Lidhu me ne

Kioske

Pse askush s’e njeh emrin e kësaj gruaje në Shqipëri?

Pse askush s’e njeh emrin e kësaj gruaje në Shqipëri?

Nga Kreshnik Spahiu

Ishte ditë me shi dhe vetëtima. Një grua e vuajtur, e thjeshtë, kokulur po ecte ngadalë e bërë qull nga shiu. Ishte lagur nga kokë në këmbë me gjithë rrobat e saj. Hidhte hapat ngadalë, prej peshës së ushqimeve që mbante në dy duart. Kishte dy qese me zarzavate dhe perime që kishte blerë tek tezgat e fshatarëve.
Ajo po kalonte përgjatë lokalit të lagjes sime, e dërmuar nga një ditë e lodhshme dhe e lagur nga shiu që binte me rrebesh mbi trupin e saj, pa çadër sepse duart i kishte të zëna nga peshat me patate, domate, lakra dhe qepët e stinës.
Në lokalin ku po pija kafe ishte bërë si miting militantësh. Kështu ndodh sa herë kthehem me pushime në Shqipëri. Mblidhen çunat e lagjes dhe debatojnë me mua për politikë. Kuptohet më të zjarrtë janë demokratët sepse ata i ka lënë partia rrugëve 8 vjet dhe i sheh një ditë hanë fara kungulli, dhe ditën tjetër fara lule dielli, si dhe numërojnë çdo ditë mbrapsht duke pritur të bjerë qeveria apo të kapin ndonjë punë në dogana, tatime, polici apo nëpër ministrira.
Mes debatit plot pasion dhe tone të larta se kush është më shumë hajdut Rama, Meta, Berisha apo Basha, unë ndërhyra dhe ua ndërpreva debatin.
Nxora portofolin dhe ju thashë: “I shikoni këto 200 euro, janë bast nga unë. Kush nga ju e gjen emrin e kësaj gruas së varfër që po kalon para lokalit”
Të gjithë heshtën dhe thanë: “E kemi komshije por s’ja dimë emrin””
Gersi, Lorenci, Ardiani dhe Arjani u çuan në këmbë dhe ju afruan asaj. E shikonin majtas dhe djathtas. E shoqëruan afro 50 metra.
Menduan dhe menduan por nuk mundën ta gjenin.
Më thanë: Na jep një indicie çfarë është, artiste, gazetare, mjeke?
Jo jo u thash: Ka qënë një nga personat më të rëndësishëm nga viti 1985-1992.
Të gjithë ngritën supet dhe e humbën bastin.
Qesha dhe u përpoqa ta mbyll debatin politik:
Ajo quhet Zana Aliaj dhe është vajza e ish-presidentit fundit komunist në Shqipëri Ramiz Alia. Ju e shihni çdo ditë se e kemi komshije por nuk keni faj që nuk e njihni, sepse ajo bën diferencë me fëmijët miliarder të liderve të sotēm. Emrat e fëmijve të tyre ju dalin në ëndërr dhe i njeh mbar Shqipëria, jo për aftësitë e tyre, as për profesionin por për vjedhjet, luksin, abuzimet dhe ndikimin e tyre në familje.
Zana Alia kalonte çdo ditë në sytë e çunave të lagjes, por ata e shikonin si një grua të parëndësishme, pa makinë, pa shofer dhe që jeton në një dhomë dhe kuzhinë tek pallatet e lanës.
Nëse do kishte Range Rover dhe vilë në Gjirin e Lalzit apo në Farkë me pishinë, ndoshta do ju shkonte mendja që babin e kishte President.
Sot, ne u njohim atyre: vajzat, djemt, vëllezrit, kunatat, tezet, dajat, madje atij që do të na qeverisi i njohim edhe vjehrrin.
Ndërkohë Zana vazhdoi ecte e lagur nga shiu dhe larg syve të çunave të lagjes sime që ëndërronin me sy hapur dhe shpresionin se qeveria do ndryshoj apo Shqipëria do Fitoj.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix15 orë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix15 orë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix15 orë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix15 orë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix15 orë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix15 orë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix15 orë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix15 orë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix15 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar15 orë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook