Lidhu me ne

Aktualitet

Basha si humbës i keq: vendi rrezikon krizë politike

Basha si humbës i keq: vendi rrezikon krizë politike

Genc Burimi/ Panorama

Asaj që perëndimorët së bashku me SHBA-të, aleatin kryesor të Shqipërisë, i frikësoheshin, ndodhi: pala humbëse në zgjedhjet legjislative të Shqipërisë nuk e njeh serish humbjen.

2021 përzgjat kështu si me inerci të njëjtat refuzime të opozitave për të njohur humbjen, siç qe dhe rasti i PSsë së Edi Ramës më 2009.

Për këtë, fjalori i huaj ka vetëm një shprehje: humbës i keq. Si në zgjedhjet politike, ashtu edhe në futboll, nuk ka gjë më të shëmtuar, përtej vjedhjes që mund të kryejë partia në fuqi apo arbitri në fushë në futboll, sesa të nxjerrësh si argument po ato që ekzistonin para mbajtjes së zgjedhjeve apo të ndeshjes.

Që Rama i vodhi të dhënat e qytetarëve, kjo dihej para zgjedhjeve. Që Rama ndryshoi Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor sipas interesit të tij para zgjedhjeve, kjo po ashtu njihej. Ashtu siç njihej përdorimi i koncesioneve për blerje votash.

Të gjitha këto ç’kuptim kanë që Basha t’i denoncojë tani pas zgjedhjeve si një humbës i keq për të mos njohur rezultatin e zgjedhjeve, duke e futur pa dyshim në krizë politike siç do ta shohim në ditët e ardhshme?

Pse pranoi ai në këto kushte që denoncon sot pas zgjedhjeve të hyje në garë? Vetëm skandali i vjedhjes së të dhënave personale do të kish mjaftuar që këto zgjedhje të ishin bojkotuar. Të paktën një parti si ajo “Zgjidhja” e Kokëdhimës refuzoi qartë madje të regjistrohej në zgjedhje sepse do të bastardohej.

Kjo është më e ndershme dhe do të kishte me impakt te bashkësia ndërkombëtare sesa ajo që bën Basha dy herë radhazi, hyn në zgjedhje, i humbet ato dhe me pas thotë që rregullat e lojës ishin kompromentuar që para zgjedhjeve. Kjo moskoherencë është e papranueshme.

Këto tetë vjet Basha e bëri një gabim. Qëndroi në krye të partisë së tij, duke e marrë peng në humbje dy herë. Por të paktën të mos marrë peng tani Shqipërinë.

Duke mos i njohur zgjedhjet, ai do t’i privojë shqiptarët nga hapja e negociatave me BEnë. Pasi u është vrarë ëndrra kombëtare me këtë klasë politike të kalbur, të paktën mos t’u vrasim projektin e bashkimit me familjen europiane.

Problemi i vërtetë që Basha nuk ka dashur ta pranojë këto tetë vjet, lidhet me atë që në fjalorin perëndimor quhen si “has been”. Kjo kategori politikanësh e ka të vështirë të rivijë në pushtet jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë botën ku ka zgjedhje të lira.

Me këtë keqqeverisje tetëvjeçare, Rama jo 750 mijë, por as 75 mijë s’duhet të kishe marrë nëse elektoratit i ishte servirur një PD totalisht e reformuar dhe jo më “has been”.

Duhej reformuar më parë PD-ja që të reformohej Shqipëria. Si mund të besohet një minutë po ashtu që dhe vetë SHBA-të mund të kishin preferencë për këtë PD në aleancë me këtë LSI në konflikt me ambasadën amerikane në Tirane? Basha nuk do t’i njohë zgjedhjet, SHBA-të po. Atëherë, nga ku anon e vërteta? E vërteta është se kundërshtari i PD-së dhe i Shqipërisë nuk qe Rama, por Basha.

Ai s’i jepte partisë së tij forcën morale që populli ta nxirrte masivisht si parti e parë në vend. Po ta kish dashur Basha partinë e tij, Shqipërinë dhe shqiptarët më shumë se vetja e tij, ai duhet të ishte tërhequr prej kohësh e t’ia linte kryesinë një gjenerate të re, jo në moshë, por në pushtet.

I duhen PD-së njerëz që nuk kanë ushtruar kurrë pushtet për t’i rikthyer besimin e elektoratit, i cili ka qenë, të mos e harrojmë, po aq i shokuar me metodat e PD-së së Berishës në pushtet sa ç’është me metodat e Rilindjes sot.

Nëse do kish qenë Rama që do t’i kishte humbur këto zgjedhje, pa dyshim ai do të ishte larguar apo do e kishin larguar nga kryesia e partisë së tij pasi sa kohë që ai do të rrinte kryetar partie, po aq kohe të gjatë ai do ta dënonte PS-në në opozite siç po e dënon Basha partinë e tij sot.

Basha është humbës i keq për partinë e tij, por edhe për Shqipërinë. Pasi një katastrofë e re i pret tani shqiptarët: bllokimi i hapjes së negociatave me BE-në, me mosnjohjen e zgjedhjeve nga Basha. Kjo është t’u japësh shqiptarëve një ndëshkim të dyfishte: Ramën edhe katër të tjera plus moshapjen e negociatave.

Ndaj, zoti Basha duhet t’i bëjë pa humbur kohë këtij vendi favorin e vetëm e të fundit, të njohë zgjedhjet dhe të largohet. PD meriton me mirë, më shumë. Shqipëria po ashtu meritonte më mirë, më shumë, sesa Ramën në krye të saj për 12 vjet rresht.

MË TEPËR

Mix14 minuta më herët

Rreziqet shëndetësore që vijnë nga mizat që prekin ushqimin

Deri më tani kemi menduar se mizat që prekin ushqimin nuk janë të dëmshme por vetëm bezdisëse. Por studimet, konfirmojnë...

Mix17 minuta më herët

Udhetimi me avion gjate shtatezanise, disa keshilla

Sigurisht që nëse do t’ju duhet të bëni një udhëtim me avion gjatë shtatëzanisë duhet të këshilloheni më parë me...

Mix19 minuta më herët

Kujdes me antibiotikët në shtatzani, sidomos gjatë këtij tremujori

per nenat Një studim nga University College në Londër, botuar në British Medical Journal, zbuloi se disa antibiotikë të jepen zakonisht, siç...

Kritike27 minuta më herët

Lira Gjika: Prindërit po ndërtojnë me fëmijët marrëdhënie komerciale, dashuria nuk do të thotë t’i blini rroba

Nga Lira Gjika Të duash fëmijën nuk do të thotë t’i blesh rroba, makina, lodra apo t’i bësh një dhomë...

Mix29 minuta më herët

Si ndikon media sociale tek shëndeti mendor i adoleshentëve?

Një raport i ri detajon rolin që luajnë mediat sociale në jetën e adoleshentëve dhe si ata menaxhojnë avantazhet dhe disavantazhet e...

Mix32 minuta më herët

Xiaomi është gati të prezantojë Xiaomi Redmi 13 4G të ri

Një anëtar i ri do të shtohet në familjen e smartfonëve të markës Xiaomi. Gjatë javëve të ardhshme, prodhuesi i...

Mix38 minuta më herët

Në skenë fituesit e dy edicioneve, Egla bën twerk para Luizit

EGLA DHE LUIZI NE SKENE Është zhvilluar festa e Top Channel, në mbyllje të edicionit të Big Brother. Pjesë e...

Mix43 minuta më herët

Si ndikon rritja e temperaturave tek personat që vuajnë nga gurët në veshka

Moti i ngrohtë dhe me nivele të larta lagështie mund të rrisë rrezikun e formimit të gurëve në veshka. Ky...

Mix45 minuta më herët

Bukë me vezë – Shija unike e një mëngjesi të shëndetshëm

Bukët me vezë janë tradita më e njohur e kuzhinës shqiptare, sidomos mëngjeseve kur nënat shpejtonin përherë t’i përgatisnin për...

Mix47 minuta më herët

10 Analizat shëndetësore që gratë mbi 40 Vjeç duhet të bëjnë patjetër

Shumë njerëz nuk e trajtojnë shëndetin e tyre me seriozitetin që meriton. Akoma më të shumtë janë ata që evitojnë...

Facebook