Lidhu me ne

Aktualitet

Erdogan u hakërrehet diplomatëve: Ky nuk është vendi juaj, kjo është Turqi!

erdogan8

Mosmarrëveshja për praninë e diplomatëve të huaj si vëzhgues në procesin gjyqësor kundër dy gazetarëve kritikë ndaj qeverisë në Turqi është ashpërsuar. Presidenti Erdogan ka shprehur zemërimin e tij.

Në një fjalim të mbajtur në Stamboll, Presidenti i Turqisë sulmoi veçanërisht Konsullin e Përgjithshëm të Britanisë së Madhe, Leigh Turner. Pa e përmendur Turnerin me emër, Recep Tayip Erdogani kritikoi që ai angazhohet për një gazetar, i cili ka dalë para gjyqit për shkak të akuzave për spiunazh. “Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, ai bën edhe një fotografi faqe më faqe me të dhe e nxjerr në internet”, tha Recep Tayip Erdogan sipas agjencisë së lajmeve Anadolu.

Gazetarë kritikë të qeverisë para gjyqit

Turneri pati ndjekur të premten me disa diplomatë të huaj, midis tyre edhe me ambasadorin gjerman, Martin Erdmann, hapjen e procesit gjyqësor shumë të diskutueshëm kundër dy gazetarëve kritikë ndaj qeverisë, Can Dündar dhe Erdem Gül. Kryeredaktorin e gazetës “Cumhuriyet”, Dündar dhe shefin e zyrës së gazetës për kryeqytetin i akuzojnë ndër të tjera për spiunazh, tradhëti të sekreteve shtetërore dhe mbështetje të një organizate terroriste. Në rast dënimi, të dy i pret burgim i përjetshëm.

Para se të shkonte për të ndjekur procesin gjyqësor, Turner publikoi disa fotografi në rrjetin e Twitterit, midis tyre një selfie me Dündarin dhe e komentoi seancën me fjalët: “Turqia vendos vetë se çfarë vendi dëshiron të jetë”. Erdogani deklaroi se me këtë qe kapërcyer një kufi. “Nëse ky person mund ta kryejë edhe më tej shërbimin e tij në Turqi, kjo ka të bëjë me fisnikërinë dhe me mikpritjen tonë”, tha Erdogani sipas agjencisë Anadolu. Sipas tij, në vende të tjera, diplomatët që manifestojnë sjellje të tilla nuk durohen për asnjë ditë.

Ministri i Drejtësisë: sjellja e diplomatëve është e papajtueshme

Anadolu raporton duke iu referuar qarqeve diplomatike se ministria e Jashtme Turke është ankuar zyrtarisht në disa përfaqësi të huaja diplomatike, për shkak të pjesëmarrjes së diplomatëve të tyre në proces. Se në ç’formë konkrete është bërë ankesa, kjo është e paqartë. Edhe një konfirmim të Ministrisë së Jashtme Gjermane për momentin nuk ka. Qeveria në Ankara zemërohet para së gjithash për shkak të publikimeve të diplomatëve në twitter, siç u shpreh një diplomat turk. Kjo mund të vlerësohet si përzierje në punën e pavarur të gjykatës dhe shkel “paanshmërinë” e diplomatëve, u tha.

Ministri i Drejtësisë, Bekir Bozdag e quajti sjelljen e diplomatëve sipas medieve turke si “të papranueshme”. Edhe kryeministri Ahmet Davotuglou e dënoi pjesëmarrjen në procesin gjyqësor të diplomatëve. Erdogani vetë u dërgoi që të shtunën një shpërthim zemërimi vëzhguesve të paftuar të procesit gjyqësor: “Ky nuk është vendi juaj, kjo është Turqia”, u shpreh ai i revoltuar në vendin e tij. Diplomatët mund të kryejnë aktivitet në kuadër të përfaqësive të tyre, përndryshe nevojitet leje, tha Presidenti turk.

Kritika ndërkombëtare ndaj procesit gjyqësor

Shkak për procesin është raportimi i gazetës “Cumhyriet” vitin e kaluar, se Turqia ka furnizuar me armë ekstremistët islamikë në Siri. Erdogani, që i paditi vetë gazetarët në gjyq dhe Shërbimi i Fshehtë turk, MIT janë bashkuar si palë me akuzën e prokurorisë.

Kundër këtij procesi gjyqësor protestuan në një letër të hapur Këshilli i Evropës, organizata ndërkombëtare gazetarësh si dhe midis të tjerash më shumë se njëqind autorë në një letër të hapur, midis tyre edhe nobelisti i Letërsisë, Mario Vargas Llossa. Organizata Reporterë pa Kufij dhe organizata të të drejtave të njeriut kërkojnë ndalimin e procesit gjyqësor, që për mendimin e tyre është i motivuar politikisht. Procesi gjyqësor zhvillohet me dyer të mbyllura. Gjykatësit miratuan në fillim të procesit një kërkesë përkatëse të prokurorisë. Mbështetësit e të dy të akuzuarve në sallën e gjyqit reaguan me zemërim për përjashtimin e opinionit publik./DW

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook