Lidhu me ne

Kioske

Pse u humbën zgjedhjet dhe çfarë duhet të bëjnë demokratët

Pse u humbën zgjedhjet dhe çfarë duhet të bëjnë

Redi Shehu/ Gazeta Panorama

Zgjedhjet e 25 prillit u zhvilluan. Ajo që u tha, u tha. Ngeli produkti politik që këto zgjedhje sollën. Plot 74 mandate për Partinë Socialiste, e cila fiton jo pak, por mandatin e tretë të saj radhazi. Një stacion i ri politik dhe psikologjik, i cili pas tri dekadave demokraci kapërcehet duke nënshkruar një humbje të Partisë Demokratike dhe një disfatë shkatërrimtare për Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Një palë zgjedhje, të cilat u zhvilluan në mesin e një pandemie dhe që më shumë se frikën nga infeksioni i saj, u përshkruan nga frika e infeksionit të vjetër që politika shqiptare ka, atë të destabilitetit. Pati dhunime, pati edhe vrasje si ajo e Elbasanit, pati edhe një President të Republikës, që vetëm i tillë nuk ishte, pati edhe thirrje për marrje sfurqesh e mprehje sëpatash nga ky i fundit, por që në themel këto nuk arritën të destabilizonin në tërësi procesin zgjedhor në Shqipëri.

Më 25 prill, Në Shqipëri u bënë një palë zgjedhje, të cilat paraqitën në formën e një rezonance magnetike tërësinë e shëndetit dhe problemeve të trupit politik dhe elektoral shqiptar.

Me atë që ndodhi të dielën e votimeve, u kuptua qartë se aksioni opozitar, artikulimi opozitar si dhe narrativa e analistëve opozitarë, kishte qenë dramatikisht në kundërshtim me realitetin politik të ndërgjegjes së shumicës së votuesve, të cilët duke votuar Partinë Socialiste në kufirin maksimal të historisë së saj, shkatërruan pretendimin e paligjshmërisë së PS bazuar mbi dosjet e vjedhjeve të mëparshme të 2017-ës si dhe pretendimin se në zgjedhjet lokale të 2019-ës kishin votuar 15% e votuesve. Realiteti i ri i këtyre zgjedhjeve na tregoi se Shqipëria elektorale vazhdonte të ecte në një drejtim të kundërt me atë të Shqipërisë mediatike dhe analitike.

Bazuar mbi këtë premisë, gjëja më e logjikshme që Partia Demokratike duhet të bëjë si dhe i gjithë establishment i saj duke përfunduar tek analistët e saj, është të rishpikin mënyrën e tyre të leximit dhe komunikimit të ngjarjeve dhe momenteve politike ne Shqipëri.

Partia Socialiste arriti që e vetme të kalonte pritshmëritë e më optimistit. Narrativa se këto zgjedhje janë manipuluar apo vjedhur nuk na çon askund, për arsye se masa e vjedhjeve në këto zgjedhje nuk ka mundur të ndikojë në rezultatin përfundimtar, ngase distanca mes fituesit dhe humbësit është aq e madhe sa e bën të pamundur besimin se manipulimi dhe vjedhja kanë qenë faktori kryesor.

Këto të fundit kanë qenë dhe janë realitet elektorale te ne, por të paktën në këto zgjedhje nuk mund të fajësohen si elementi kryesor i transformimit të votës dhe pamundësisë së rrotacionit politik. Këtë tezë e vërteton edhe fakti sondazheve. Ka sondazhe, të cilat i kanë rënë kokës rezultatit, të cilat jepnin ekzaktësisht aq sa partitë kanë marrë në këto zgjedhje.

Në këto sondazhe që kanë filluar që nga janari i këtij viti, kemi parë se si Partia Socialiste ka qëndruar e palëkundur në kuotat aktuale të saj dhe ajo që është rritur me kalimin e muajve si dhe me afrimin e datës së zgjedhjeve ka qenë Partia Demokratike.

