drejtë. Zgjedhjet në Shqipëri kanë dëshmuar se votuesit i drejtohen kutive më shumë me mllefin për të dënuar ata që janë, sesa me shpresën ndaj atyre që do të vijnë.

Kështu, rotacioni i madh i 2013 nuk ndodhi për arsyen se çifti Rama- Meta, që shqiptarët e kishin provuar prej fillimit të këtij shekulli, u përkundte ndonjë ëndërr të lumtur. Ata i kishin ende parasysh këto figura të telendisura nga katharsisi, që kishin abuzuar me pushtetin e PS-së, që për sharjet, ofendimet e akuzat që kishin nxjerrë nga goja kundër njëri- tjetrit do i kishte zili edhe baxhella më e rëndomte e lagjeve tona.

Pra tetë vite më parë shqiptarët nuk votuan me besim, por me inat. Ata nuk pritën PS dhe LSI-në, ata ndëshkuan “të gjitha fajet e Saliut” dhe mbretërimin e tij arrogant në pushtet.

Pak në mënyrë më të ndryshme edhe rotacioni i 2005, u bë për të njëjtat shkaqe. Ai pati në thelb heqjen qafe të kleptokracisë banale nanoiste, ndonëse çmimi për ta bërë këtë ishte rikthimi në pushtet i Berishës, për largimin e të cilit në ‘97-ën ishte derdhur jo pak gjak.

E njëjta fabul është prezente edhe sot. Ndonëse bashkimi PD- LSI është po aq aftificial, ndonëse ato nuk nuk e kanë rishikuar aspak të shkuarën e tyre, ndonëse nuk kanë ofruar asnjë garanci për të nesërmen, kyçi i këtyre zgjedhjeve mund të jetë inati, revolta, padurimi, neveria, përçmimi dhe lodhja e votuesve me njeriun që u rri prej tetë vitesh mbi krye. 25 prilli rrezikon të jetë dita e ndëshkimit para asaj të shpresës, raporti me të tashmen para atij me të ardhmen, çasti i çmontimit dhe jo i ndërtimit, akti i revanshit dhe jo urtësia e reflektimit.

Pikërisht këtij fenomeni, që lidhet sa me të sotmen po aq dhe me traditën e afërt, i trembet Edi Rama.

Ai nuk ka frikë as opozitën dhe as rivalët direkt. Ai më shumë u trembet të tijëve. Ai tutet nga të majtët që ka zhgënjyer dhe nga shtresa gri që ka shkelur me këmbë. Sot ai ndihet i tradhëtuar nga ata që ka shpërfillur dhe harruar. Prandaj tani po u përgjërohet që ta hedhin pas krahëve inatin me të dhe me qeverinë, kur t’u drejtohen kutive të votimit.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook