Podiumi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Temporal
  • Kioske
  • Radar
  • Letersi
  • Kritike
  • Sport
  • Mix
  • Gatime
  • Kontakt
Lidhu me ne
Podiumi Podiumi

Podiumi

Kafelibraritë më “in” në Tiranë

  • Kryesore
    • Ish Sekretari Blinken: U qëndroj plotësisht sanksioneve ndaj Berishës, ato tregojnë fajet e tij, jo të SHBA

    • Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

    • “Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

    • Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

    • Po bëhemi gati për çdo gjë, por Rusia kërkon një Traktat të ri për armët strategjike

  • Aktualitet
    • Ben Blushi: Shqiptarët e pasur do jetojnë si rusë, shqiptarët e varfër si turq

    • Mustafa Nano: Pushteti i Ramës është i frikshëm, unë do isha çmendur po të kisha pushtetin e tij

    • Për herë të parë…

    • “Edi Rama është politikani më me fat”

    • Berisha: Rroga minimale nuk rritet, kurse çmimet janë stratosferike

  • Temporal
    • Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

    • Nepali, laboratori i politikës së re

    • 9 shtatori, ditë e madhe! – ANALIZA

    • Nga Anxhela Peristeri tek Anjeza Maja, si ishin në vitin 2001 vajzat e ekranit që dikur konkuronin për ‘Miss’(Video)

    • Anketa/ Shqipëria me nivelin më të lartë të planeve për emigrim, 10 % ikin brenda vitit

  • Kioske
    • Albin Kurti në Gijotinë!

    • Reshat Arbana festoi 85-vjetorin dhe la një mesazh për ne …

    • Hajrie Rondo, aktorja që i qëndisi rolet e saj!

    • Berisha vijon të mos i njohë zgjedhjet, edhe pse i ka humbur

    • Të pavdekshmit!

  • Radar
    • Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

    • Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

    • Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

    • Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

    • “Nuk më paguan për reklamën se janë kopracë”, Angela Martini: Me Fatmir Hysenbelliun u lidha dy javë, por nuk ia vlente; më shkruan ende

  • Letersi
    • “Kur dikush të bën të vuash, kthehu te vetja dhe kujdesu për veten tënde”

    • Ndihem apo ndjehem? Ndiej apo ndjej? Si duhet të shkruhen…

    • “Nëse do të vish” poezia më e lexuar në internet kohët e fundit

    • “Ç’ke në xhep, t’i marrin hop; ç’ke në tru, s’ti marrin dot”, 40 fjalë të urta shqiptare

    • Ka një gjë më të tmerrshme se “vetë vdekja”

  • Kritike
    • Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

    • Albana Koçiu dhe reforma e madhe: një cigare më pak, një status më shumë

    • Besiana Kadare: Ndotja akustike në Tiranë ka kaluar çdo kufi

    • Myslim Murrizi: Këta që quraviten për “sulmin” ndaj News 24, e kanë qepur gojën për fukarenjtë.

    • Ditmir Bushati: Ekonomi e dobët, arsim i braktisur dhe media nën strehën e pushtetit

  • Sport
    • Ousmane Dembele shpallet fitues i Topit të Artë 2025!

    • Mourinho kthehet të punojë aty ku nisi karrierën

    • Edhe Messi gabon: Panenka e tij ishte për turp

    • Arabia Saudite vazhdon të “tërheq” yjet evropianë, 10 transferime më të mëdha të profilit të lartë gjatë verës

    • Cristiano Ronaldo fejohet me Georgina Rodríguez pas 8 vitesh lidhje

  • Mix
    • Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

    • 3 shenjat më xheloze të horoskopit

    • Kur dita barazohet me natën, Meri Shehu zbulon se çfarë sjell kjo javë për çdo shenjë

    • Rreziqet nga kafeja, ekspertët: Mund të keni pasoja serioze nëse nuk bëni kujdes

    • Chrissy Teigen thotë se Ozempic e nxori nga depresioni i thellë

  • Gatime
    • Trahana e ngrohtë për darkë – Dy mënyrat e shpejta të përgatitjes

    • Mëngjes i shëndetshëm – Biskota shtëpie të thjeshta me tërshërë

    • How to Make Croissants / Receta më e thjeshtë

    • Supë pule me miell misri dhe kos – Receta e lehtë plot shije dhe shëndet

    • Video / Recetë e thjeshtë për Tiramisu (pa vezë)

  • Kontakt

Mix

Kafelibraritë më “in” në Tiranë

Mix

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Mix

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Mix

Kur dita barazohet me natën, Meri Shehu zbulon se çfarë sjell kjo javë për çdo shenjë

Mix

Rreziqet nga kafeja, ekspertët: Mund të keni pasoja serioze nëse nuk bëni kujdes

Mix

Chrissy Teigen thotë se Ozempic e nxori nga depresioni i thellë

Mix

E vërteta rreth romancës së Katy Perry dhe Justin Trudeau

Mix

Pse të gjithë po flasin për fustanin e verdhë të Melania Trump

Mix

ABC pezullon pa afat emisionin e Jimmy Kimmel pas komenteve të tij për Charlie Kirk

Mix

Yolanda Hadid flet për betejën e Bella Hadid me sëmundjen

Mix

Kafelibraritë më “in” në Tiranë

Koncepti i kafelibrarive nuk është i ri dhe as që mund të quhet “shpikje” e kohëve të fundit. Parisi i viteve ’30- ’40, gëlonte nga kafenetë letrare, që frekuentoheshin prej shkrimtarësh, filozofësh e artistësh si: Hemingway, J. P. Sartre, Salvador Dalí, T. S. Eliot, F. Scott Fitzgerald e me radhë. Le Deux Margot, La Rotonde në Paris, Cafe Braunerhof në Vienë dhe The Literary Cafe në Shën Petërburg janë ndër kafenetë letrare më të famshme në botë.

Vitet e fundit, edhe në Tiranë ka nisur të krijohet tradita e kafelibrarive; kafé të cilat ju ofrojnë hapësirat e nevojshme për të lexuar e studiuar, nëse këtë gjë nuk keni dëshirë ta bëni në shtëpi. Në kryeqytet tanimë ka disa kafelibrari, ku krahas shijimit të një kafeje a çaji, mund të shijoni edhe një libër. Ministria e Kulturës ka ndërmarrë nismën “Një kafe & një libër”, projekt i cili synon të përkrahë hapjen e sa më shumë vendeve që promovojnë dhe nxitin kulturën e librit tek të rinjtë. E7E, Libraria Tirana Times dhe Friend’s Book House janë disa nga kafelibraritë në Tiranë. Ne i kemi vizituar, ja ca gjëra interesante që mësuam:

 

Friend’s Book House – Është e para kafelibrari që është hapur në Tiranë, pikërisht në tetor të vitit 2002. Me emrin gjithëpërfshirës dhe ftues, ajo duket të jetë vendi ideal i miqve të librit, se libra në këtë vend ka mjaft. Sapo hyn, kafelibraria të ngjan me një shtëpi, për shkak të ngjyrës së drurit dhe librave në çdo pjesë të saj. Shkallët e ngushta ta përforcojnë edhe më tepër ndjesinë e të qenit në një vend të njohur e të dashur. Salla e leximit është zgjedhja dhe zgjidhja e shumë lexuesve që rendin në kërkim të një këndi të qetë për të përfunduar librin e tyre. Pas erës karakteristike të librave, tabloja plotësohet kur vjen brunch-i, që sjell aromën e çajit të malit dhe bukës së thekur me gjalpë. Takimet mes miqsh dhe njohës së librave, nuk mungojnë në asnjë periudhë të vitit në kafelibrari, madje vështirë të gjesh kohë kur aty nuk diskutohet a promovohet një libër. “…dhuro një libër dhe kujtimi mbetet”- kjo ka qenë përherë motoja e FBH, e cila synon t’i afrojë sidomos të rinjtë drejt mikut të tyre të përbashkët.

E7E – E çelur dy vjet pas së parës, në vitin 2004, dhe e destinuar për t’u përdorur si një vend takimi,  kafelibraria E përshtatshme, është një hapsirë e ngrohtë në dimër dhe e freskët në verë, ku mund të lexoni në mjediset e brendshme, ose në kopshtin e saj të jashtëm. Biblioteka e madhe prej 6000 titujsh (Po, e lexuat mirë, 6 mijë!), ju jep mundësinë të blini, të merrni hua një libër apo të shfletoni ndonjë prej revistave (letrare, kuptohet) që E7E ka. Ndjesia “si në shtëpi” që krijon ky ambient, i tërheq shumë studentët, që përpiqen t’i shpëtojnë rutinës së orëve të studimit (sidomos në sesionet e provimeve). Organizimi i mbrëmjeve poetike është bërë traditë tashmë në librarinë-kafe; vetë shkrimtarët zgjedhin këtë ambient për të prezantuar librat e tyre. Për shembull, shkrimtari dhe përkthyesi Edmond Tupe është mik i përhershëm i E7E-së. Panairi i librit të përdorur, ose siç njihet nga të gjithë “Used Book Fair” organizohet çdo dy muaj, javën e dytë të muajit. Një mundësi e shkëlqyer për të gjithë book-dashësit që janë në kërkim të librave të rrallë në gjuhë të huaj. Pak a shumë si një ekspeditë në kërkim të thesarit!

 

Libraria Tirana Times– E vendosur në një prej zonave më të privilegjuara të Tiranës, Libraria është një vend i hapur rishtas, por tepër, -theksoj tepër- i këndshëm dhe shumë mikpitës, me një frymë ndryshe. E zonja e Librarisë (shumë e këndshme edhe ajo!), Jerina, na tregon historinë se si ka ka marrë jetë projekti për të hapur kafelibrarinë. Është çelur më 14 shkurt të vitit të kaluar, dhe jo rastësisht. “Kjo për të thënë se ne e bëjmë çdo gjë me dashuri” -thotë ajo. Ideja i ka lindur pasi ajo vetë është një njeri që i do fort librat, filmat. Nga fëmijëria kujton me nostalgji lagjen e saj të vjetër me kinema dhe librari, ndaj Libraria Tirana Times herë pas here kthehet në kinema! Motoja e saj është: “Libra të mirë, çaj dhe kek i mirë, verë dhe muzikë me shije!” Pra, gjithçka perfekte. Vizitorë të rregullt të LTT janë studentë që kërkojnë pak qetësi dhe një vend të ngrohtë ku të lexojnë, njerëz të dhënë pas librave, si dhe gra, të cilat preferojnë t’i kalojnë pasditet të shoqëruara vetëm nga një libër i mirë dhe një gotë verë. “Ky grup mjaft interesant lexuesesh, më habit dhe më gëzon njëkohësisht, sepse kuptoj se gjërat kanë ndryshuar për mirë për femrat”- tregon Jerina. Librarinë nuk mungojnë ta vizitojnë as diplomatë, deputetë a politikanë që u bie rruga atypari, po që libraria i grish të futen brenda. E ka këtë fuqi!

Në fokus:
Lajmi i rradhës

Tregëti mbi ujë

Mos humbisni

55% e përdorin

Vazhdo leximin

Mund të pëlqeni

Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

Anuloje përgjigjen

Për të postuar një koment, duhet të jeni i futur.

MË TEPËR

Kryesore1 muaj më herët

Ish Sekretari Blinken: U qëndroj plotësisht sanksioneve ndaj Berishës, ato tregojnë fajet e tij, jo të SHBA

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është pyetur gjatë një bashkëbisedimi “Harvard Institute of Politics”, për shpalljen “non grata” të...

Kryesore4 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore6 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike6 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar6 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore6 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar6 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar6 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal6 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar8 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Facebook

Podiumi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Temporal
  • Kioske
  • Radar
  • Letersi
  • Kritike
  • Sport
  • Mix
  • Gatime
  • Kontakt

Copyright © 2021 Podiumi.