Nëse do kishte manipulime dhe blerje masive të votës pak javë para zgjedhjeve, atëherë diferenca e kuotave të PS do të ishte e dukshme nga kuotat e saj të sondazheve muaj më parë. Në fakt jo, PS ka mbajtur të njëjtin trend duke ruajtur votën gjatë gjithë periudhës paraelektorale.

Partia Demokratike në këto zgjedhje arriti një fitore brenda humbjes. Ajo arriti të kthente në shtëpi mandatet e marra me joshje nga LSI në 2017-tën. Numri i mandateve brenda aleancës së tyre është pothuaj i njëjti. Në 2017-ën, PD dhe LSI morën së bashku 62 mandate, ndërsa në 2021-shin kanë 63 mandate, me ndryshimin që në të parin LSI kishte 19, kurse në të dytin ajo u reduktua në 4. Pra, lëvizja dhe rritja e PD-së është bërë në brendësi të koalicionit të saj dhe jo në kurriz të Partisë Socialiste.

Diferenca mes kësaj të fundit dhe Partisë Demokratike është 15 mandate, që është një diferencë llahtarisht e madhe duke marrë në konsideratë që PS ka tetë vite në pushtet me dhjetëra skandale dhe korrupsin galopant si dhe me një kriminalizim të politikës dhe politizim të krimit në nivele të papara ndonjëherë.

Gjithë ky rezultat i 25 prillit kthehet në formën e një gishti gjiganttregues, i cili i drejtohet opozitës dhe kryesisht Partisë Demokratike, lidhur me paaftësinë e saj për ta goditur maxhorancën në pikat e saj më të dobëta. Jo vetëm kaq, por për paaftësinë e opozitës për të ndërtuar frymë dhe bindje te maxhoranca e shqiptarëve për një shpresë të re dhe ndryshim të ri.

Opozita u paraqit me sloganin e ndryshimit, por në realitet personazhet, me të cilat ajo u afishua në publik, ishin personazhet e tranzicionit, të status-quo-së, ishin personazhe që u rikthenin në mendje shqiptarëve kohë, të cilat nuk kanë aspak lidhje me ndryshimin dhe “republikën e re” të pretenduar nga Basha.

Pas gjithë kësaj që ndodhi, pas kësaj disfate spektakolare për opozitën, z. Basha del para shqiptarëve me një koreografi vajzash dhe djemsh të rinj, në ballë të të cilëve qartë dukej Xhelal Mziu, për t’i thënë se “Shqipëria do të fitojë”.

Me pak fjalë, koreografia e rinisë në sfond si dhe z. Mziu bashkë ma ta, janë metafora se Basha do rrëzojë tezën e të qënurit një lider europian dhe se do qëndrojë pafundësisht në pushtet si lider ballkanik, por edhe se e ardhmja nuk do të shkëputet nga e shkuara e jo fort komode e Partisë Demokratike.

Me këto mesazhe dhe me këto figura, Basha sapo noterizoi Ramën në pushtet deri në vitin 2029. Nga ana tjetër, Basha u duhet të gjithëve. I duhet Ramës për të vazhduar i palëkundëur nga fitorja në fitore, i duhet Berishës për ta mbajtur peng PD-në, si dhe u duhet ndërkombëtarëve, të cilët pa Bashën, nuk kanë një portë hyrëse tek opozita.

Në këtë kuptim, Basha na duhet. Na duhet që tranzicioni të mos mbarojë derisa liderët të kenë mbaruar disa punë. I vetmi që ngelet pa zgjedhje është votuesi shqiptar i lodhur me të keqen më të vogël, i cili duket se do vazhdojë të kërceje bashkë me Ramën tangon “Shqipëria 2030”.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix6 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix6 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix6 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix6 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix6 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix6 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix6 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix6 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix6 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix6 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook