Lidhu me ne

Temporal

Kristi Pinderi: Si hapnim me Fugën profile false për të sulmuar Ben Blushin

Kristi Pinderi: Si hapnim me Fugën profile false për të sulmuar Ben Blushin

Në “A Show” në Syri TV, Kristi Pinderi tregon se i nisi historia e profileve false në rrjetet sociale nga Rilindja, që po vazhdon edhe sot me skandalin e publikimit të të dhënave personale të qytetarëve.

“Do ta tregoj atë ngjarje dhe kontekstin. Ishte momenti kur Ben Blushi dhe Arben Malaj po përpiqeshin të ndërtonin një mendim ndryshe në PS. Endi Fuga dhe armata e Mjaftit ishin kundër tyre. Fuga hodhi idenë për të hapur disa profile false, për të parë reagimin e njerëzve ndaj këtyre dy figurave. Mendova se e bënte për të eliminuar elementët kyç në degët e partisë, që mbështetnin Malajn dhe Blushin. Ishte koha kur slogani i PS-së ishte ‘Fajin e ka Saliu’. Filloi të krijohej një ambient maskarenjsh. Tani i shoh disa gjëra me ftohtësi. Disa nga personazhet që shkruanin te profilet false, janë promovuar. Ky grupi i maskarenjve nuk e shohin politikën për ide, por maskarai gjen maskarain. A është etike që të flas për detaje për ish-punëdhënësin tim? Unë isha një djalë i ri dhe nuk e kisha luksin të rrija pa punë. Ashtu si unë edhe shumë njerëz të tjerë, shihnin si një ambient për të promovuar disa kauza. Ajo që ndodhi me të vërtetë, kush e kishte kontrollin, ka pjesën e maskarallëkut. Ne kemi humbur tashmë përfytyrimin për të ardhmen. Këta njerëz nuk zgjidhin hallet, por janë aty për të shtypur të tjerët”,– tha Pinderi.

Më tej Pinderi flet për termin e ri “Patronazhist” dhe se a duhet të reagojnë njerëzit për publikimin e të dhënave personale.

“Disa prej nesh e kanë njohur anën e errët të pushtetit. Ne të gjithë i kemi besuar informacionet tona. Në momentin që shteti i shpërdoron, është në dëmin tonë. Që nesër qytetarët kanë të drejtën të shkojnë në një vend të BE-së të kërkojnë azil, pasi shteti mund t’i trajtojë në mënyrë të pazakontë. Kanë argumentin e fortë të të dhënave që u përdoren. Nëse nuk reagojmë, kjo konsolidon atë maskarallëkun.

Në rast se historinë do ta përfytyronim një pamje në horizont, duke sikur kemi arritur në skajin më të largët”, tha Pinderi, i cili në fund jep deklaratën e fortë: “Nuk besoj se Rama është i lodhur. Nuk mund të shkëputesh prej pushtetit. Njerëzit janë të lodhur nga Rama”.

Në lidhje me Veliajn, me largimin e Ramës duhet të largojmë dhe Veliajn, sepse janë investim i përbashkët.

“Veliaj ka në plan kalimin në opozitë, edhe për kohë të gjatë. Që të jesh në opozitë për një kohë të gjatë, duhet të kesh siguri financiare. Veliaj mund të jetë duke menduar këtë, për të patur një opozitë të gjatë. Me largimin e Ramës, duhet të largojmë edhe Veliajn dhe grupin e Rilindjes”,- tha Pinderi.

MË TEPËR

Radar14 orë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore14 orë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore2 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar2 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix2 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix2 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix2 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix2 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix2 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook