Lidhu me ne

Kioske

Blerja e votës si alibi për humbjen e opozitës

Nga Blendi Kajsiu

Përballë humbjes së qartë në zgjedhjet e fundit, opozita dhe analistët pranë saj kanë filluar të riprodhojnë fabulën tashmë të njohur të deformimit të vullnetit popullor nëpërmjet krimit dhe blerjes së votës nga Partia Socialiste.

Sipas kësaj logjike, Edi Rama dhe PS nuk i fituan, por i blenë zgjedhjet ose i vodhën nëpërmjet krimit të organizuar. Pra, nëse do eliminonim këto dy fenomene, krimin e organizuar dhe blerjen e votës (që me sa duket janë ekskluzivisht socialiste), qytetarët shqiptarë do kishin preferuar në shumicë Bashën, Berishën dhe Metën (që s’kanë lidhje as me krimin, as me blerjen e votës).

Është e qartë që kemi të bëjmë me një alibi që i shërben politikisht opozitës dhe psikologjikisht të gjithë atyre që nuk e përtypin dot Ramën Kryeministër. Ndonëse krimi dhe shitblerja janë fenomene prezente në zgjedhjet tona, ata nuk janë faktorë përcaktues. Nëse blerja e votës do përcaktonte rezultatin e zgjedhjeve, harta elektorale e Shqipërisë do ishte krejt ndryshe.

PS-ja do dominonte zonat veriore ku varfëria është më e madhe dhe blerja e votës për pasojë më e lehtë, ndërsa PD-ja do dominonte zonat më të zhvilluara dhe më urbane si Tirana, Durrësi apo Vlora me zhvillim ekonomik më të lartë ku shitja e votës është më e pakët. Në këtë pikë opozitarët do përgjigjen se fitorja në Durrës dhe Elbasan ishte si pasojë e krimit.

Por nëse krimi është faktori përcaktues nuk kemi si të shpjegojmë fitoren e PS-së në qytetin e Tiranës apo në Vlorë ku nuk është folur fare për krim të organizuar apo humbjen e PS-së në Shkodër ku krimi ka lulëzuar vitet e fundit.

Rasti i Tiranës është veçanërisht i rëndësishëm këtu sepse kryeqyteti, për vetë përmasat, përbërjen demografike dhe historinë politike është barometër i zgjedhjeve në Shqipëri. Tirana jo vetëm është qyteti më i madh dhe heterogjen i Shqipërisë, por nuk është aspak bastion politik, siç është p.sh., Shkodra.

Ndaj Tirana tregon tendencën reale të votuesve. Nëse krimi i organizuar dhe blerja e votës ishin faktorë përcaktues, si mund ta shpjegojmë fitoren e PS-së dhe humbjen e PD-së në qytetin e Tiranës ku prezenca e krimit të organizuar dhe blerja e votës është shumë më e ulët se në qytetet të tjera apo në zonat rurale?

Qytetarët e Tiranës janë votuesit më të lirë që ekzistojnë në Shqipëri, janë kampioni më përfaqësues i popullsisë shqiptare dhe ata në shumicë votuan PS-në.

Nuk ka dyshim që partia në pushtet ofron më shumë klientelizëm dhe tërheq më shumë elementët kriminalë sesa opozita, por ndonëse të rëndësishëm këta nuk janë faktorë përcaktues në garën elektorale. Mjafton të kujtojmë se në vitin 2005, PD përballej me një nivel shumë të lartë krimi dhe me një nivel shitblerje të votës edhe më të lartë se sot, e megjithatë i fitoi zgjedhjet.

Ideja se po bëhet nami me shitblerjen e votës më shumë se rritjen e këtij fenomeni reflekton ndjeshmërinë më të lartë që ne si shoqëri kemi ndaj tij sot. Dje ky fenomen ishte aq i përhapur dhe i pranuar saqë dhënia e lekëve dhe ushqimeve bëhej haptas, në mes të ditës.

Madje, më vjen për të qeshur kur kujtoj fushatën parlamentare të vitit 2005 ku avokati Spartak Ngjela, i cili përballej me ministrin e Transportit socialist, Spartak Poci, u bënte thirrje publike votuesve që lekët t’ua merrnin socialistëve dhe votën t’ia jepnin atij. Dhe fitoi.

Ndaj shpjegimi i rezultatit elektoral nuk mund të reduktohet te histori të fortësh apo bandash që blejnë apo intimidojnë qytetarët, sepse këto janë fenomene konstante në historinë tonë të tranzicionit. Është e nevojshme një analizë politike që vlerëson dhe krahason ofertën politike të aktorëve kryesorë dhe jo thjesht lidhjet e tyre me krimin. Këtë analizë do ndërmarrim në shkrimin e ardhshëm.

Panorama

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix3 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix3 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix3 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix3 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook