Lidhu me ne

Mix

Gjithë të mirat që ju bën mjalti për lëkurën

Gjithë të mirat që ju bën mjalti për lëkurën

Mjalti mbi lëkurë shërben si ruajtës i lagështirës, duke e hidratuar lëkurën në thellësi. Në gjendjen e tij të pastër dhe të pafiltruar, mjalti është i pasur në minerale, antioksidantë, probiotikë, enzima dhe veti antibakteriale, që mbrojnë dhe ushqejnë lëkurën e dëmtuar. Për këtë arsye, majlti përdorët sot si përbërës në shumë produkte bukurie.

Mjalti është pranuar si kurues i ulçerës, plagëve në lëkurë dhe të tjera infeksioneve në lëkurë që vijnë si pasojë e djegieve dhe plagëve. Ka treguar se mund të pastrojë shpejt infeksionet nga plagë të thella kirurgjikale që s’po i përgjigjen antibiotikëve dhe antiseptikëve.

Mjalti nxit prodhimin e melatoninës, që është thelbësore për një gjumë të mirë në mbrëmje dhe si rrjedhojë edhe një përbërës i rëndësishëm i bukurisë dhe plakjes së shëndetshme. Aminoacidet në përbërje të mjaltit e mbajnë lëkurën të fortë dhe i japin një mbushje natyrale.

Pëbërja e tij fantastike e bën mjaltin një ushqim me vlera të shkëlqyera, por edhe një ilaç shumë efektiv, që mund ta provoni në lëkurën tuaj. Për të larguar aknet, hidratuar lëkurën, për një çehre më të mirë dhe shkëlqim që aq shumë produkte pretendojnë se ta japin, ja si duhet ta përdorni mjaltin:

Maskë hidratuese

Njomni fytyrën me ujë të ngrohtë, pastaj përhapni një shtresë të hollë mjalti, duke e masazhuar lëkurën në valë rrethore. Lëreni mjaltin në lëkurë për të paktën 30 minuta, shpëlajeni me ujë të ngrohtë dhe përgatituni të keni një lëkurë të butë dhe rrezatuese.

Pastron puçrat

Vendos pak mjaltë mbi puçrën që të shqetëson para se të flesh gjumë. Në mëngjes do të shihni që fytyra nuk do të jetë aq e acaruar dhe do të jetë një hap më pranë shërimit. Nëse po ju del një puçër me përmasat e një apartamenti, përzieni mjaltin me një pikë vaj esencial livandoje dhe përgatituni ta shkatërroni atë përbindësh.

Pastron poret

Lër enzimat brenda mjaltit të bëjnë punën më të madhe dhe të largojnë pisllëkun nga poret. Përziej një lugë gjelle mjaltë me dy lugëvaj kokosi derisa të krijohet një masë homogjene. Laj fytyrën me ujë të ngrohtë, thaje mirë, pastaj apliko përzierjen, duke e masazhuar në lëkurë me lëvizje rrethore, ndërsa shmangni zonën e syve. Lëre përzierjen të flejë në lëkurë për disa minuta pastaj se ta pastroni me ujë të ngrohtë.

Çfarë lloj mjalti duhet të përdorni?

Vetëm mjaltë të pastër, organik të paproçesuar. Ai që shihni në supermarkete me kavanozë të vegjël është procesuar rëndshëm, pastruar kimikisht dhe është trajtuar me nxehtësi, që shkatërron enzimat, vitaminat dhe mineralet.

Burimi: Pop Sugar

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix2 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix2 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix2 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix2 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook