Lidhu me ne

Kritike

Pse të gjithë heshtin për shitjen e 55 mijë metrave katrorë bregdet, me 1 mijë lek për metër katror!?

Gazetari Klodian Tomorri, ka bërë një denoncim në emisionin “Të Paekspozuarit” nga Ylli Rakipi në MCN TV, lidhur me vendimin e qeverisë për të shitur një tokë me sipërfaqje 55 mijë metra katrorë në bregdet, për vetëm 1 mijë lek për metër katror. Sipas Tomorrit, në atë zonë, në bregdetin e Gjirit të Lalzit, çmimi i tregut është rreth 10 herë më i lartë.

“Përfituesit janë dy kompani, të biznesmenëve Redi Peza dhe Gentian Sula. Ata i propozojnë Ministrisë së Financës, duke shfrytëzuar këtë mundësi që jep ligji që të marrin tokën shtetërore. Ministria ia çon qeverisë dhe kthehet në vendim.

55 mijë metra katrorë shiten me 1 mijë lek për metrin katror, pra rreth 10 dollarë për metër katrorë. Ka ndonjë vend ku mund të ndodhë kjo, përfshirë Afrikën?

Argumenti që përdor qeveria, është që po japim tokën, sepse do të zhvillohet turizmi, do të përfitojmë taksa nga këto investime. Ky është argumenti përmes së cilit janë justifikuar shumë vendimet të dyshimta. E vërteta është se përfitimet për buxhetin dhe qytetarët janë minimale.

Për shkak të disa ndryshimeve në sistemin fiskal, sektori i turizmit thuajse është zhveshur nga taksat. Janë të parjashtuar nga taksat për ndikimin në infrastrukturë, të përjashtuar për 10 vite nga tatim fitimi, kanë TVSH të reduktuar në masën 6%.

Përfitimet që merr buxheti janë minimale. Në shumë raste, resorte të tilla turistike, jo vetëm nuk sjellin përfitime, por shkaktojnë kosto për qytetarët. Ngrihet resorti pastaj qytetarët paguajnë, rrugën, stacionin elektrik, ka patur raste që kanë paguar edhe pista helikopterësh dhe salltanete të tilla“, deklaroi Tomorri

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore1 muaj më herët

Ish Sekretari Blinken: U qëndroj plotësisht sanksioneve ndaj Berishës, ato tregojnë fajet e tij, jo të SHBA

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është pyetur gjatë një bashkëbisedimi “Harvard Institute of Politics”, për shpalljen “non grata” të...

Kryesore4 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore6 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike6 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar6 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore6 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar6 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar6 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal6 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar8 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Facebook