Lidhu me ne

Kryesore

Shenasi Rama: Oligarkia sundon Shqipërinë, pozita e opozita luajnë role, prostituta të të njëjtit tutor

Shenasi Rama Archives - Ora News

Në një intervistë për RTV Ora, profesori Shenasi Rama u shpreh se oligarkia sundon me dorë të hekurt të gjithë shtetin shqiptar.

Ai tha se opozita dhe mazhoranca janë anëtarë të atij që e Rama e quajti si një sekt kriminal që po sundon vendin tonë.

Rama: Oligarkia sundon me dorë të hekurt të gjithë shtetin shqiptar. Këto zgjedhje treguan se nuk ka opozitës, por dy anë të një parie që luan me popullin për interesin e vet. Paria sunduese ka arritur që të vendosë një sistem kapilar diktatorial dhe arrin që t’i mbajë shqiptar në një realitet gati skllavërues. Paria e Tiranës e ka shndërruar vente në një bishë të krimit ndërkombëtar dhe të interesit anti-shqiptar. Në këtë proces ka nxjerrë në krye të politikës vegla të degjeneruar dhe njerëz që janë pjesë e një sekti kriminal, ia kanë ndarë detyrat në qeveri dhe opozitë, por të dyja palët janë pjesë e zgjatur e kësaj oligarkie.

Deri në 8 korrik PD do të shkojë në rrethe dhe do të kërkojnë që të ngrenë demokratët, do të shkojnë në Bruksel dhe pastaj do të thonë se ia ka njohur BE-ja zgjedhjet dhe se do të bëjnë opozitë për 4 vitet e ardhshme. Buratinë si kryetari i PD-së nuk janë as e ardhmja dhe as ajo që u duhet shqiptarëve. PD ka të drejtë kur flet për manipulimin e zgjedhjeve, por PD ka bërë të njëjtën gjë në kohën e vet. Akuzat janë reale, por në një vend kur zgjidhet një person që nuk e njeh as dashnorja e vet, por merr 15 mijë vota pa dalë asnjë ditë në fushatë, ky është një vend ku strukturat kriminale janë në një nivel të tillë që e kontrollojnë politikën.

Rama shtoi se njerëzit që luajnë rolin e opozitës, janë nën të njëjtin tutor sikurse është edhe kryeministri i vendit, sepse janë dy prostituta në semaforin politikë të Tiranës.

Rama: Njerëzit që luajnë rolin e opozitës, janë nën të njëjtin tutor sikurse është edhe kryeministri i vendit. Nuk është se nuk kanë ndodhur krime dhe blerja e votës, këto të gjithë kanë ndodhur, por më e keqja është se duke bërtitur se janë paria e Tiranës, këta njerëz janë sjellë në mënyrën me të ndyrë sepse janë dy prostituta në semaforin politikë të Tiranës. Nëse do të ketë një vend që quhet bordello ai është parlamenti dhe këto janë prostituta të një tutori që e kanë jashtë, i cili merr paratë nga shqiptarët dhe i zëvendëson ata me bangladeshas. Opozita është dora e djathtë e një trupi që qeveriset nga dora e majtë, por që kontrollohet nga dora e majtë e krimit ndërkombëtar.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore1 muaj më herët

Ish Sekretari Blinken: U qëndroj plotësisht sanksioneve ndaj Berishës, ato tregojnë fajet e tij, jo të SHBA

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është pyetur gjatë një bashkëbisedimi “Harvard Institute of Politics”, për shpalljen “non grata” të...

Kryesore4 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore6 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike6 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar6 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore6 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar6 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar6 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal6 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar8 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Facebook