Lidhu me ne

Radar

Kërkesa e Ramës për bashkëpunim me PD, Adri Nurellari: Kërkon që të zbusë revoltën e opozitës

Zgjedhjet e 25 prillit kanë fitues Edi Ramën dhe PS-në, por certifikimi është ende larg. Lidhur me situatën, ku opozita ka denoncuar me fakte për vjedhje dhe deformin të votës, ku edhe Rama i kërkon PD-së bashkëpunim, por politologu Adri Nurellari thotë se kjo kërkesë është tërësisht e pasinqertë, pasi për 8 vite e ka shtypur me forcën e kartonin opozitën. Nurellari tha se Rama e bën këtë për të zbutur revoltën e opozitës për procesin zgjedhor kur janë parë shembuj në media për manipulime dhe blerje votash.

Kërkesa e Ramës për bashkëpunim me PD, Nurellari: Kërkon që të zbusë revoltën e opozitës

”Kjo kërkesë e Ramës është tërësisht e pasinqertë, pasi e kemi parë kryeministrin për 8 vite se si e ka shkelur opozitën me kartonët që ka pasur. Edhe javën e fundit e shkeli me fletën e votimit duke miratuar atë që donte. Nuk mund të besohet se tashmë ka një ndryshim qëndrimi nga Rama. Kjo bëhet edhe për të zbutur revoltën e opozitës për procesin zgjedhor. Ne kemi parë shembuj tashmë në media për manipulime dhe blerje votash. Rama do që ta mbyllë këtë kapitull dhe të ecë para se ka diçka për të fshehur”,-tha për ”Ora News”.

Nga ana tjetër, ai thekson se ky është momenti ku opozita mund të sigurojë nga Rama një lloj sensi përgjegjësie dhe reflektimi. ”Ky është momenti ku opozita mund të sigurojë nga Rama një lloj sensi përgjegjësie dhe reflektimi, e mund të kërkojë gjëra më objektive se sa ndarja e pushtetit. Mund të kërkojë ndëshkimin e blerjes së votës, sepse kjo çështje është shumë më e rëndë. Nuk mendoj se çështje e pushteti është një gjë prioritare në këtë pikë”.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook