Lidhu me ne

Kryesore

Fatmir Mediu / “Aferat korruptive të kryeministrit Rama, interesat personale dhe mbështetja e krimit kanë lënë pas dore çdo shqiptar dhe po fundosin çdo ditë e më shumë ekonominë dhe jetën e secilit.”

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Tiranë, Fatmir Mediu në vijim të fushatës elektorale ka zhvilluar një takim me banorët në  Rrogozhinë, ku theksoi se përmes votës të vlerësojnë demokracinë duke ruajtur dinjitetin dhe vlerat kombëtare.

Ndër të tjera kreu i PR-së tha se shqiptarët meritojnë një kryeministër dinjtiz, ql punon për interesat kombëtare dhe jo ato personale.  Mediu u bëri thirrje qytetarëve se përmes votës do i japin fund korrupsionit dhe të mos lejojnë më që Edi Rama të shkatërrojë dhe shpopullojë më vendin.

“Aferat korruptive të kryeministrit Rama, interesat personale dhe mbështetja e krimit kanë lënë pas dore çdo shqiptar dhe po fundosin çdo ditë e më shumë ekonominë dhe jetën e secilit. Kjo shprehet qartazi me tendencën në rritje të shqiptarëve për të braktisur vendin dhe planin shpopullues te Edi Ramës”- tha Mediu.

Ai u shpreh se shqiptarët meritojnë shumë më shumë se kaq, një kryeministër dinjitoz, vizionar që punon për interesat kombëtare dhe jo atë personale, që nxit ekonominë, punësimin, që respekton vlerat morale dhe njerëzore që kanë shqiptarët. Si përfaqësues i një partie që bazë kryesore ka familjen, ai shtoi se duhet luftuar pikërisht për të mbajtur bashkë dhe të fortë familjen shqiptare e cila sot po kërcënohet nga kjo qeveri.

“Duke i thënë të gjitha këto unë mendoj që gjithë-secili, i majtë apo i djathtë, e ka të lehtë që të bëjë vlerësimin se çfarë nuk shkon në këtë vend. Jetën, lirinë, mundësinë për të ndërtuar mirëqënien tonë familjare, ekonominë tonë kombëtare, na i ka falur Zoti. Ne nuk mund të pranojmë që Edi Rama të bëhet Zot mbi jetët tona dhe të shkatërrojë këto mundësi të jashtëzakonshme që ne i kemi fituar”, shtoi Mediu.

May be an image of 1 person and text

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore2 ditë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore3 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar3 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix3 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix3 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix3 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix3 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix3 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook