Lidhu me ne

Kryesore

Gazetari Babaramo i përmendi avionin me hashash, Rama ‘e humb’ në emision: Turp të kesh!

Gazetari i përmendi avionin me hashash, Rama 'e humb' në

Kryeministri Edi Rama është përplasur me gazetarin Ilir Babaramo, ndërsa ky i fundit i përmendi debatin për kultivimin dhe eksportimin e lëndëve narkotike nga Shqipëria.

Pjesë nga debati në report tv:

Babaramo: Bonaparti në fushatën e Egjiptit tha: “Shkencëtarët dhe gomarët në mes, t’i mbrojmë”.

Rama: Janë shumë të rëndësishëm, madje e fyen gomarin kur e krahason me disa këtu sepse gomari mbajti Perëndinë në kurriz dhe unë e admiroj gomarin për sa shumë mban dhe sa shumë ngarkesë çon nga një vend në një vend tjetër, por meqë më the kali kryesor i betejës, po të tregoj kalin.

Vëri emrin që kanë dhe pastaj rrimë e merremi patjetër me gomarët, nuk ka asnjë problem. Por mos më thuaj që kali kryesor i betejës sime janë këta. Këta nuk janë kali kryesor i betejës sime. Kali kryesor i betejës sime është që eksportet bujqësore, meqë më thua se çfarë bëtë, e di ti Babaramo që ne sot, Shqipëria ime dhe e jotja, është eksportuesja më e madhe në Ballkan …

Babaramo: Për hashash?

Turp të kesh.

Babaramo: Jo, turp të kenë ata që e bëjnë dhe ata që i mbrojnë ata që e bëjnë.

Turp të kesh.

Babaramo: Turp të ketë Departamenti i Shtetit që thotë në raportin e tij që Shqipëria është eksportuesi më i madh i hashashit në Evropë.

Më dëgjo mua.

Babaramo: Turp të kenë ata që e bëjnë dhe turp të ketë ai që i mbron.

Tani më dëgjo mua këtu, të të them se për çfarë ti duhet të dish dhe të jesh edhe krenar, madje. E di ti që Shqipëria është eksportuesja më e madhe e një sërë produktesh bujqësore në rajon, përfshirë edhe Serbinë, përfshirë edhe Kroacinë?

E di ti që Shqipëria eksporton sasinë më të madhe të domateve në rajon? E di ti që Shqipëria eksporton sasinë më të madhe të shalqirit në rajon? E di ti që Shqipëria eksporton sasinë më të madhe të perimeve në rajon? E di ti këtë? E di ti që për sasinë e eksportit të frutave Shqipëria renditet e dyta, vetëm pas Serbisë?

Babaramo: Sepse këto shifrat e propagandës, kam dëgjuar edhe një shifër unë, mblodhe edhe ambasadorë aty te Pallati i Kongreseve dhe doli d.m.th., me ato shifrat 99,8, si të shokut Enver, d.m.th. që është korrur, është shkatërruar kanabisi, 99,8 e kanabisit në Shqipëri. Por vetëm në oborrin e Kryeministrisë, aty te kërpudha nuk qe mbjellë. U rrëzua edhe avioni. U rrëzuan dy avionë. 

Turp të kesh. 

Babaramo: Të kem unë turp?
Po. 

Babaramo: Ju nuk jeni turp d.m.th. nuk ndieni turp që ju ka ndodhur kjo? U rrëzua avioni ma hashash. Çfarë mase morët ju si shtet? 
 Në një vend normal, në vendin e Enarkëve të Holondit, po të kishit telefonuar Holondin, do t’i kishit thënë: më ndodhi kjo. Unë vij vërdallë dua të bëj një aerodrom që të sjell turistë, por nuk po e bëj dot. Por ndërkohë industria paralele e hashashit ka ndërtuar një pistë, 20 km në vijë ajrore nga kryeqyteti”. U rrëzua avioni me hashash aty. As polici i zonës aty nuk u shkarkua. Duhej të ishte stuhi shkarkimesh. Por vazhdojmë, turpi mbetet i imi.

Rama: Vazhdo, vazhdo, po të dëgjoj.

Babaramo: Këtë kisha.


Rama: Vazhdo se po të dëgjoj. Vazhdo, s’ka problem. Po të dëgjoj.
Turpi yt ishte për faktin që unë po të flisja me pasion për shifrat e eksporteve bujqësore, për të shpjeguar se si do të shkojmë në 1 miliardë, pasi kemi vajtur në 400 milionë eksporte bujqësore, dhe ti bëre një ndërhyrje të turpshme. Ndërkohë që s’ka problem, mund ta përmendësh edhe hashashin..

Rama heq mikrofonat dhe braktis intervistën: Herë tjetër, kur fton kryeministrin, fol me kryeministrin

Përplasja me gazetarin, Rama heq mikrofonat dhe braktis intervistën:

Kryeministri Edi Rama ka braktisur studion e Report TV gjatë intervistës me gazetarin Ilir Babaramon.

Pas përplasjeve të herëpashershme me gazetarin  Ilri Babaramo, Rama hoqi mikrofonat dhe u largua nga studio.

“Këtu mbyllet intervista. Jo, ne nuk kthehemi asgjëkund. Herë tjetër, kur fton kryeministrin, fol me kryeministrin. Unë jam i gatshëm të vij prapë, por këtu mbyllet intervista. Unë nuk mundem më të vazhdoj“, i tha Rama gazetarit.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook